Sot, zgjidhja e krizės politike

Aleatėt e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni e vunė dje nėn presion Presidentin italian, Giorgio Napolitano, pėr tė thirrur zgjedhjet e parakohshme, pėr tė cilat sondazhet thonė se do tė rikthejnė nė pushtet konservatorin miliarder. Presidenti Napolitano zhvilloi ditėn e tretė tė bisedimeve pėr zgjidhjen e krizės me liderė tė politikės qė synojnė tė mbushin vakumin e pushtetit, tė krijuar kur Kryeministri i qendrės sė majtė, Romano Prodi, dha dorėheqjen javėn e kaluar pas 20 muajve nė pushtet. Napolitano mund tė emėrojė njė qeveri tė pėrkohshme, njė opsion i favorizuar nga koalicioni i qendrės sė majtė tė Prodit. Por lėvizjet e tij pėr konsensus kanė dėshtuar deri tani pėr tė ndikuar nė qendrėn e djathtė tė Berluskonit, pėr tė cilėt analistėt thonė se do t‘i leverdiste zhvillimi sa mė i shpejtė i zgjedhjeve, ndėrkohė qė rrėzimi i Prodit ėshtė ende i freskėt nė mendjet e votuesve. Gazetat italiane shkuan dje pėr kėrcėnimet e Berluskonit pėr protesta masive nė rrugė, nė rast se Presidenti Napolitano dėshton tė thėrrasė zgjedhjet e parakohshme. "Ne i kėrkuam Presidentit tė Republikės tė shpėrndajė Parlamentin dhe tė caktojė datėn e zgjedhjeve tė parakohshme", tha Roberto Maroni i partisė sė krahut tė djathtė, Liga e Veriut pas bisedimeve me Napolitanon. Ky i fundit duhet se parapėlqen tė rishikojė ligjin elektoral, i cili ka krijuar paqėndrueshmėri politike pėrpara se t‘i nxjerrė italianėt nė votime. Media gjithsesi thotė se ai kėrkon mbėshtetje pėr njė qeveri tė pėrkohshme ndoshta e kryesuar nga Presidenti i Senatit, Franko Marini. Por situata e rėnduar politike nuk i jep zgjidhje tjetėr Napolitanos, veēse tė thėrrasė zgjedhjet e parakohshme.