Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 9 prej totalit 9

Tema: Maqedonia perserit: Shqiptaret vizat ne ambasade

  1. #1

    Maqedonia perserit: Shqiptaret vizat ne ambasade

    • Parlamenti maqedonas debaton mbi regjimin e ri kufitar. BDI shprehet se nuk ka votuar vendosjen e njė regjimi vizash me Shqipėrinė dhe se PDSH-ja po spekulon me kėtė ēėshtje, duke marrė nė mbrojtje kryeministrin maqedonas, Gruevski

    Pėr herė tė parė, Parlamenti maqedonas bėn objekt diskutimi nė njė seancė tė posaēme ndryshimin e regjimit tė vizave mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė. Zv/kryeministri, Imer Aliu, njėherėsh sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike Shqiptare, u thirr dje nė interpelancė nga deputeti i partisė opozitare, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, Tahir Hani pėr tė dhėnė sqarime lidhur me hapat qė po ndėrmerren nga qeveria Gruevski pėr rregullimin e kėsaj ēėshtjeje. Tė dy politikanėt kanė debatuar ashpėr pėr mbi njė orė me njėri-tjetrin, duke fajėsuar forcat respektive pėr miratimin e kėtij ligji. Nė pėrgjigjet e tij, zv/kryeministri Aliu konfirmoi edhe njėherė se “shtetasit shqiptarė, tė interesuar pėr tė kaluar kufirin e shqiptaro-maqedonas, fillimisht duhet tė marrin vizė nė Ambasadėn e Maqedonisė nė Tiranė”. Pėr zyrtarin e lartė tė Shkupit ky ėshtė njė detyrim i “Ligjit pėr tė huajt”, qė sipas tij nuk ėshtė miratuar nė periudhėn kur nė pushtet ka qenė VMRO-PDSH, por kur nė koalicionin qeverisės merrte pjesė BDI-ja. “Ligji pėr tė huajt ėshtė miratuar nė kohėn, kur ju zotėri tė BDI-sė, keni qenė nė pushtet. Mė 15 Mars tė vitit 2006, ju zotėri tė BDI-sė keni votuar kėtė ligj. Problemet, me tė cilat ne po ballafaqohemi tani si qeveri, padyshim se janė veprimi i qeverisė sė mėparshme”, - deklaroi Aliu. Por i menjėhershėm ka qenė reagimi i deputetit Hani, qė duke marrė fjalėn nga vendi iu kundėrpėrgjigj mjaft ashpėr deklaratės sė zv/kryeministrit. Sipas tij, BDI-ja nuk ka votuar vendosjen e njė regjimi vizash me Shqipėrinė dhe se PDSH-ja po spekulon me kėtė ēėshtje, duke marrė nė mbrojtje kryeministrin maqedonas, Gruevski. Pėr ligjvėnėsin e BDI-sė, fakti qė numri dy i qeverisė sė Shkupit konfirmon vendosjen e procedurės sė aplikimit me vizė nė ambasadė pėr shtetasit shqiptarė, tregon se pavarėsisht negociatave, Maqedonia nuk ka ndėrmend tė lėvizė nga ky qėndrim. Brenda kėtij kuadri ai shtoi gjithashtu se “qeveria po aplikon standarde tė dyfishta me shtete tė caktuara”. Mandej ai kėrkoi “heqjen e barriera artificiale”, duke argumentuar se “po mbyllėm kufijtė pasojat do tė jenė tė shumėfishta, si pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe mallrave ashtu edhe pėr ekonomitė e dy vendeve tona”. Nga ana e tij, zv/kryeministri Aliu duke rimarrė sėrish fjalėn premtoi se kjo ēėshtje do tė zgjidhet sė shpejti, ndėrsa do tė debatohet edhe gjatė vizitės sė kryeministrit Nikolla Gruevski, nė Tiranė. “Qeveria e Maqedonisė ėshtė nė komunikim tė pėrhershėm me Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe nė seancėn e ardhshme tė qeverisė, do tė hapet kjo ēėshtje dhe do tė gjendet zgjidhje, e cila do tė jetė nė interes tė qytetarėve tė tė dyja vendeve”, - pėrfundoi fjalėn e tij numri dy i qeverisė sė Shkupit.

  2. #2
    ahhhhh kur isha ne shqipri ket ver u ktheva edhe ne maqedoni dmth deri ke kufiri se sme lan te hyja meqe isha me pashaport kanadeze... ngela e shtangur se ne gjermani, itali, angli e ku tme donte qefi hyja po ne maqedoni jo
    Po tė mori malli, mė trego
    Sytė mos i fshi, e mė shiko

  3. #3
    Antar Avatari kikirik
    Data e Antarėsimit
    2007
    Vendndodhja
    me kikirikat e tjer
    Postime
    190
    maqedonia thuj se me qen ndonje vend me bukuri te jashtzakonshme. ec or plak se i rregullohet puna ketyne po prit sa ti bij ekonomia fare tani.
    crunchy !!!!!!

  4. #4
    Maqedonise i ka hyre frika se pas shpalljes se pavarsise se Kosoves, do cohen shqiptaret atje dhe do kerkojne dhe ata pavarsine prandaj po perpiqet me cdo kusht ti izoloje.

    Shqiperia e madhe! Nje enderr qe po behet realitet!
    Nice ... just Nice

  5. #5
    loool se ke keq ti tester

  6. #6
    ky eshte nje veprim politik e gjitha kjo behet pse kosova po merr pavaresine .
    dhe do qe ti krijoje probleme shqiptareve me komonukimin mes tyre .

  7. #7
    Pisa jane maqedonasit. Atyre mire j'u a ben Greqia qe nuk i njeh fare si emer.

    P.s. Vetem ne kete pike me pelqejne greket.
    Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.

  8. #8

    Re: Maqedonia perserit: Shqiptaret vizat ne ambasade

    Po Cne Maqedonia Te Na Vere Viza Ne??kuurrrr Nuk Do Ja Lejojme Vetes Te Na Ulin Deri Ketu!!!!

  9. #9

    Re: Maqedonia perserit: Shqiptaret vizat ne ambasade

    Keshtu eshte kur ne vend te diplomateve kemi qen qe lehin pazarit kot. Ne keto raste, kur dy shtete kane marrdhenie dypaleshe dhe nje prej tyre vendos masa te tilla sigurie, edhe tjetri duhet te kunderpergjigjet me masa te ngjashme. Maqedonasit nuk jane ndonje superfuqi qe tja kemi friken. Por ja qe na kane shitur horrat qe kemi ne krye...Ndonjehere me pelqen koha e Enverit kur nuk na merrte njeri neper kembe keshtu.
    si vis pacem para bellum

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Vizat, Franca e Holanda skeptike
    By Romina in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-10, 04:08 PM
  2. Vizat, KE: Shqipėria i ka pėrmbushur kushtet
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-10, 05:01 PM
  3. Rezoluta per vizat, PS neser ne kuvend
    By guest in forum Politike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-10, 12:02 PM
  4. Maqedonia, veto edhe nga Bullgaria
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-09, 10:17 PM
  5. Vizat, gjithnje e me veshtire per Shqiptaret!
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-09, 03:52 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5