Prokuroria e Korcės lėshoi sot nė mbrėmje njė urdhėr-arresti pėr Naum Dishon, kreu i OMONIA-s nė kėtė qytet, ndėrsa policia e shpalli person nė kėrkim tė pandehurin kryesor pėr skandalin tek varrezat nė Boboshticė. Policia konfirmoi se mori nga prokuroria urdhėr-arrestin pėr Dishon dhe tentoi realizimin e kėtij urdhri, por pas kėrkimeve nga efektivėt, rezultoi se Disho ėshtė larguar nė drejtim tė paditur.(BalkanWeb)
Policia sot shpalli nė kėrkim Dishon qė u dėnua me 1 vit burg nga gjykata e faktit tė Korcės pėr shkak tė shkatėrrimit tė varrezave shqiptare mė qėllim ngritjen e njė memoriali nė kujtim tė ushtarėve grekė tė rėnė nė tokėn shqiptare gjatė luftės italo-greke.
Mė 27 Janar, Gjykata e Faktit nė Korcė rrėzoi kėrkesėn e bėrė nga pala mbrojtėse pėr mos-arrestimin e kreut tė OMONIA-s Naum Disho, deri nė shqyrtimin e cėshtjes nga Gjykata e Lartė. Nė seancė, mbrojtja paraqiti disa prova nė mbėshtetje tė kėrkesės sė tyre, njė prej tė cilave edhe njė raport mjekėsor pėr gjendjen jo tė mirė shėndetėsore tė kreut tė OMONIA-s.
Tė gjitha kėto u hodhėn poshtė nga gjykata, e cila la nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Apelit pėr ekzekutimin e vendimit pėr dėnimin me 1 vit burg tė kreut tė OMONIA-s.
Tashmė pala mbrojtėse ka 10 ditė kohė pėr kalimin e cėshtjes nė Gjykatėn e Apelit.




