Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 18 prej totalit 18

Tema: Debat mbi albumet muzikore

  1. #1

    Debat mbi albumet muzikore

    shpesh here ne te kaluaren shume grupe/artiste jane cilesuar si te pamoralshem per shkak te imazheve provokuese qe paraqiteshin ne albumet e tyre muzikore, dhe si rrjedhoje keto albume jane ndaluar (kryesisht ne USA) duke cenuar deri ne njefare pike mbarevajtjen e suksesit dhe veprimtarise artistike te artisteve ne fjale. me poshte do postoj disa "covers" (kopertina) albumesh muzikore qe jane cilesuar si kontroversiale apo "korruptues" e te pamoralshem, shprehni mendimin tuaj a eshte e drejte te kontrollohet liria e shprehjes artistike deri ne kete pike?
    si vis pacem para bellum

  2. #2
    Ky eshte nje nga albumet me te stigmatizuara ne USA, albumi "Virgin Killer" i grupit hard rock/heavy metal Scorpions. Albumi doli ne shitje ne 1977 por pas shume debatesh te ashpra u terhoq nga qarkullimi dhe u modifikua kopertina e tij per tu rihedhur me vone ne treg. Si per te shtuar me shume rremujen rreth ketij albumi, vokalisti i grupit Klaus Meine thuhet se ka thene qe per vete ishte i shokuar kur pa kopertinen e pare, dhe e pranoi vetem sepse shtepia diskografike e kishte detyruar grupin te bente dicka "te cmendur"


  3. #3
    ja dhe nje album tjeter po nga Scorpions, i cili gjithashtu u ndalua te shitej me kete paraqitje ne USA. Eshte fjala per "drive" dale ne treg 2 vjet pas "Virgin Killer"
    Edituar pėr herė tė fundit nga admin : 07-05-08 nė orėn 01:40 PM

  4. #4
    ok Im sorry ajo kopertina e par me ate gocen e vogel... way too disturbing
    Po tė mori malli, mė trego
    Sytė mos i fshi, e mė shiko

  5. #5
    ketu bashkohem me ty, e kane egzagjeruar paksa tek kopertina e pare, megjithese ne pergjithsi ne USA jane ndaluar albumet e grupeve te huaja me shume se ato te grupeve amerikane, dhe meqe Scorpions jane gjermane...ka pasur shume grupe te tjera ne vitet 70-80 qe kane nxjerre ne shitje albume me kopertina me shqetesuese dhe nuk eshte marre asnje mase

  6. #6
    ky eshte albumi i pare i Guns n'Roses, "Appetite for destruction" i 1987 ku mund te shihet se si nje "hakmarres" prej metali eshte duke denuar nje robot qe ka perdhunuar nje vajze. albumi u quajt jashte standarteve te etikes dhe u ndalua te shitej me kopertinen origjinale

  7. #7
    kjo me kujton ate news article qe mbas 50 vjetesh martesa midis njerzve dhe robotve do jet e ligjshme. mbase guns n' roses e kan kuptu para te tjerve

  8. #8
    hahaha epo ku te le ai gogoli i kuq lart, shife pak ai gati duke e shqyer robotin :P
    Ndoshta kane qene dhe profetike, ku i dihet, ka aq shume mistere per Guns n'Roses sa duhet nje dimer i tere per ti analizuar

  9. #9
    Rock gjithmone ka qene muzike rebele .....une kto dite kam degju vetem rock dhe them se shkon shume me dimrin, vecanerisht me boren ....
    You're cold as ice willin' to sacrifice ....etc etc etc , lol

    So, per temen, censuren e kemi permendur dhe ne nje teme tjeter ...
    Qe dikush te kete liri artistike te plote ..duhet qe te kete liri te plote ne pergjithesi ......gje qe etika e nje grupi te gjere qe perqaqesohet nga masa nuk e lejon.
    Per mua artisti duhet te jete i lire te vendosi ne vepren e tij cdo gje qe ai mendon ,fantazon ose e motivon , Artisti duhet te jete i lire te krijoje whatever..ne te njejten menyre qe publiku eshte i lire te shijoje artin sipas opinioneve e preferencave personale ............Por pikerisht pse keto opinione personale jane te ndryshme ndodh censurimi dhe mos aprovimi nga publiku i gjere ....sepse ka disa gjera qe jane tabu ..si ajo photo me siper qe tenton drejt pornografise per femijet .....
    YoU force all the blood into my heart ........

  10. #10
    E vertete, por censura ne USA (per motive te ndryshme si pershembull feja, dekori, mbrojtja e femijeve nga pamjet e dhunes e seksit etj) eshte disi me e rrepte se censura ne vende te tjera te botes. Jam dakord qe njefare kontrolli mbi paraqitjen e cd-ve duhet te kete, por duhet pare nga kendveshtrimi artistik, dhe jo te mundohet njefare komisioni te gjeje te meta ne kopertinen apo lirikat e nje albumi vetem sepse stili eshte heavy metal (ashtu sic ka ndodhur shpesh here ne vitet 80-90, gje per te cilen do te shkruaj me gjere)

  11. #11
    Fotoja e pare eshte pedofili! Jane te semure ata qe e kane vene dhe jam shume dakord me censuren e bere. Keto te tjerat nuk kam asgje kunder, madje interesante. SEND_ME_AN_ANGEL jo cdo njeri e sheh muziken metal me syrin tend, shume njerez duke pare kopertinat dhe titujt "death, destruction, rape, chaos" , mendojne se ky eshte mesazhi i metalit. Duke kombinuar keto gjera me disa kenge "metal" qe per mendimin tim jane thjesht zhurme arrihet ne konkluzionin se metali eshte i demshem per shoqerine. Personalisht ka kenge te muzikes metal qe i pelqej, ka dhe te tjera qe me japin dhimbje koke me 30 sekonda degjim.
    Respect my uh-thawr-i-tah!

  12. #12
    Ka dhe kenge metal qe ne degjimin e pare jane te dhunshme, por ne pergjithesi dhuna ne lirika nuk ndiqet nga dhuna ne rruge apo jeten reale. grupet metal nuk kane tendencen te vrasin apo demtojne njeri tjetrin ashtu sic bejne pershembull grupet hip-hop qe merren dhe me shume gjera te tjera pervec muzikes. e vetmja dhune e vene re ne boten e metalit eshte djegia e kishave ne fillim te viteve '90 ne Norvegji nga disa banda black-metal.
    Megjithate kjo nuk eshte kuptuar dhe aq mire nga gjykates e komisione amerikane qe nuk ngurruan te hiqnin kenge dhe albume nga qarkullimi (sidomos ne vitet '80) me shkaqe nga me te ndryshmet, biles disa grupe kane pare dhe sallen e gjyqit si te akuzuar me akuza te predikimit te vetevrasjes (Judas Priest 1991) apo lirikave te turpshme (Twisted Sister ne mesin e viteve 80), dhe ne pergjithesi akuzat kane rene per mungese provash dhe mungese logjike.
    Kopertina e "Virgin Killer" eshte e tepruar edhe per mua, nje 12-vjecare nudo me nje xham te thyer siper gjenitaleve nuk eshte nje pamje e kendshme, sado "artist" te jete ai qe e ka fotografuar... Por kopertinat e tjera skane asgje per tu share, po postoj dhe disa me poshte dhe do te shihni qe nuk jane aq skandaloze sa besonte komisioni i Parental Advising



  13. #13
    kjo qe do te shihni me poshte eshte me interesantja...kopertina e pare e albumit u censurua me te drejte si shume vulgare, dicka mes sadizmit dhe pornografise perverse. Behet fjale per grupin metal amerikan Pantera dhe albumin e tyre "Far Beyond Driven"




    por vini pak re kopertinen e albumit qe u lejua te shitej
    shohim qe turjela e metalit kesaj here nuk eshte me ne prapanicen e dikujt, por duke shpuar nje kafke. vertetohet dhe njehere qe dhuna eshte ok per shitje, kurse seksualiteti jo


  14. #14
    Send-i ...kjo tema eshte vertet interesante ..sdm kto ilustrimet e kopertinave

    E verteta eshte qe kjo lloj muzike eshte quajtur gjithmone *dark music * dhe nga shkolla e mesme me kujtohet qe shkonim ne nje tip underground , nje dhome pothuajse e erret me piktura kafkash neper mure, simbolesh te erreta etc etc .....une skam qene ndonjihere shume fans e metalit edhe pse ne momente te caktuara e pelqej zhurmen , lol......

    Ata qe e krijojne ket lloj muzike e drejtojne vepren drejt nje audience te caktuar …..qe e sjell ose ndikon ne nje gjendje te caktuar mendore apo emocionale ..............por ajo qe verej eshte se njerezit qe e pelqejne nje lloj te vecante arti si p.sh muziken metal, nje pikture abtraksioniste etc etc dhe pse e shijojne ate arrijne ta diferencojne veten nga arti dhe ekstremiteti …….te gjithe e dine qe shfaqja e perdhunimit, te miturit, lufta mes krijesave robotike apo monstra , whatever eshte fatale , sepse jane eksperienca ekstreme ……. …cdokush qe se mendon ket nuk eshte normal .....por nje sy kritik si puna e ketyre komisioneve reagon krejt kundert duke cenuar lirine artistike , perdorur lupen e kritikes dhe gjetur * te papershtatshmet etike*.... Ose duke perdorur filtrat e experiences se tyre e e shofin si offensive ….vete muziken apo kopertinen nderkohe qe per audiencen qe i eshte drejtuar eshte touching apo ekspresive......


    censure ka patur dhe ka per te patur gjithmone .....Por persa kohe qe muzika apo arti arrin ta sjellin audiencen e predestinuar into the *desired state*….
    ( sic eshte rasti yt dhe i muzikes metal ... lol) edhe pse desired state mund te jene ekstreme ….arti e ka bere punen e vet .......

  15. #15
    Ke shume te drejte Amantia ndoshta tani eshte radha e metalit te stigmatizohet sic ka qene radha e rrymave te tjera kulturore mainstream ose underground ne te kaluaren. Per sa kohe te kete njerez qe nuk shohin me larg se hunda e tyre, censure do te kete edhe ne art.
    per kenaqesine tuaj po postoj disa kopertina nga Cannibal Corpse (mos prisni asgje te kendshme megjithese mua me pelqejne pak a shume )



    albumi "Vile" qe mund te blihet ne cdo duqan cd-s me kete pamje qe shihni lart




    albumi "gore obsessed" censuruar





    Albumi "Bloodthirst" dale ne treg me kete pamje






    Butchered at birth-mos besoni po deshet por edhe ky album me kete kopertine eshte lejuar te shitet

  16. #16
    Lol, te shofesh njera pas tjetres kto kopertinat eshte si te jesh duke pare nje film horror ( une i shof filmat horror per efekt forcim zemre ) ,
    por kopertina sherben per ti dhen jete fantazise ne nje album .....dhe une do ti pergjithesoja me nji fjale ........uplifing spiritual effect

  17. #17

    British ISPs blocking access to Wikipedia

    British ISPs blocking access to Wikipedia .

    At least six of the United Kingdom’s main Internet Service Providers (ISPs) have implemented monitoring and filtering mechanisms that are causing major problems for UK contributors on websites operated by the Wikimedia Foundation, amongst up to 1200 other websites. Some ISPs have blocked customers from accessing some Wikimedia websites including the free, online encyclopedia, Wikipedia, altogether. The filters appear to be applied because Wikimedia sites are hosting a Scorpions album cover which some call child pornography. The Scorpions are a German rock band who have used several controversial album covers and are perhaps best known for their song, “Rock You Like a Hurricane”. The measures applied redirect traffic for a significant portion of the UK’s Internet population through six servers which can log and filter the content that is available to the end user.

    The filtering is in response to the Internet Watch Foundation’s list of websites that host or contain content that have been reported to contain inappropriate images of naked children, under the age of 18. The IWF considers those images child pornography. However, in the United States (where the websites of the Wikimedia Foundation are hosted), it is not considered obscene under the criteria of the Miller test, which requires that an obscene work lack “serious literary, artistic, political or scientific value” (as album art is used to “brand” the album, it is considered to be artistic). Contributors or individuals attempting to view an affected image or file, depending on their ISP, may get a warning saying, “we have blocked this page because, according to the Internet Watch Foundation (IWF), it contains indecent images of children or pointers to them; you could be breaking UK law if you viewed the page.”. Other ISPs provide blank pages, 404 errors, or other means of blocking the content.

    Source: Wikinews
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  18. #18

    Replikė: British ISPs blocking access to Wikipedia

    Cito Postuar fillimisht nga guest Shiko Postimin
    British ISPs blocking access to Wikipedia .

    At least six of the United Kingdom’s main Internet Service Providers (ISPs) have implemented monitoring and filtering mechanisms that are causing major problems for UK contributors on websites operated by the Wikimedia Foundation, amongst up to 1200 other websites. ..............
    Source: Wikinews
    E dija kete gje qe kur e pashe per here te pare ate foton e albumit! SICK bastards!

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Rryma muzikore qe ju pelqen me shume?
    By Solange in forum Sondazhet e Pafjale.com
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: Sot, 11:25 AM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-10, 04:50 AM
  3. PE, debat pėr Shqipėrinė
    By Romina in forum Politike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-10, 09:02 AM
  4. Pershendetje Muzikore
    By Mandi in forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-02-08, 01:00 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5