Aleanca Kuq e zi denoncoi atė qė e cilėson si keqpėrdorim tė Televizioneve Publike nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup dhe pėr kėtė arsye paralajmėroi zhvillimin e njė proteste mė 18 shkurt nė 3 kryeqytete.
Sipas aleancės Kuq e Zi, RTSH, RTK dhe MTV janė kthyer nė vegla tė qeverisė qė transformojnė gjithēka sipas kėrkesave tė pushtetit.
Liria e fjalės nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni lė shumė pėr tė dėshiruar, ndėrsa sa i pėrket lirisė sė mediave tė gjithė jemi dėshmitarė tė raportit tė fundit tė Reporterėve pa Kufij, ku Shqipėria kish lėnė pas vetėm vendet e rajonit, e Kosova dhe Maqedonia gjithashtu.- theksohet nė deklaratėn e Aleancės.
Aleanca Kuq e Zi konsideron se televizionet publike pėrēojnė frymė antikombėtare e antishqiptare.
As nė RTSH, RTK apo MTV nuk shikon mė asnjė dokumentar, asnjė emision, asnjė trajtim tė ēėshtjes kombėtare. Kėto televizione janė kthyer nė ushtarė, tė bindur tė qeverive nė pushtet duke keqpėrdorur paratė e taksapaguesve tė tyre si dhe duke dizinformuar, deri nė ēmenduri informacionin qė i pėrēojnė publikut tė tyre.- thuhet nė deklaratė.
Aleanca Kuq e Zi i bėn thirrje qeverisė shqiptare, asaj kosovare dhe maqedonase qė tė heqin dorė nga pėrdorimi tendencioz dhe dashakeqės i televizioneve publike dhe tia kthejnė kėto media qytetarėve tė tyre.
(BalkanWeb)



Pėrgjigju me citim