Aksioni i policisė greke pėr asgjėsimin e 4 grupeve kriminale nė Selanik ka zbuluar fakte tejet tronditėse nė lidhje me trukimin e ndeshjeve tė kombėtares shqiptare.
Kanali shtetėror grek ERT 3, me qendėr nė Selanik, flet pėr bashkėpunim tė kėtyre grupeve mafioze me ish-trajnerin e kombėtares shqiptare Josip Kuzhe. Bėhet e ditur se policia ka arrestuar 53 persona tė pėrfshirė nė kėto organizata kriminale, tė cilat jepnin hua me pėrqindje deri nė 80 %, mashtronin, bėnin shantazh dhe pastronin para nė mėnyrė tė paligjshme. Paratė vinin nga trukimi i ndeshjeve tė futbollit, ndėrsa bie nė sy se nė rrjetėn e grupeve mafioze ka rėnė edhe kombėtarja shqiptare dhe ish-trajneri i saj Josip Kuzhe. Autoritetet helene kanė nė duart e tyre njė material audio, ku tregohet thuajse me detaje sesi kriminelėt kishin arritur deri nė kombėtaren shqiptare. Nė pėrgjim, njė person i quajtur "Portugezi", i propozon kreut tė njėrit prej katėr grupeve, i quajtur Marko Karamberi, tė luajnė shuma tė mėdha parash nė dy prej ndeshjeve miqėsore tė kombėtares shqiptare, nė humbjen 4-0 me Argjentinėn dhe nė fitoren 3-2 me Malin e Zi, tė dyja tė zhvilluara nė verėn e vitit 2011. Me njė siguri tė ēuditshme, ky person thotė se ēdo gjė ėshtė e rregulluar dhe se ai ka folur me trajnerin e kombėtares shqiptare pėr kėtė.
Kuzhe
Pėrmendja e emrit tė Kuzhes ngre hije tė mėdha dyshimi pėr atė ēfarė ndodhi nė kėto dy takime, sidomos duke parė tė kaluarėn e kroatit, qė ka qenė e lidhur ngushtėsisht me botėn e basteve. Ndeshja me Malin e Zi, krijoi dyshime te tė gjithė, duke parė mėnyrėn si rrodhi ajo apo se u shėnuan 5 gola (Shqipėria fitoi 3-2). Nė telefonatėn e pėrgjuar, sipas televizionit ERT 3, "Portugezi" i thotė shokut tė tij se pėr ndeshjen Shqipėri-Mali i Zi fitimet do tė jenė shumė tė mėdha. "Do tė jetė njė fitim tre fish i sigurt dhe mund tė trukojmė ēfarėdo lloj rezultati", thotė ai. Nga bisedat mes dy personave tė mėsipėrm ėshtė zbuluar gjithashtu edhe trukimi i 3 ndeshjeve tė kombėtares sė Sllovakisė. Gjithēkaje i ėshtė dhėnė njė jehonė e madhe nė mediat greke, ndėrkohė qė nė Shqipėri, kanė munguar reagimet.
Arrestimet
Personi qė drejtonte organizatėn kriminale ishte pronar i disa klubeve tė natės nė Selanik, ndėrkohė qė dy vjet mė parė pati kandiduar me partinė ultranacionaliste LAOS nė zgjedhjet e pushtetit lokal. Nė llogarinė e tij janė gjetur 5,5 milionė euro, qė rezultojnė tė jenė fituar nga skedinat e basteve dhe ndeshjet, qė sipas organeve greke, janė manipuluar nga kėto organizata kriminale. Policia zbulon gjithashtu se zotėron 3500 faqe me biseda tė pėrgjuara, qė tashmė janė zbardhur. Ndėrsa komplet dosja e grupeve mafioze shkon nė rreth 15 mijė faqe. Skandali ka tronditur gjithė Greqinė, ndėrkohė qė mes tė arrestuarve janė edhe njė drejtues i krimit ekonomik, biznesmenė, avokatė, drejtorė bankash, oficerė policie si edhe njė gazetar i njohur.
(GSH/BalkanWeb)



Pėrgjigju me citim
si dhe lexo
mos u merzit 
