Aksioni opozitar nė rrethe dhe qendėr ka tronditur arkėn e selisė rozė. Problemet e trashėguara
Politika e re i ka shkaktuar kosto financiare Partisė Socialiste. Buxheti i brendshėm duket se ka pėsuar tronditje qė prej fillimit tė turit "Dialog me Shqipėrinė". Pėr tė afruar drejtuesit e partisė me bazėn dhe zgjedhėsit, kreu i socialistėve, Edi Rama, prej mė shumė se njė viti, po lėviz nė rrethe e fshatra tė ndryshme. Pėrtej misionit tė lartpėrmendur, selia rozė duket se do tė shkojė drejt proceseve tė ardhshme zgjedhore me xhepat e shpuar nga tė bėrit opozitė. Pas ndryshimit tė lidershipit tė partisė, kupola drejtuese ėshtė shndėrruar nė njė makineri lėvizėse. Si ēdo gjė tjetėr, edhe turi "Dialog me Shqipėrinė" ka koston respektive. Udhėtimet e Ramės dhe grupit qė e shoqėron nė lokalitete nė Veri dhe Jug tė vendit pėrkthehen nė faturė financiare. Duke i bashkangjitur kėsaj edhe aktivitetet e tryezat qė realizohen nė kryeqytet, tė ardhurat e partisė konsiderohen tė pamjaftueshme. Tė marrėsh me qira ambiente tė hoteleve kryesore tė Tiranės apo sallėn e Pallatit tė Kongreseve kėrkon tė shpenzosh njė shumė tė konsiderueshme tė hollash. Sakaq, burimet e vetme qė socialistėt pėrfitojnė nė arkėn e tyre janė kuotizacionet e anėtarėsisė. Pėr hir tė sė vėrtetės, niveli i mbledhjes sė tyre ėshtė nė norma tė ulėta dhe llogaritet afro 50%. Pėr tė mos folur pėr raste kur deputetė dhe anėtarė tė strukturave qendrore nuk paguajnė rregullisht detyrimet. Njė tjetėr element qė ka gjunjėzuar financat e selisė rozė ka tė bėjė me rikonstruksionet e pjesshme qė janė kryer nė kėtė seli qė pas rinovimit tė lidershipit. E ndėrsa turi "Dialog me Shqipėrinė" pritet tė vijojė tė paktėn deri nė muajin maj tė kėtij viti, angazhime tė tjera publike do tė rrisin kostot financiare. Ende nuk dihet sa kohė do tė duhet qė arka e PS-sė tė marrė frymė, duke u bėrė gati pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njėsoj si Partia Demokratike nė pushtet, edhe Partia Socialiste nuk paraqet asnjė buletin transparence pėr shpenzimet vjetore dhe burimin e tė ardhurave. Rama rezulton tė ketė kryer 60 udhėtime nga Tirana nė rrethe, nė kuadėr tė turit "Dialog me Shqipėrinė", deri nė fund tė vitit 2007. Ndėrsa numri i fshatrave ku ai ka shkelur shkon tre-katėr herė mė shumė se ai i udhėtimeve me nisje nga kryeqyteti. Nė total, lideri i opozitės nė vitin 2007 ka realizuar tetė vizita zyrtare jashtė Shqipėrisė. Muaji janar i vitit tė shkuar rezulton tė ketė qenė shumė i ngjeshur nė axhendėn personale tė Ramės. Nė kėtė periudhė, ai ka realizuar 14 vizita nė rrethet Berat, Elbasan, Kukės, Dibėr, Pogradec, Korēė, Durrės, Lushnjė, Fier, Vlorė, Sarandė, Gjirokastėr, Shkodėr dhe Lezhė. Nė tė njėjtin ritėm, duket tė ketė qenė muaji shkurt pėr Ramėn, i cili ka udhėtuar drejt Patosit, Urės-Vajgurore, Vorės, Poliēanit, Laēit, Elbasanit, Lushnjės, sėrish nė Elbasan, Lezhė dhe Mamurras. Nė muajin mars nuk ėshtė realizuar asnjė udhėtim zyrtare nė qytetet e Shqipėrisė. E varfėr duket axhenda politike edhe nė muajt prill, qershor e korrik, kur janė zhvilluar pėrkatėsisht vetėm nga njė takim. Pas krizės sė Presidentit, takimet elektorale janė shtuar nė muajin nėntor e dhjetor dhe kanė arritur sėrish nė shifra tė larta dhe rekord. Qyteti ku kreu i socialistėve rezulton tė ketė vizituar mė shpesh gjatė kėtij viti ėshtė Fieri me rreth 7 herė. Pas tij, vijnė udhėtimet drejt qytetit tė Shkodrės, Lushnjės dhe Elbasanit. Nė qytetin bregdetar tė Durrėsit, Rama ka qenė 2 herė dhe nė Korēė rreth tre katėr herė.
gazeta shqip



Pėrgjigju me citim