Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Wikileaks: Gjunkshi kėrkon 7 mijė USD pėr ushtar. Iraku nuk i do mė paqeruajtėsit shqiptarė pėr shkak tė korrupsionit

  1. #1

    Wikileaks: Gjunkshi kėrkon 7 mijė USD pėr ushtar. Iraku nuk i do mė paqeruajtėsit shqiptarė pėr shkak tė korrupsionit

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	wikileaks1.jpg
Heret qė ėshtė pare:	4
Madhesia:	138.1 KB
ID:	3108

    Ky ėshtė kabllogrami qė ish- ambasadori amerikan nė Tiranė, John Withers, i dėrgon Washington-it me shqetėsimin se trupat shqiptare qė dėrgohen nė misione jashtė vendit janė tė papėrgatitur pėr shkak se dėrgohen aty duke pėrdorur praktika korruptive. Njė emėr konkret qė del ėshtė ai i Shefit tė Shtabit tė Forcave tė Armatosura shqiptare, Xhemal Gjunkshi. Ai kėrkon 7 mijė USD pėr njė ushtar qė shkon nė Irak. Nėse nuk kanė para, atėherė atyre u kėrkohet tė merret kredi. Pėr shkak tė kėtyre praktikave korruptive, Iraku nuk pranon mė ushtarėt shqiptarė nė vendin e tij. Fatkeqėsia pėr Shqipėrinė ėshtė se do tė duhet tė kthejnė ushtarėt nė vend pa mbaruar misioni nė Irak e rrjedhimisht pa shlyer dot kredinė qė kanė marrė pėr tė paguar zyrtarėt e korruptuar. Pėr kėtė arsye, ata do dėrgohen urgjent nė Afganistan, qė tė marrin pagėn plotėsisht dhe tė shlyejnė tė babėziturit e kėtij vendi. Mė poshtė kabllogrami i plotė:


    Ministria shqiptare e Mbrojtjes ishte e zhgėnjyer kur mėsoi se misioni i saj nė Irak do pėrfundonte nė fund tė dhjetorit pasi Shqipėria nuk ishte pėrfshirė nė listėn e vendeve tė koalicionit, tė cilave qeveria e Irakut do u kėrkonte tė qėndronin. Njė nga arsye mund tė jetė praktika e vazhdueshme e tė kėrkuarit ryshfet kur pėrzgjidhen oficerėt qė dėrgohen nė kėto misione jashtė vendit. Kjo praktikė korruptive nuk ėshtė e re dhe oficerėt pretendojnė se kjo praktikė ėshtė ulur pak qė kur qeveria amerikane e solli nė vėmendje kėtė ēėshtje pak vite mė parė. Por ata pranojnė se praktika ekziston akoma dhe e bėn tė vėshtirė tė formohen njėsi ushtarake koherente. Praktika ėshtė bėrė subjekt ankimesh nga oficerėt e nivelit tė ulėt.
    Sipas dėshmive jozyrtare, komandantėt superiorė kėrkojnė 7 mijė USD pėr njė ushtar qė kėrkon tė dėrgohet nė Irak ose nė Afganistan. Kjo shumė pėrfaqėson gjysmėn e pagesės qė njė ushtar merr nga burimet ndėrkombėtare gjatė misionit gjashtėmujor, duke supozuar se pagesa ditore ėshtė 80 USD. Shumica e oficerėve nuk e paguajnė dot kėtė shumė pėrpara nisjes nė mision, kėshtu qė u kėrkohet tė merret njė kredi, tė cilėn mund tė paguajnė rregullisht duke dėrguar gjysmėn e pagesės qė marrin kur janė nė mision. Edhe pas kėtyre pagesave, shuma qė njė ushtarak shqiptar merr ėshtė e mirė pėr njė shqiptar dhe shumė ushtarakė janė gati tė paguajnė ryshfetin. Por ka pasur sė fundmi ankesa. Nė tetor, njė grup ushtarėsh nga regjimenti i komandove shkroi njė letėr tė panėnshkruar pėr qeverinė shqiptare dhe dėrgoi njė letėr tek ambasada amerikane, duke pretenduar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i regjimentit, kėrkon kėto ryshfete dhe ėshtė i pėrfshirė nė tė tjera skema korruptive; ata kėrcėnojnė se do i dėrgojnė kėto ankesa edhe tek gazeta New York Times.
    Pėr shkak se misioni do tė tėrhiqet nga Iraku pa pėrfunduar gjashtėmujorin, ushtarakėt nuk do paguajnė dot kreditė e tyre. Kjo ėshtė njė arsye pse Ministria e Mbrojtjes po merr parasysh qė tė dėrgojė kėtė kopani nga Iraku menjėherė nė Afganistan pas mbėrritjes nė Shqipėri, nė mėnyrė qė ushtarėt tė mbarojnė sė paguari kreditė e tyre.

  2. #2

    Replikė: Wikileaks: Gjunkshi kėrkon 7 mijė USD pėr ushtar. Iraku nuk i do mė paqeruajtėsit shqiptarė pėr shkak tė korrupsionit

    Mendoj se vetem ne shqiperi ndodhin ky korrupsion i peshtire.U kerkohen pare ushtareve qe shkojne ne misione me rrezik jete.Per mendimin tim gjynah me i madh se ky nuk mund te behet,jane ushtare qe shkojne me kembet e tyre ne lufte dhe pastaj sdihet se kur kthehen dhe si kthehen.Rasti i fundit i dy komandove shqiptare qe njeri u vra dhe tjetri u plagos rende te ben te mendosh se sa te pashpirt jane zyrtaret qe u marrin ketyre hallexhinjve,te cilet rrezikojne jeten per te rregulluar sadopak ekonomine e dobet familjare.Ne nje shtet normal prokuroria duhet ti hetoje keto raste korrupsioni skandaloz.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-12, 08:53 AM
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-11, 05:02 PM
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-11, 04:03 PM
  4. Casillas sherr me Ronaldon, shkak e dashura
    By sabah in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-01-11, 04:06 PM
  5. Arrestohen 42 plaka pėr shkak tė bixhozit
    By Romina in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-12-09, 05:53 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5