Lehtesimet qe do te propozohen perfshijne hapjen e nje zyre konsullore ne ndonje qytet kufitar, lehtesime vizash per kategori te ndryshme qytetaresh, si dhe lehtesime per zonat kufitare

Shkup-Maqedonia nuk do te ktheje regjimin e vjeter te vizave me Shqiperine si dhe nuk pritet qe te diskutoje per heqjen e vizave mes dy shteteve fqinje.
Nje zyrtar i larte ne Ministrine e Jashtme te Maqedonise, qe deshiroi te mbetet anonim, i tha BBC-se se ajo qe do te sygjeroje pala maqedonase do te jete lehtesim i regjimit te vizave, brenda regullave te reja qe hyne ne fuqi nga nje janari te cilat jane sipas sistemit Shengen.
Lehtesimet qe do te propozohen perfshijne hapjen e nje zyre konsullore ne ndonje qytet kufitar, lehtesime vizash per kategori te ndryshme qytetaresh, si dhe lehtesime per zonat kufitare.
Qytetaret e tjere do te duhet te marrin vizat ne Ambasaden e Maqedonise ne Tirane.
Keto masa te reja jane ne perputhje me nje ligj te Maqedonise per shtetasit e huaj. Ligji eshte i pergjithshem, pa percaktuar shtete specifike.
Ai nuk vlen per shtetet me te cilat Maqedonia ka marreveshje dy paleshe te clat parashikojne mosekzistimin e regjimit te vizave.
Para disa javesh kur ligji i ri u prezantua, pati reagime te medha si ne Shqiperi ashtu dhe ne Maqedoni.
Ne perpjekje per qartesimin e ceshtjes te enjten ne Shkup do te zhvillohet nje takim i eksperteve te ministrive te Jashtme te dy vendeve.
Pala maqedonase do te synoje qe marreveshja me propozimet e saj te pranohet dhe nga pala shqiptare e me pas te nenshkruhet gjate takimit ne Tirane, muajin e ardshem, mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe homologut te tij maqedonas, Gruevski.