TIRANĖ- Pamjet filmike tė regjistruara nga kamerat e sigurisė qė ndodhen nė ndėrtesėn e kryeministrisė janė kopjuar dhe mė pas fshirė nga punonjės tė Gardės sė Republikės dhe administrata e Kėshillit tė Ministrave mesnatėn e datės 22 Janar. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilėt i referohen raportit pėrfundimtar tė ekspertizės sė serverit qendror tė kryer nga ekspert tė Byrosė Federale tė Hetimit (FBI).

Sipas kėtyre tė dhėnave, dyshohet se nė pamjet filmike tė cilat tashmė nuk rikuperohen mė, janė filmuar personat konkretė, tė cilėt qėllonin me armė zjarri nė drejtim tė demonstruesve pasditen e datės 21 Janar 2011 para dhe anash ndėrtesės sė kryeministrisė. Pėr kėtė fakt, sipas dyshimeve, mendohet se njė nga drejtuesit e Gardės sė Republikės dhe administratės sė Kėshillit tė Ministrave kanė urdhėruar kopjimin e tyre dhe mė pas fshirjen nga serveri qendror tė kėtyre pamjeve, duke riformatuar memorien qendrore. Nė kėtė formė e vetmja kopje e filmimeve ndodhet nė duart e atij qė ka urdhėruar fshirjen.


Nė raportin qė prokurori amerikan ka sjellė me valixhe diplomatike thuhet qė ėshtė konstatuar se ka ndėrhyrje nė serverin qendror tė kamerave tė sigurisė. Kjo ndėrhyrje konsiston nė kopjimin dhe mė pas fshirjen, qė ka ndodhur rreth orės 01:00 tė mesnatės duke u gdhirė data 22 Janar. Njė person i specializuar ka nisur procesin e kopjimit dhe fshirjes nė orėn 01:00 dhe ka vazhduar deri nė mėngjes. Edhe agjentėt e FBI-sė, kėto pamje nuk kanė arritur tė rikuperojnė, ēka ka bėrė qė tė fillohet procedim penal pėr personat pėrgjegjės tė turnit, pasi dyshohet se ky veprim ėshtė kryer nga njė ekspert i fushės sė teknologjisė kompjuterike, inxhinier i IT-sė”,- thuhet nga burimet e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, referuar raportit tė FBI-sė. Pėr kėtė fakt, hetues tė Task-Forcės kanė marrė nė pyetje tashmė dy inxhinierėt e IT-sė, njėri punonjės pranė kryeministrisė dhe tjetri i Gardės sė Republikės. Tė dy kėta persona kanė mohuar se kanė ndėrhyrė nė serverin e kamerave tė sigurisė, por, nė ditėt nė vazhdim pritet qė hetuesit tė ēėshtjes, t’i marrin sėrish nė pyetje kėto dhe persona tė tjerė pėr kėto fakte.

Kėto veprime, sipas burimeve, do tė kryhen sapo raporti i ekspertėve tė FBI-sė tė pėrkthehet dhe tė administrohet nė dosjen hetimore, ku personat e dyshuar po hetohen pėr kryerjen e veprave penale tė “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “veprime qė pengojnė zbulimin e sė vėrtetės”. Nga ana tjetėr, duke iu referuar raportit tė FBI-sė pėr orėn e fshirjes sė materialeve filmike nga serveri qendror qė ndodhej nė zyrėn e vrojtimit tė kamerave tė sigurisė, ėshtė konstatuar se nė kėtė kohė prokurorėt dhe hetuesit ndodheshin nė oborrin e kryeministrisė nė mbledhje tė provave. “Po atė natė ėshtė kontaktuar me Komandantin e Njėsisė II qė kishte pėr detyrė sigurimin e ndėrtesės sė kryeministrisė qė t’i vini nė dispozicion prokurorisė regjistrimet e kamerave tė sigurisė. Pėrveē kėtij Komandanti, prokurorėt dhe hetuesit kanė kontaktuar edhe Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Ministrave, Gjergj Lezhja duke i kėrkuar qė tė vėrė nė dispozicion tė hetimit pamjet filmike. Gjatė kohės sė mbledhjes sė provave, ėshtė pėrsėritur kėrkesa pėr pamjet filmike dhe zyrtar tė kryeministrisė janė shprehur se nuk punojnė prej kohėsh kamerat”,- thuhet nga prokuroria. U desh ardhja e prokurorit amerikan, qė zyrtar tė kryeministrisė dhe Gardės sė Republikės, t’i vėnė nė dispozicion serverin qendror e kamerave tė sigurisė, ku pėrveē se u konstatua se punon, u vėrejt edhe ndėrhyrja qė ishte kryer nė tė

FBI ka identifikuar armėt qė vranė dy protestues

Ekspertėt e FBI-sė, mėsohet se pėrveē ekspertizės sė serverit tė kamerave tė sigurisė sė kryeministrisė, kanė pėrfunduar raportin krahasues e balistike edhe pėr armėt, gėzhojat dhe predhat e gjetura nė trupat e viktimave Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Sipas kėtij raporti qė ndodhet nė zyrat e pėrkthimit, ėshtė identifikuar pistoleta nga e cila kanė gjetur vdekjen dy demonstruesit e 21 Janarit pėrball portės kryesore tė kryeministrisė, mes bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” nė Tiranė. Nė ditėt nė vazhdim, mėsohet se me administrimin e pėrkthimit tė raportit tė FBI-sė, prokurori tė rimarr nė pyetje tė gjithė efektivėt e Gardės sė Republikės qė prej njė viti janė nė hetim pėr pasojat e demonstratės sė 21 janarit. Tashmė, prokuroria ka identifikuar armėn qė ka vrarė Nikėn dhe Myrtėn, por, nė ditėt nė vazhdim do tė bėhet rakordimi i numrit tė armės me regjistrin e armėve tė Gardės sė Republikės, ku ndodhen tė shėnuara emrat e personave qė ditėn e demonstratės kishin nė pėrdorim armėt sė bashku me numrat e tyre.

Prokuroria: Po hetojmė edhe organizatorėt e opozitės

Grupi hetimor i prokurorisė sė kryeqytetit, i cili po heton organizatorėt e demonstratės sė 21 Janarit, edhe pse pak ditė mė parė konfirmuan se “nuk kishte grusht shteti” ajo qė ndodhi pranė kryeministrisė, kėto ditė pas thirrjeve tė vetė kreut tė qeverisė se do tė ketė hetimi pėr organizatorėt dhe sugjerimit tė Ambasadorit tė SHBA-sė nė vend, qė tė procedohen edhe persona nga opozita, Prokuroria e Pėrgjithshme ka ndryshuar qėndrim. Pritet qė nė ditėt nė vazhdim, krahas veprime procedurale pėr vrasjet e 21 janarit, do tė ketė edhe tė reja pėr organizatorėt e opozitės pėr demonstratėn, duke ngritur akuza ndaj tyre pėr “thirrje publike pėr veprime tė dhunshme”. /shekulli/