Nė takimet me kryeministrat e Danimarkės, Singaporit dhe Austrisė, si dhe me filantropistin Soros, kryeministri Sali Berisha ka shpallur ambicien e Shqipėrisė pėr ta orientuar ekonominė drejt shfrytėzimit tė energjisė bėrthamore, mė e lirė dhe mė e sigurtė sesa hidroenergjia. Fuqitė mė tė mėdha pranojnė ftesėn pėr tė testuar kapacitetet e Shqipėrisė, ndėrkohė qė Agjencia Ndėrkombėtare do tė nisė procedurat pėr tė ndihmuar nė hartimin e legjislacionit pėrkatės
Nė ditėn e dytė tė punimeve tė Forumit Ekonomik tė Davosit, kryeministri Sali Berisha ka shndėrruar domosdoshmėrinė e orientimit tė ekonomive evropiane kah energjia bėrthamore nė temė kryesore tė takimeve tė shumta me homologėt ndėrkombėtarė, apo personalitete tė tjera tė ftuara nė samit. Gjatė njė paneli ku merrnin pjesė edhe kryeministrat e Danimarkės, Singaporit dhe Austrisė, kryeministri Berisha u ndal gjerėsisht nė pasojat qė po shkaktonin pėr ekonominė evropiane ndryshimet e klimės. Kėto pasoja u paguan shtrenjtė nga ekonomia shqiptare, theksoi ndėr tė tjera kryeministri shqiptar, pasi ajo ishte e orientuar nė 99 pėrqind nga hidro-energjia, njė prodhim qė gjatė viteve tė fundit po shėnon njė rėnie prej mė shumė se 50 pėrqind tė tij. Mbetet mė e mundshmja, mė e afėrta, mė e suksesshmja orientimi i ekonomive nga energjia bėrthamore, tha kryeministri shqiptar, e cila ėshtė e sigurtė dhe shkenca mund ta bėjė edhe disa herė mė tė sigurtė nė tė ardhmen. Mundėsia e prodhimit tė energjisė bėrthamore nė vendin tonė ėshtė njė tezė e artikuluar shumė gjatė ditėve tė samitit tė Davosit. Kėshilltarja e kryeministrit Berisha, Zana Guxholli, gjatė njė deklarate pėr mediat tha dje se qeveria shqiptare po bėnte ēishte nė dorė tė saj qė tė pėrafronte kėtė moment. Po pėrgatitet kuadri i duhur ligjor, tha Guxholli, i cili shumė shpejt do ti nėnshtrohet njė debati publik, para se ai tė shkojė si paketė ligjore nė Parlament. Por qeveria shqiptare ka tė gjithė interesin qė fazat e kėtij procesi tė ecin shumė shpejt, prandaj nė kalendarin e takimeve e konsultimeve tė afėrta ėshtė vendosur edhe njė vizitė e pritshme e njė pėrfaqėsuesi tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Energjinė Bėrthamore, i cili edhe do tė vlerėsojė gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr tė pritur instalimin nė vendin tonė tė teknologjisė bėrthamore.
Ndryshimet e forta tė ekonomisė shqiptare dhe kursi reformator i kabinetit qeveritar kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes nė takimet qė kryeministri Berisha pati me personalitete tė fushės ekonomike. Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite njė takim me mikun e madh tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, George Soros, financier dhe filantrop i njohur botėror. Gjatė bisedės me George Soros, Kryeministri Berisha u ndal nė ecurinė e reformave nė Shqipėri, si dhe bėri njė panoramė tė arritjeve nė fushėn arsimit, kulturės, shėndetėsisė, etj. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria qė ai kryeson mbetet e angazhuar nė njė luftė tė vazhdueshme dhe pa kompromis kundėr korrupsionit, informalitetit, krimit tė organizuar dhe trafiqeve, rezultatet e tė cilave, kanė forcuar sigurinė nė vend dhe konsoliduar stabilitetin ekonomik. Kryeministri Berisha i prezantoi zotit Soros projektet e ndėrmarra nė bashkėpunim me kompani tė njohura botėrore nė sektorin energjetik, me qėllim shfrytėzimin jo vetėm tė burimeve hidrike, por dhe atyre termike. Nė kėtė takim, Zoti Soros e pėrgėzoi Kryeministrin Berisha pėr progresin ekonomik, social e kulturor tė Shqipėrisė, si dhe vlerėsoi punėn e qeverisė shqiptare pėr tė realizuar me sukses reformat. Mė pas, biseda u pėrqendrua nė ēėshtje sociale, ku Kryeministri Berisha, nė mėnyrė tė veēantė u ndal nė problematikėn e shtresave rome dhe egjiptiane nė Shqipėri, pėr tė cilat kėrkoi mbėshtetjen e zotit Soros nė projekte tė ndryshme nė ndihmė tė kėsaj popullsie. Nga ana e tij, Zoti Soros u shpreh i gatshėm pėr tė ndihmuar nė realizmin e projekteve tė tilla. Ndėr tė tjera, George Soros u shpreh se do te zgjerojė bashkėpunimin me qeverinė shqiptare nė projekte pėr zhvillimin e arsimit dhe sistemit universitar nė Shqipėri.



Pėrgjigju me citim