Devil May Cry - per mendimin tim loja me mire nga te treja. Nuk ka armiq idiote dhe te merzitshem si engjejt me shtiza apo gurat e shahut ne DMC3.
Shadow of the Colossus - kjo loje eshte veper arti. Nuk kapesh me asnje armik me shume sesa 16 kolose gjate lojes. Loja perbehet nga gjetja (eshte nje vend gjigand, prandaj ke nje kal ne dispozicion) dhe rrezimi i ketyre koloseve 1 mbas 1. Kuptohet sic e shpreh vete emri koloset (ose me mire, shumica e tyre) jane qenie gjigande keshtu qe duhet t'u hypesh ne trup e te gjesh piken e dobet. Gjate gjithe kesaj kohe ama kolosi perpiqet te te hedhi poshte (ne kete proces duke zvogeluar nje shtylle qe tregon se sa fuqi ke qe te mbahesh mbas trupit te kolosit).
Kingdom Hearts 1 & 2 - lojera adoleshente por shume zbavitese. Atmosfera ne vendet e ndryshme qe vizitohen gjate lojes eshte e perkryer. Gjithashtu kur bleva KH disa vite me pare kishte grafiket me te mira qe kisha pare ndonjehere ne PS2.
Metal Gear Solid 2 (ose Substance) & 3 (ose Subsistence) - MGS2 me zhgenjeu pak ngaqe Snake e kontrollon vetem per nja 30 minuta pastaj merr nje personazh tjeter qe duket e flet si femer. Por nqs nuk ke qene fan i MGS atehere nuk ma ha mendja se te prishet shume puna edhe e shijon lojen prapeseprape.
Tekken 4 - kur me viziton ndonje shok qe i pelqejne lojerat kjo eshte ajo qe luajme me shume. Nuk do sugjeroja Tekken 5 sepse eshte me e shpejte, do me shume praktike dhe luhet me shume si 2D sesa 3D (kjo gje e ben te veshtire per fillestaret)



Pėrgjigju me citim