Gjurmet me te hershme te egzistences se njeriut ne territorin e Shqiperise shfaqen ne kohen e gurit te vjeter rreth (100 000) vjet me pare . Deshmite arkeologjike per kete epoke i kemi nga vendbanimi i Xares ( Sarande ) , nga shpella e Gajtanit ( Shkoder ) . Gjate fundit te kesaj epoke (30 000 - 10 000 vjet p.e.s.) pati shtrirje me te madhe te vendbanimeve si ne : Xare , Konispol , Shen-marine , Kryegjate , Rreza e Dajtit , Gajtan etj . Sipas burimeve te autoreve antike si : Homeri , Herodoti etj . banoret parailire dhe paregreke qe jetonin ne gadishullin e Ballkanit dhe ne pellgun e Egjeut ishin pellazget . Gjuha e tyre ndryshonte nga ajo Greke , ketej rrjedh dhe pikpamja se pellazget ishin paraardhesit e ilireve . Iliret banonin ne tere pjesen perendimore te Ballkanit , kufiri i tyre verior shkonte deri ne deget e Danubit ( Sava dhe Drava ) , kurse ne jug duke perfshire dhe Epirin , kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise ( Preveza ) , ne lindje si kufinj natyror ishin lumenjte ( Morava dhe Vardar ) , dhe ne perendim brigjet e ( Adriatikut dhe Jonit ) . Fiset me te rendesishme Ilire ishin Taulantet , Ardianet , Moloset , Kaonet , Thespotet . Thespotet banonin rreth gjirit te Ambrakise , ne veri te tyre ishin Kaonet qe shtriheshin perafersisht ne rrethet e sotme te ( Sarandes dhe Gjirokastres ) , Moloset banonin ne pllajen e Janines .
Gjeografi grek Skymni qe jetoi ne ( shek III-II p.e.s ) duke pershkruar Ilirine shkruan : Iliria eshte nje toke e gjate , me shume popuj brenda , Thone se popullsia e saj eshte shume e madhe .
Gjeografi dhe historiani i madh grek Straboni ( 63 p.e.s ) shkruan : i gjithe bregu i Ilirise eshte me shume limane se ne bregdetin e gjate , ashtu dhe ne ishujt e aferm , kurse perkundrazi ana e Italise nuk ka limane .
Aristoteli ( 384-322 p.e.s ) filozofi dhe mendimtari i shquar i botes antike shkruan : Thone se tek Iliret e quajtur Taulante bejne vere nga mjalti pasi i shtrydhin hojet , i hedhin uje dhe e ziejne ne kazan derisa te mbetet gjysma .
Historiani i madh grek Polibi ( 200-120 p.e.s ) duke folur per lidhjet e Perseut me mbretin ilir Genti thote se : bashke me Glaukin nje nga rojat personale dergoi Pleuratin mbasi dinte gjuhen Ilire .
Shteti i Epirit shtrihej nga lumi Vjosa ne veri deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe prej detit Jon ne perendim deri ne malet e Pindit ne lindje . Ne kete treve banonin 14 fise si : tesprotet , kaonet , moloset etj . te cilet sipas burimeve te shkruara te autoreve antike greke quheshin ''barbare'' d.m.th popuj jogreke .
Shkrimi i vjeter Shqip
Kultura Shqiptare eshte nje kulture e lashte autoktone , por e shkruar disi vone . Ajo ndjek vazhdimesine e kultures se lashte Ilire dhe eshte krijuar ne nje udhekryq ngjarjesh e epokash ndermjet perendimit dhe lindjes , duke krijuar identitetin e vet . Shqipja e shkruar deshmohet vetem ne (shek XV ) dhe permban te dy dialektet e shqipes ne kohen e Gjergj Kastriotit kur identiteti Shqiptar shprehet fuqishem para vetes dhe botes .
Historia e Shqipėrisė - Pellazgėt
Banorėt e hershėm tė vendit tonė (Pellazgėt)
Bartėsit e kulturės sė neolitit dhe tė fillimit tė epokės sė bronxit nė truallin e Shqipėrisė. Pėrsa i pėrket krahinave jugore tė vėndit tonė, ka tė ngjarė qė nė kėtė kohė, nė kėto vise. ashtu si nė Greqi dhe nė pellgun e Egjeut, tė kenė banuar fise tė afėrta, midis tyre, tė cilat te autorėt e vjetėr njihen me emrat: pellazgė, lelegė, kaukanė, karianė etj. Sipas tyre kėto ishin fise tė vjetra vendese, tė cilat mė vonė u mbuluan nga helenėt e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndėr ta pellazgėt konsideroheshin si fiset mė tė rėndėsishme, prandaj edhe njoftimet e autorėve per ta janė pak a shumė tė hollėsishme. Homeri i pėrmend pellazgėt nė epopenė e "Iliadės" si banorė tė Thesalisė, tė cilėt gjatė luftės sė Trojės mbajtėn anėn e trojanėve, kurse nė "Odisenė", qė ėshtė e njė kohe tė mėvonėshme, pellazgėt zihen nė goje si banorė tė Kretės. Shkrimtarė mė tė rij si Hesiodi. Herodoti, Hekateu, Tuqiditi dhe tė tjerė mė tė vonė si Helaniku, Dionizi i Halikarnasit, Straboni etj. na japin njoftime tė tjera, por tė ngatėrruara dhe kontradiktore, mbi kėto fise duke i vendosur herė nė Peleponez, herė nė Azi tė Vogėl, herė nė Itali. Ata flasin pėr shtegėtime pellazgėsh nė Athinė, pastaj nė Lemno dhe Kretė e qė kėtej nė Siēili, Etruri e gjetkė; njoftojnė pėr mbeturina muresh tė vende tė ndryshme tė Greqisė qė ata ua atribojnė pellazgėve; e cilėsojnė gjuhėn e tyre, pellazgjishten, si gjuhė barbare, d.m.th. jo greke, tė cilėn e humbėn kur u helenizuan; tregojnė se pellazgėt kishin njė kulturė tė lartė dhe prej tyre helenėt mėsuan kultin e perėndive, bile bėnė tė tyret edhe njė tok emra perėndish pellazgjike; pėrmendin disa emra vendesh e qytetesh tė trashėguara nga pellazgėt si Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren etj. Ndėr kėta, Herodoti banorėve tė dikurshėm pellazgė, tė cilėt kishin ardhur kėtu nga Thesalia kufitare, kurse Straboni, duke u mbėshtetur te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotė se vendbanimi i hershėm i pellazgėve ishte "Arkadia" dhe qė kėtej kėta shtegtuan nė Epir, ashtu si nė Thesali, Kretė, Lesbos dhe Troadė. Por, megjithėse tė ngatėrruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorėve tė vjetėr pėrkojnė nė njė pikė tė rėndėsishme, nė faktin se ata mohojnė ēdo lidhje gjenetike midis pellazgėve dhe fiseve tė mėvonėshme helene, pėr derisa pellazgėt i bėnin vendės, me origjinė hyjnore sic thotė Homeri, ose tė mbirė nga dheu siē thotė Hesiodi, kurse helenėt ishin tė ardhur. Duke tė nisur nga tė dhėnat e autorėve tė vjetėr dhe nga studimet gjuhėsore, pellazgėt u konsideruan pėr njė kohė tė gjatė nga studiuesit e fundit tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX si njė popullsi joindoevropiane, qė kishte afėri me popullsitė e tjera tė herėshme tė pellgut tė Mesdheut, prej Kaukazit deri nė Gadishullin Iberik, tė cilat u quajtėn tė gjitha sė bashku me emrin pėrmbledhės "Mesdhetarė". Punimet gjuhėsore tė kėtyre 30 viteve tė fundit, tė mbėshtetura nė studimin e gjithanshėm tė greqishtes sė vjetėr duan tė provojnė tė kundėrtėn e tezės sė parė, d.m.th. origjinėn protoindoevropiane ose thjesht indoevropiane tė pellazgėve. Megjithėse pėrkrahėsit e tezės sė re kanė shėnuar disa suksese nė fushėn e studimeve pellazgjike edhe kjo tezė ashtu sikurse e para, nuk ėshtė nė gjendje tė sqarojė pėrfundimisht kėtė problem.Nė fushėn e historiografisė dhe nė linguistikė nuk kanė munguar tė dalin edhe pikėpamje qė i lidhin pellazgėt me banorėt e mėvonshėm tė truallit tė Shqipėrisė. me Ilirėt dhe pasardhėsit e tyre, shqiptarėt. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ilirėt e jugut tė kenė pasur ndonjė lidhje me popullsinė mė tė herėshme pellazgjike tė kėtyre krahinave, por kjo hipotezė ka nevojė pėr njė pėrpunim dhe mbėshtetje tė mėtejėshme shkencore. Pėr kėtė arėsye, si banorė tė lashtė tė vendit tonė, tė njohur nga tė dhėna tė sigurta arkeologjike dhe nga ato tė autorėve antikė konsiderohen deri mė sot ilirėt.



Pėrgjigju me citim
