Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: BB, alarm pėr borxhin publik tė Shqipėrisė

  1. #1

    BB, alarm pėr borxhin publik tė Shqipėrisė

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	ksenia.jpg
Heret qė ėshtė pare:	6
Madhesia:	8.2 KB
ID:	2949

    Pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore, Kseniaya Lvovsky jep alarmin se Shqipėria ka borxhin publik mė tė lartė nė rajon. Nė kushtet e ngadalėsimit te rritjes ekonomike, ky tregues mbetet njė kėrcėnim pėr ekonominė. Si pasojė e kėsaj situate dhe efekteve negative te pritshme gjate kėtij viti, qeveria shqiptare do te rishikoje strategjinė me Bankėn Botėrore. Ky institucion gjate 2012-ės, do t’i japė me shume mbėshtetje buxhetit te shtetit me fonde, pėr te zbutur efektet e krizės ekonomike.

    “Kur strategjia me qeverinė u hartua ishte parashikuar qė rimėkėmbja ekonomike do tė ishte mė e mirė. Askush nuk kishte parashikuar qė eurozona do te futej nė krizė. Kjo situatė do te ketė impakte ne ekonominė shqiptare, ndaj ne do te bėjmė disa ndryshime te rėndėsishme ne strategji. Fokusi kryesor ėshtė reduktimi i efekteve nga kriza, si dhe pikave te dobėta fiskale,” ėshtė shprehur Kseniaya Lvovsky, drejtore e BB-sė pėr Shqipėrinė.
    Ndėrsa lidhur me mbėshtetjen financiare qė banka pritet te japė pėr qeverinė e shqiptare, sipas saj ende nuk janė pėrcaktuar kriteret dhe kushtet. Por ekspertėt e bankės te mbėrritur prej dy ditėsh ne Tirane lanė tė kuptohej qartė se qeveria shqiptare duhet tė ulė borxhin publik. “Jemi ende ne fazėn fillestare te negociatave me qeverinė. Nuk po diskutojmė vetėm pėr njė kredi, por disa mbėshtetje buxhetore qe mund ti japim Shqipėrisė gjate kėtij viti. Qė vendi juaj ti pėrfitojė kėto fonde, ne po shikojmė treguesit makroekonomikė, si dhe konkurrueshmėrinė e ekonomisė shqiptare. Qeveria ka parashikuar ne strategjinė e saj qe te reduktoje borxhin, ndaj ajo e kupton rėndėsinė e kėsaj situate. Sa me pare te ulet ky tregues, aq me mire ėshtė pėr ekonominė,” deklaroi Ron Hood, ekspert i BB-sė.
    Mė parė u fol se Banka Botėrore ėshtė e gatshme tė ofroje njė kredi nga 100 deri ne 300 milion $. Ekspertet e bankės thanė se qeveria ėshtė e gatshme tė marrė tė gjithė kėtė fond, por mbeten pėr tu parė kushtet konkrete qė do tė pėrcaktojė Banka Botėrore dhe gatishmėria e qeverisė pėr t’i zbatuar ato nė mėnyrė qė tė pėrfitojė kredinė.

  2. #2

    Replikė: BB, alarm pėr borxhin publik tė Shqipėrisė

    Nuk eshte ndonje informacion i panjohur ky.Megjithate shpejt qenkan kujtuar keta te BB per te dhene alarmin.Ketu cdo investim te pakten nga ana e shtetit eshte bere me pare borxh.Po vjen nje dite qe borxhi do lare.Borxhi ne shqiperi sipas eksperteve te ekonomise ka arritur nje pike kritike rreth 60% e GDP te shtetit shqiptar.Kjo do te thote se brezat e ardhshem do te jene te kredhur ne borxhe per shkak te paaftesise apo te papergjegjshmerise (merreni si te doni kete) te pushtetareve te sotshem
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5