Para se te jepni pergjigje per pyetjen mesiper, po shpjegoj disa gjera rreth operacioneve plastike sepse shume njerez i ngaterrojne dhe perdorin te njejtin emer per dy nderhyrje te dryshme.
Ne radhe te pare, operacionet plastike jane praktikuar mijera vjet para se njeriu te shpikte lendet plastike. Rrenja e fjales eshte nga greqishtja e vjeter, 'plas' do te thote: "te formosh, ti japesh forme dickaje"
Operacionet plastike ndahen ne dy specialitete ose kategori, Operacione Rindertuese dhe ne Operacione Kozmetike.
Operacionet Rindertuese synojne ti kthejne pamjen dhe funksionin normal nje pacienti. psh transplanti i nje gjymtyre, riparimi i lekures se djegur, apo i kockave pas nje aksidenti automobilistik, ose rindertimi i indeve te prishura pas heqjes se nje tumori. Disa forma elementare te nderhyrjeve ridertuese jane bere qe ne kohen e Hipokratit (460-370 BC)
Operacionet kozmetike behet per te permiresuar pamjen fizike te nje pacienti, si psh heqja e dhjamit, heqja e rrudhave , drejtimi i hundes ose zmadhimi i gjoksit tek femrat.
Tani qe e keni te qarte konceptin e Operacionit Plastik, a keni menduar ndonjehere te beni nderhyrje kozmetike?



Pėrgjigju me citim





