Sa shumė u martokėrkan nė Elbasan!
Kėtė rrok mė fort se ēdo gjė tjetėr tė mirėnjohur nga ky qytet. Vetėm nė rrugėt kryesore tė Elbasanit mund tė numėrosh rreth njėzet dyqane me fustane nusėrie, si askund tjetėr nėpėr Shqipėri. Rreth dhjetė janė vetėm nė bulevardin kryesor. E ēdo rrugė nė Elbasan po ashtu e ka edhe nga njė dyqan me fustane nusėrie. ‘Kėtej nga ne martohen nė moshė tė vogėl, si nė qytet dhe nė fshat, por kėrkesa kemi sidomos nė zonat rurale’, thonė shitėset e dyqaneve. Nė bibliotekėn publike tė qytetit tė Elbasanit arsimdashės nė shekuj syri tė rrok pėrditė mė shumė tė rinj qė hyjnė e dalin, se sa nė biblioteka tė qytete tė tjera. Dhe nuk kanė humbur jo vetėm ballokumja, por edhe bugaēja, ėmbėlsira sulltan etj. “Elbasani ka qenė dhe mbetet qytet kryesisht pėr elbasanllinjtė. I ngohtė pėr vendasit, i ftohtė pėr tė ardhurit nė kėtė qytet. Historikisht, por edhe nė ditėt tona, banorėt e tij pėrpiqen t’i zgjidhin problemet me njėri-tjetrin, duke mėnjanuar tė ardhurit”, shton sociologu Zyhdi Dervishi.
Berati, magjepsės dhe spiritualist
Berati si gjithmonė tė mallėngjen! Qyteti qė magjeps ende mė shumė se kushdo tjetėr nė Shqipėri pėr nga bukuria masive muzeale. Habi dhe mahnitje e ēdo turisti. Me dy faqet e tij kodrinore dhe tė gjitha kthinat e tij tėrėsisht muzeale; arkitekturė mesjetare dhe paramesjetare. Njė kala kėshtjellė spiritualiteti me 37 kisha apo rrėnojat tė tyre. Njė pasuri kulturore dhe fetare me vlera tė jashtėzakonshme jo vetėm pėr Shqipėrinė, por gjithė Ballkanin. Plot me banorė edhe sot nė ēdo shtėpi tė vjetėr disashekullore, duke shpirtėzuar gurėt dhe historinė, e sikur pėrhapin frymė mirėsie, misticizmi, besimi fetar, por dhe dijetarie nė gjithė hapėsirat pėrreth. Dhe sa gatime tė shijshme ha sa herė shkon nė Berat apo rrethinat e tij! ‘Nė do tė hash bukė tė mirė, ha nė Berat!”, thuhej njė herė e njė kohė nė ato anė.
Gjirokastra e mistereve, aventurave dhe ambicieve
Mbetet qyteti mė misterioz i Shqipėrisė. Qyteti mė i gurtė i hapėsirave shqiptare. Qytet qė i bėn sfidė vetes. Qytet i ekstremeve. Ndodhet nė jug tė Shqipėrisė dhe shpesh ka klimė mė tė ftohtė se qytetet e Veriut. Qyteti qė i ka dhėnė mė shumė nėpunės dhe drejtues tė posteve tė larta perandorisė turke dhe qeverisė shqiptare. Gjirokastra ka dy pamje: godinat tradicionale qė harmonizohen natyrshėm me kalanė dhe formatojnė pamjen e njė qyteti ku njerėzit duket sikur nuk kanė jetė reale, por merren me art dhe shkencė. Ndėrsa pjesa e re e qytetit duket si ēiban i ngjitur pjesės tjetėr tradicionale. Ndėrkohė pjesa tradicionale po shkatėrrohet dhe ēibani po zgjerohet. “Banorėt e saj shfaqen ende me prirje mė shumė se kudo tjetėr pėr t’u marrė me shkenca si profesionistė. Tek gjirokastritėt mund tė gjesh jo vetėm shpirtin e kursimit, por dhe shpirtin e aventurės, ide tė ēmendura, lindin dhe ushqehen me pretendimin dhe formatohen historikisht me vizion lideri perandorak, kėsisoj pėr tė qenė shumė tė rėndėsishėm”, specifikon hulumtimet e tij sociologu.
Saranda e mirėqenies
Nuk para tė vritet syri nga mjerimi nė Sarandė. Me sa duket, turizmi, emigracioni i hershėm dhe afėrsia nė distancė me Greqinė janė pėrcjellė gradualisht nė ēdo detaj. Nuk mungon mirėqenia as nė Tiranė, madje ėshtė edhe mė e lartė, por Saranda pėrcjell njė lloj standardi uniform, pa ekstremet e varfėrisė qė has nė Tiranėn apo Durrėsin me shtresėzime tė theksuara. Shpėrfaqet si tek pamjet e njerėzve ‘tė mbajtur nga koka tek kėmbėt’ dhe mėnyra e tyre e tė jetuarit bashkėkohore, ashtu edhe tek ndėrtesat e reja apo tė mirėmbajtura./shekulli/