Ministri i Jashtėm britanik William Hague zbuloi se britanikėve po u kėrkohet qė te regjistrohen nė zyrat konsullore, ndėrkohė qė zyrtarėt janė duke hartuar planet pėr largimin dhe evakuimin e pėrditshem tė shtetasve britanikė nė rast se Greqia falimenton.
Ne rruget e Greqise jane rikthyer protestat dhe trazirat e dhunshme ne shenje proteste ndaj kushteve te vena nga BE-ja. Hague tha se paketa e shpetimit ishte ēeshtje e Greqise dhe dhe e BE-se, por Britania kerkonte dhenien fund te pasigurise. Ai shtoi se "ne kemi pergatitur plan kontigjent, nese do kerkohet te ndihmohen shtetasit britanikė, qe jetojne ne Greqi dhe keto plane ne i perditesojme perdite".
Nderkohe zevendesi i tij, Alister Burt i beri thirrje britanikeve qe te regjistrohen ne sistemin konsullor me qellim qe t'i gjejme ne rast emergjence.Britania eshte duke punuar qe te mosgjendet e pa pergatitur ne rast te nje kolapsi eventual te euros, ēka mund te ēojė ne nje dyndje masive vlerash monetare dhe njerzish drejt ishullit, qe nuk eshte pjese e Eurozones.Ministria e Financave ka hartuar plan kontigjent per pengimin e investitoreve per transferimin e shumave te medha te parave ne kesh nga Eurozona drejt Britanise, pasi nje gje e tille do te ēojne rritjen e vleres se sterlines. Mesohet se Britania mund te mbyllė perkohesisht edhe kufijte saj ndaj refugjateve ekonomike nga Evropa, nese kolapsi i euros do te ēojė ne trazira sociale ne kontinent. (tch)



Pėrgjigju me citim