Dy ditė para 21 Janarit, Ilir Meta pėrpiqet tė shpėrndajė vėmendjen nga opinioni publik, duke kėrkuar tė transmetohet njė video, qė sipas tij, ai ka pėr kundėrshtarin e vet, Edi Rama. Nė njė dalje publike, nė pėrpjekje pėr tė rregulluar raportet e prishura me Top Channel, Meta foli pėr marrėdhėniet e tij tė mira me emisionin ‘Fiks Fare’ dhe me ofertėn qė i ka bėrė drejtorit tė ‘Fiks Fare’, Filip Ēakuli pėr tė transmetuar njė video, qė sipas tij ai ka.
I pyetur nga gazeta Tema, Ēakuli tha se emisioni Fiks Fare ėshtė i hapur pėr ēdo fakt dhe video tė pamanipuluar dhe ėshtė i gatshėm t’i transmetojė ato. “Do tė transmetojmė ēdo video origjinale dhe te pamanipuluar, siē e kemi ne praktiken tone”, i tha Ēakuli gazetės Tema.
Dalja e Metės shikohet si njė pėrpjekje pėr tė minimizuar efektin e rėndė qė kishte videopėrgjimi i tij, i cili ka shokuar opinionin publik dhe ka rrėnuar imazhin e qeverisė, sidomos pas vendimit tė fundit tė Gjykatės sė Lartė. Nga ana tjetėr, gazetarėt e ‘Fiks Fare’ thonė se janė tė kėnaqur, qė mė nė fund Ilir Meta hoqi dorė nga akuzat kundėr tyre dhe pranoi se emisioni i tyre transmeton fakte reale.