Kliko pėr version me te madh

Emri:	Olivier-Basille.jpg
Heret qė ėshtė pare:	3
Madhesia:	12.5 KB
ID:	2988

Nė raportin aktual mbi Indeksin e Lirisė sė Shtypit pėr vitin 2011 Shqipėria, nė krahasim me vitin 2010, ka bėrė njė regres prej 16-tė vendesh nė klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterėt pa Kufij. Por ēfarė ka ndodhur me median nė Shqipėri gjatė vitit 2011 pėr tė sjelllė kėtė regres? Olivier Basille, Shefi i Marrdhėnieve me Institucionet Europiane pranė Reporterėve pa Kufij, ėshtė njė njohės i mirė, jo vetėm i rajonit, por edhe i Shqipėrisė. Sipas tij problemet kanė qenė tė shumta duke nisur qė nga kriza politike qė sjell pasoja edhe nė media, deri tek krimi i orgnazuar.

Media dhe drejtėsia

“Nuk mund tė flasim pėr njė shtyp tė lirė. Numri i gazetarėve tė paditur ėshtė shtuar ndjeshėm. Politikanėt janė bėrė shumė tė zgjuar. Ata thonė qė nuk ka censurė politike nė Shqipėri dhe kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė, sepse ata e kanė bėrė censurėn tė ligjshme. Politika thotė se nuk ka burg pėr gazetarėt, por gjykatat vendosin gjoba shumė tė larta, qė ėshtė e pamundur pėr t’i paguar. Duke qenė se gazetarėt nė Shqipėri janė tė pambrojtur, ata e rrisin nivelin e autocensurės dhe nuk ivestigojnė, sepse e dinė qė do tė paditen dhe do tė humbasin pėrpara drejtėsisė. Kėshtu qė pėr shumė ēėshtje nuk shkruajnė, nuk investigojnė dhe shumė informacione mbeten nė errėsirė, ” thotė Basille nė intervistėn pėr Deutsche Welle-n (DW).

Ai thekson se censura ėshtė bėrė e ligjshme nė Shqipėri, sepse nė tė shumtėn e rasteve gazetarėt kanė humbur gjyqet dhe ky ėshtė njė mesazh i qartė se nėse ti shkruan pėr njė gjė, do tė paditesh dhe do tė humbasėsh para drejtėsisė. “Sistemi i drejtėsisė ėshtė gjithnjė e mė shumė i komplikuar dhe kundėr lirisė sė informacionit.”

Njė problem i tillė nė median shqiptare e thekson edhe nga Kryetari i Unionit tė Gazetarėve Shqiptarė, Aleksandėr Ēipa. Ai shprehet pėr Deutsche Welle se proceset gjyqėsore ndaj gazetarėve dy vitet e fundit janė shtuar sė tepėrmi. “Nė dy vitet e fundit janė shtuar shumė proceset gjyqėsore ndaj gazetarėve. Vazhdojnė nė njė maratonė tė pėrhershme dhe kjo ndikon negativisht tek puna e gazetarit. Nė kėto procese kėrkohet penalitet financiar i gazetarit me shuma marramendėse, aq sa ata marrin pėr 10 vjet punė. Proceset ndaj gazetarėve nuk duhet tė shėndėrrohen nė pengesė pėr mision e tij.”

Pėr Olivier Basille, nė kėtė pikė hyn nė “lojė” edhe krimi i organizuar, qė sipas tij nė Shqipėri ka shumė ndikim nė media. “Gazetarėt nuk janė nė gjendie tė paguajnė mijra e mijra euro dhe mė pas duhet t’i drejtohen dikujt pėr tė siguruar kėto para. Kjo ėshtė mėnyra se si krimi i organizuar hyn nė media, sepse ata janė tė vetmit qė mund tė paguajnė. Ajo qė na shqetėson nė Shqipėri ėshtė krimi i organizuar, qė fiton akoma mė shumė fuqi. Ky problem nuk ėshtė vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Bullgari, Mal tė Zi, Serbi e Kosovė. Ata njerėz kanė paratė dhe fitojnė gjithnjė e mė shumė fuqi mbi median,” thotė Basille./DW