Reagimi vjen pas dekretit te presidentit nje dite me pare te transferimit te prokurorit qe ka ndjekur deri tani hetimet nga Prokuroria e Pergjithshme tek ajo e Krimeve te Renda

Tirane-PS ka akuzuar sot presidentin e vendit se po nderhyn drejtperdrejt ne hetimin per rrugen Durres-Kukes. Reagimi vjen pas dekretit te presidentit nje dite me pare te transferimit te prokurorit qe ka ndjekur deri tani hetimet nga Prokuroria e Pergjithshme tek ajo e Krimeve te Renda.
”Dekreti i presidentit lidhur me prokurorin qe mbulonte prane Prokurorise se Pergjithshme hetimin e kesaj ceshtje ne e quajme nderhyrje te drejperdrejte te Presidentit te Republikes ne hetimin e kesaj ceshtje. Nuk dua ta besoj se ky veprim i Presidentit te vije menjehere pas drekes se famshme te tij me personin kyc te hetimeve dhe personin nr 1 te akuzuar gjate hetimeve, zotin Lulzim Basha”, tha Brace.
Nenkryetari i grupit kuvendor te PS, Erjon Brace, tha gjithashtu se sot i eshte derguar nje leter kryeprokurores Ina Rama ku i kerkohen sqarime per transferimin e prokurorit. “ Sot do t’i drejtohem me nje leter Prokurores se Pergjithshme per t’i kerkuar sqarime lidhur me masat disiplinore te marra per prokurorin ne fjale dhe heqjen e te drejtes se ketij prokurori per t’u marre me hetimet qe lidhen me segmentin Rreshen-Kalimash. Une do te mbetem ne pritje te sqarimeve te Prokurores se Pergjithshme lidhur me kete ceshtje”, u shpreh Brace.
Ndersa duke iu referuar raportit te KLSH-se, nenkryetari grupit kuvendor socialist ka kerkuar doreheqjen e Ministrit Basha.
“Te jape doreheqjen Ministri i Puneve te Jashtme, zoti Lulzim Basha per veprimet e tij ne shkelje te ligjit. Ne zbatimin e proceduarve te prokurimit publik, ne baze te financimit dhe te zbatimit te ndertimit te segmentit Rreshen-Kalimesh jane shkelur 9 ligje, duke perfshire kushtetuten brenda dokumentin themeltar te shtetit shqiptar, pra gjithsej jane shkelur mbi 400 nene te legjislacionit shqiptar”, shtoi Brace per mediat.
(d.b)