Prej kohėsh qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanėt, po shikon mundėsinė e marrjes nėn kontroll tė hapėsirės ajrore tė Kosovės, e cila deri mė tani menaxhohet nga NATO, por sė fundmi ka deklaruar se do ta lėshojė.
Pėrveē vendit tonė, siē raporton tė dielėn e pėrditshmja Shqip, nė garė ėshtė edhe Hungaria, e cila ka marrė mbėshtetjen paraprake tė vendeve anėtare tė NATO-s.
Sakaq, Shqipėria dhe Kosova kanė rėnė dakord qė tė punojnė sė bashku pėr tė gjetur njė zgjidhje optimale pėr problemin e administrimit tė hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės.
Kjo u vendos nė takimet qė zhvilloi ministri i Transportit, Sokol Olldashi, me Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi dhe Ministrin e Infrastrukturės tė Kosovės, Fehmi Mujota.
Hapėsira e sipėrme ajrore e Kosovės, nė nivelin mbi 8500 metra, administrohet deri mė tani nga NATO, ndėrkohė qė Aleanca ka vendosur qė sė shpejti kjo hapėsirė tė administrohet nga Autoritetet e Aviacionit Civil.
Shqipėria ėshtė ofruar e gatshme tė bėjė administrimin pėr llogari tė Kosovės derisa Prishtina tė krijojė kapacitetet e veta teknologjike dhe njerėzore.
Por, nė garė tė fortė ka hyrė edhe Hungaria, e cila politikisht dhe ekonomikisht i plotėson kushtet, ndėrsa vendi ynė has pengesėn e Spanjės.
Megjithatė, Olldashi dhe Mujota ranė dakord paraprakisht tė ngrihet grupi i pėrbashkėt teknik i ekspertėve qė do tė ndjekė nė vijimėsi tė gjithė problematikėn e koordinimit dhe zgjidhjes sė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe nė fushėn e transporteve.
Nė takimin e zhvilluar nė nėntor nė Tiranė, drejtori i aviacionit civil tė Kosovės, Dritan Gjonbalaj, pati deklaruar se, "hapėsira e lartė ajrore e Kosovės ėshtė e mbyllur pėr mbikalime qė nga viti 1999. Jemi nė rrugė tė mirė pėr tė gjetur njė zgjidhje qė ėshtė politikisht, teknikisht dhe praktikisht e pranueshme".
Njė tjetėr ēėshtje qė gjeti angazhimin e dyanshėm tė titullarėve tė transportit ishte ekzaminimi i mundėsive tė rivendosjes sė fluturimeve direkte Tiranė Prishtinė.
Ministrat ranė dakord tė shikojnė mundėsinė e aplikimit tė tarifave lehtėsuese pėr operatorėt e mundshėm ajrorė.