Njė Shqipėri pa kujtesė, pa tė shkuar, ėshtė ajo qė rrezikon tė shndėrrohet, duke humbur njė nga njė monumentet historike, qė kudo po shkatėrrohen, vidhen, rrėnohen, duke rrezikuar tė marrin pas vetes rrėnjėt shekullore tė njė kombi tė tėrė.
Njė hartė e zverdhur thuajse formale, me monumente qė sot ekzistojnė vetėm nė letėr, nė atė letėr ku emrat janė hedhur kohė mė parė, por ku sot u kanė mbetur vetėm gėrmadhat.
Kisha, kėshtjella dhe qytete antike tė gjunjėzuara, tė braktisura e tė lėna nė mėshirė tė fatit, si pėr tė fshehur ēdo gjurmė pėr krimin e ndodhur me historinė e trashėgimisė.
Manastrirėt shekullorė tė Gjirokastrės, i zhytur mes ferrave, nga ai i Spillesė, kisha e Eremitėve nė vargmanalin e Lunxhėerisė, manastriri Goranxisė, vjedhur dhjetėra herė, kisha e Kurjanit nė Fier, diga 2-mijė vjeēare e Krapsit, kisha e Shėn Gjergjit nė Strum, tė gjithė tė rėnuar.
Pėr tė vazhduar nė Libohovė me kalanė e famshme tė Shanishesė, Shėn Triadhėn nė Gjirokastėr, qytetin antik tė Amantias ku po zhduket amfiteatri, Zgėrdhesh, qyteti i Finiq, kalaja e Drishtit, e deri nė Dajt, Brar, Lezhė, Borsh, tradhėgimia kulturore nuk ėshtė e nuk duhet tė jetė thjeshtė njė ēėshtje fondesh e dosje parash.
Pas vlerave tė mėdha njerėzore e intelektuale, jeton njė koleksionist korēar, qė nuk ka grabitur trashėgiminė si tė tjerėt, por e ka ruajtur atė. Gjergj Dhimo ruan nė koleksionin e tij mbi 150 ikona, vepra tė mjeshtrave tė mėdhenj si Onufri, Shpataraku, Selenica, Ēetire etj. Tė regjistruara me certifikatė dhe dokumentacion tė plotė fryt i njė pasioni 20-vjeēar qė sot dergjet.
Edhe kėtė muze tė improvizuar qė kam krijuar, duan tė ma prishin dhe kėtė duan ta bėjnė njerėz tė veshur me pushtet shumė tė lartė, akuzon Dhimo.
Premtimi pėr njė vend pėr tė hapur muzeun e tij, njė vend dhe asgjė mė shumė ėshtė aq i vjetėr sa edhe pasioni i koleksionit i larguar nga Korēa ku i dogjėn shtėpinė, koleksionisti tregon pa droje propozimet qė i kanė ardhur nga qarqe ekstremiste greke e maqedonase pėr tė shitur koleksionin e tij.
Njė prift antishqiptar, mė erdhi dhe mė ofroi strehim dhe para nė Greqi. Mė ofroi tė ndryshoja emrin, tė mė caktohej njė banesė dhe pension, pėr tė dėrguar atje koleksionin. Nuk kam pranuar as nga pala maqedonase, nga njė grup i diasporės serbe nė Australi, qė mė ofruan para pėr tė ngritur muzeun nė Zaroshkė tė Prespės, nė zonėn minoritare. Edhe kėtė e kam refuzuar dhe e kam raportuar nė Shėrbimin Informativ tė Shtetit, rrėfen peripecitė e tij Dhimo.
Pasi refuzoi muzen e Vorio Epirit, udhėtoi nė Tiranė me shpresėn se diēka mund tė ndryshojė Vetėm iluzion, realiteti i njėjtė, propozimet apo kėrcėnimet nga emisarėt, forcohen edhe mė shumė. Ikonat pėrfundojnė nė depo, koleksioni nė rrezik.
Mė erdhėn njerėz qė pretendonin se ishin tė dėrguar tė Berishės dhe ofruan tė mė ndihmonin tė ngrija njė muze, nėse do tė jepja disa ikona dhuratė. Nuk pranova, tregon Dhimo.
Mosebesues pėr komanduesit e vėrtertė tė kėtij presioni, Gjergji dėrgoi njė dosje tė hartuar deri nė detaje pėr Kryeministrin. E teksa qeveria paralajmėron dhėnien me koncension tė kalave, koleksionisti nuk ka marrė ende pėrgjigje pėr kėrkesėn e tij pėr vetėm dhjetėra metra katror pėr tė ekspozuar ikonat.
Monumentet po shkatėrrohen dita ditės dhe pa dyshim, nxjerrja me koncension, transformimi i tyre nė objekte tregėtare, nė kafene, restorante dhe hotele nuk ėshtė e para zgjidhje qė duhet tė na vijė nė mend.
Nė vende tė tjera, debati ska nisur nga hotelet, por nga detyrimet e administruesve tė rinj, pėr ti mundėsuar arkeologėve gėrmime tė reja, pėr tė zbuluar shekuj identiteti tė fshehur nė themle, porn nė Shqipėri, edhe kėtu gjithēka nis pėrmbysur.
I japim lehtė pasuritė tona kombėtare, por nuk kemi kohė pėr njė muze tė vlerave tė mėdha, pikėrisht kur trumbetohen aktivitetet e 100-vjetorit tė pavarėsisė. Gjergj Dhimo mund tė ishte i pasur, por ai jeton nė njė apartament tė vogėl, nė rrugėt e baltosura tė periferisė sė Tirnaės, nė Don Bosko. Fatkeqėsisht, nuk janė tė gjithė si ai.
Ligjet parashikojnė qartė se kush janė pėrgjegjėsit pėr ruajtjen e monumenteve
- Kisha Orthodhokse ka restauruar plotėsisht 65 nga 165 objekte qė mbajnė statusin monument kulture tė trashėgimisė sonė kulturoredhunshėm
Z. Apollon Baēe ka kėrkuar qė Kisha Orthodhokse tė marrė nė mbrojtje kishat nė jug tė vendit, duke i mbrojtur kėshtu, edhe nga vjedhjet. Cili ėshtė reagimi juaj?
Nė marrėveshjen e vitit 2009: NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ “PĖR RREGULLIMIN E MARRĖDHĖ NIEVE TĖ NDĖRSJELLA” thuhet: Objektet e kultit qė kanė statusin e monumentit tė kulturės t’i kthehen nė pronėsi Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe do tė mbrohen e trajtohen nga ligji pėr trashėgiminė kulturore.
Duke bėrė njė pėrmbledhje tė pėrafėrt tė numrit tė kėtyre monumenteve, kemi 165 kisha monumente kulture tė periudhės bizantine dhe pasbizantine (pa futur kėtu bazilikat rrėnojė tė periudhės aleokristiane), te cilat sipas detyrimit ligjor duhet t’i kthehen Kishės sonė, por pėr tė cilat shteti vazhdon tė ruajė detyrimin pėr t’i mbrojtur dhe restauruar. Pra, nuk ėshtė i pranueshėm njė kthim
selektiv dhe as nuk mund tė imagjinohet, siē tė krijohet pėrshtypja nga intervista e z. Baēe, se
shteti nuk ka mė detyrime pėr ruajtjen e tyre. Legjislacioni ėshtė i qartė. Ligjet si ai penal,
edhe ai i trashėgimisė kulturore, parashikojnė se kush janė pėrgjegjėsit pėr ruajtjen e atyre
monumenteve. Nuk mendojmė se ėshtė e nevojshme tė pėrmendim kėtu fraza tė tėra tė ligjeve nė fuqi, por e rėndėsishme qė njerėzit dhe strukturat pėrkatėse duhet t’i njohin mirė kėto ligje, qė mė pas t’i zbatojnė ato ashtu siē janė parashikuar. Monumentet ligjėrisht duhet tė mbrohen nga shteti dhe shteti ėshtė ai qė duhet tė pėrgatisė strukturat pėrkatėse dhe sistemin mbrojtės tė tyre.
Pėrveē kthimit tė tė gjitha kishave tė rrėmbyera Ligjet parashikojnė qartė se kush janė pėrgjegjėsit pėr ruajtjen e monumenteve - Kisha Orthodhokse ka restauruar plotėsisht 65 nga 165 objekte qė mbajnė statusin monument kulture tė trashėgimisė sonė kulturore, Komuniteti Orthodhoks i Shqipėrisė kėrkon edhe kthimin e gjithēkaje tjetėr tė grabitur: ikonave, arkivave, librave e enėve tė shenjta, trojeve tė vendeve tė shenjta etj. Pra, nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje godinash. Sa pėr afirmimin e z. Baēe, se Kisha duhet t’u ngjitet maleve pėr tė ruajtur e riparuar kishat monument dhe nuk ka pse te ngrejė kisha tė reja (aty ku sot ndodhen shumica dėrrmuese e besimtarėve), nuk ia vlen tė ndalesh, se nga sa duket ka tė bėjė me paragjykimet personale tė artikullshkruesit dhe jo me postin e tij.
- Si ėshtė gjendja e kėtyre kishave dhe si kujdeset pėr to Kisha Orthodhokse?
Ėshtė gjithashtu e ēuditshme qė kėto thėnie dalin nga njerėz tė cilėt e njohin shumė mirė kontributin
e Kishės Orthodhokse nė kėta 20 vjet nė fushėn e monumenteve tė kulturės. Pikėrisht nė Voskopojė Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė po restauron aktualisht kishėn e manastirit tė Shėn Prodhromit, e cila ėshtė monument kulture e kategorisė sė parė, pa harruar faktin qė nė vitet ’98 -’99 Kisha Orthodhokse nė bashkėpunim me degėn e monumenteve nė Korēė ka investuar njė vlerė tė madhe pėr restaurimin e kishės sė Fjetjes sė Shėn Marisė, kishės sė Shėn Kollit dhe kishės sė Taksiarkėve.
Si qytetarė, si besimtarė, por dhe si shtet dashamirės trashėgimisė sonė kulturore duhet tė falėnderojmė Kishėn dhe veēanėrisht Kryepiskopin Anastas, tė cilėt nė kėtė periudhė tė errėt
tė monumenteve shqiptare kanė restauruar plotėsisht mė shumė se 65 nga 165 objekte qė
mbajnė statusin monument kulture tė trashėgimisėsonė kulturore. Duke filluar gradualisht
qė nė fillim tė viteve 90-tė, restaurimi i tyre nga Kisha Orthodhokse ėshtė bėrė nė mėnyrėn mė
profesionale tė mundur, duke ndjekur nė mėnyrė tė pashembullt detyrimet qė kanė ndaj ligjit tė
trashėgimisė kulturore. Kujtojmė kėtu se Kisha ka restauruar plotėsisht dhe nė pėrputhje me tė gjitha ligjet e shtetit perla tė trashėgimisė sonė kombėtare si manastiret e Zvėrnecit, Ardenicės, Shėn Joan Vladimirit, Shėn Kozmait, Kakomesė, Shėn Jorgjit Manastiri “Lindja e Hyjlindėses” nė Ardenicė, Manastiri “Fjetja e Hyjlindėses” nė Zvėrnec dhe Manastiri i Shėn Jorgjit nė Sarandė. Manastiri i Ri i Shėn Kozmait, Kolkondas, Fier.apo kisha me vlera tepėr tė veēanta e tė rrezikuara tė shkatėrroheshin si ajo e Leusės, Vllahogoranxisė, Zervatit, Libofshės, Shėn e Premtes etj.
Gjithashtu, janė edhe 160 kisha tė rrėnuara, qė nuk kanė qenė futur nė listėn e monumenteve tė kulturės, tė cilat janė riparuar apo ringritur.
Pėrse ky kontribut i Kishės nuk pėrmendet pothuajse fare, dhe kujt i vjen keq pėr kėtė?
Pse Kisha Orthodhokse nuk falėnderohet pėr 8 milionė eurot e investuara nė restaurimet e monumenteve tė kulturės, tė cilat vetė shteti shqiptar i ka pėr detyrė t’i ruajė e t’i restaurojė?
Pa pėrmendur kėtu qė Kisha Orthodhokse nė kėto 8 milionė euro tė investuara nė monumentet
e kulturės i ka paguar shtetit tė gjitha tatimet. Nė momentin qė shteti ynė, nuk ka mundėsi tė
ndėrhyjė fuqishėm nė monumentet e kulturės sė kėsaj kategorie, pse nuk e lehtėson Kishėn
Orthodhokse nga barra e taksave qė rėndojnė investimet nė monumentet shqiptare tė kulturės,
pėr tė pėrmirėsuar mirėmbajtjen e tyre?
Ėshtė dhe ana tjetėr e medaljes: Ka monumente qė vazhdojnė tė pėrdoren ende nga organet
shtetėrore. Apo dėgjon qė njė drejtor lokal i monumenteve tė kulturės kėrkon tė marrė nė zotėrim njė manastir dhe ta menaxhojė atė pėr Ligjet parashikojnė qartė se kush janė pėrgjegjėsit pėr ruajtjen e monumenteve tė pėrfituar nga turistėt. Kėto situata, pavarėsisht se nuk janė shumė tė pėrsėritura, na bėjnė tė mendojmė sikur disa njerėzve i ka mbetur koha nė vitin 1967 dhe duan tė rishtetėzojnė kishat, por tani pėr tė pėrfituar ata vetė ekonomikisht. Pra, do thoshim, se para se tė hidheshin
shashka tė tilla pėr tė tėrhequr vėmendjen nga problemet reale, duhet falėnderuar Kisha Orthodhokse
pėr gjithė kėtė kontribut dhe tė zbatohen ligjet ekzistuese, tė cilat obligojnė si nė njohjen e pronėsisė sė Kishės, por edhe shprehen pėr detyrimet e shtetit nė ruajtjen e vlerave tė kulturės kombėtare.