Ka degjeneruar ne fyerje e akuza personale debati midis deputetit te PS-se Balla dhe kryeministrit Berisha ne lidhje me lojrat e fatit e kazinote

Sherri nisi fill pas fjales se deputetit Balla I cili akuzoi qeverine se po favorizon disa kazino, per te cilat sipas tij ka zera se jane ne pronesi te Presidentit, kryeministrit dhe ministrit te financave. Por nje deklarate e tille ka shkaktuar nje reagim te ashper te kryeministrit Berisha I cili ka kercenuar deri ne heqjen e imunitetit te Balles. Disa here me vone opozita kerkoi fjalen per te vazhuar kete debat, por ne pamundesi te kesaj pak minuta me vone, numri dy i grupit kuvendor, Erion Barce tha se sjellja e kryeministrit Berisha eshte e padenje per nje kryetar ekzekutivi. Nisur nga aludimi I depuetit Balla per mungesen e 1miliard lekeve buxhetit te shtetit nga mungesa e krontrollit ne kazino, Ministri Bode tha se te ardhurat nga taksat per vitin 2007 per kete kategori arriti ne 840 milion leke.

Nderkaq, gjate debatit te lire ne seancen e pasdites, deputetja e PS-se, Arta Dade eshte ndalur ne ceshtjen e Kosoves duke kerkuar nga faktori politik shqiptar nje fryme te re per Kosoven si dhe konceptimin e nje politike te re ndaj ceshtjes se saj. Dade madje ka thene para deputeteve se Politika jone e jashtme nuk eshte duke reflektuar drejt lidhur me kete. Kesisoj ajo ka kerkuar qe shteti shqiptar te kete nje angazhim te ri per Kosoven si dhe te nise nje program te ri shkembimesh. Deklaraten e Dades e ka mbeshtetur edhe deputeti Balla i cili ka thene se per ceshtjen ne fjale nevojitet nje aksion diplomatik I mirekoordinuar.