-Berisha urdhėron ngritjen e njė grupi pune pėr kėrkimin e eshtrave tė ushtarėve grekė
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas lajmit se qeveria shqiptare ka ngritur njė grup pune pėr tė kėrkuar varreza tė reja tė ushtarėve grekė nė Shqipėri. Aleanca Kuq e Zi thotė se qeveria po i paguan haraēin Athinės zyrtare.
Nėntė ditė mė parė kryeministri Sali Berisha ka ngritur njė grup pune pėr kėrkimin e eshtrave tė ushtarėve grekė. Njė gjeneral dhe shtatė zyrtarė tė lartė do tė vihen nė kėrkim tė eshtrave tė ushtarėve grekė, tė vrarė gjatė viteve 1940-1941 nė territorin shqiptar. Grupi i punės pėr gjetjen e eshtrave ėshtė ngritur me urdhėr tė kryeministrit Sali Berisha, nė zbatim tė marrėveshjes sė bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Greqisė, tė ratifikuar nė Parlament nė mars tė vitit 2010.
Urdhri i kryeministrit mban datėn 11 janar tė kėtij viti, ku fillimi i punės pėr gjetjen, zhvarrimin dhe rivarrimin e ushtarėve grekė pėrcaktohet muaji maj. Vendimi i para pak ditėve urdhėron:
Ngritjen e grupit ndėrinstitucional tė punės, tė komitetit tė pėrbashkėt tė ekspertėve grekė e shqiptarė pėr zbatimin e marrėveshjes sė bashkėpunimit ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Greqisė, pėr kėrkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarakėve grekė tė rėnė nė Shqipėri gjatė luftės greko-italiane tė viteve 1940-1941, dhe pėr ndėrtimin e vendprehjes pėr ta brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė.
Sipas vendimit, grupi ndėrinstitucional i punės qė ėshtė pjesė e komitetit tė pėrbashkėt tė ekspertėve grekė dhe shqiptarė, do tė realizojė kėrkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave tė ushtarakėve grekė.
Grupi ndėrinstitucional i punės do tė drejtohet nga Gjeneral brigade, Gjergj Vladi, drejtor i Muzeut tė Forcave tė Armatosura, ndėrsa do tė ketė nė pėrbėrje funksionarė tė Ministrisė sė Jashtme, tė Ministrisė sė Brendshme, tė Mbrojtjes dhe drejtues e specialistė tė Arkivit tė Shtetit dhe atij tė Ministrisė sė Brendshme
Gjithsej do tė jenė 8 anėtarė, por drejtuesi mund tė kėrkojė pėrfshirjen nė kėtė proces tė personave tė tjerė./tema/



Pėrgjigju me citim