Kliko pėr version me te madh

Emri:	bert-kuby.jpg
Heret qė ėshtė pare:	3
Madhesia:	5.9 KB
ID:	2947

Teorikisht Shqipėria mund tė anėtarėsohet nė BE nė vitin 2020, thotė Bert Kuby, bashkėpunėtor i Departamentit tė Shqipėrisė nė Komisionin e Zgjerimit tė BE-sė.

2020-ta mund tė hynte nė histori si viti i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE, por nė qoftė se gjithēka shkon ashtu si duhet e Shqipėria i pėrmbush tė gjitha standardet e kėrkuara nga BE-ja. Kėtė datė pėrllogariti Bert Kuby tė mėrkurėn (11.1.’12) kur njėri nga studentėt e albanologjisė sė Universitetit Ludwig Maximilian nė Munih, e pyeti se kur ėshtė data mė e hershme e mundshme pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE. Studentėt (Albschaft) dhe Katedra e Albanologjisė sė Mynihut e kishin ftuar zyrtarin e gjerman nė drejtorinė e pėrgjithshme tė komisionit tė zgjerimit pėr tė mbajtur njė referat pėr stadin e Shqipėrisė nė rrugėn drejt BE-sė.
Kėto pėrpjekje kanė filluar qysh nė vitin 1992 me nėnshkrimin e marrėveshjes sė programit PHARE, qė ėshtė guri i parė nė rrugėn e aderimit nė BE. Bilanci i sotėm, 20 vjet mė pas: Shqipėria ende nuk ka arritur t’i realizojė standardet qė i duhen pėr tė filluar bisedimet e anėtarėsimit. Sipas Kuby-t, pengesė pėr arritjen e tyre nuk ėshtė mungesa e kapaciteteve e aftėsive, por e vullnetit politik brenda vendit.

Standarde tė paplotėsuara
Kjo u dėshmua sidomos nė procesin pėr heqjen e regjimit tė vizave me vendet e hapėsirės Schengen: «Aty Shqipėria i arriti standardet e duhura brenda njė kohe rekord», tha Kuby. Edhe numėrimi i popullsisė ishte njė proces i suksesshėm. Nė tė kundėrt, funksionimi i parlamentit, miratimi i disa ligjeve kyēe, reforma zgjedhore, zgjedhja e ombudsmanit, zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve evropiane, forcimi i shtetit juridik, sqarimi i pronėsisė sė tokave, lufta kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar, respektimi i tė drejtave tė njeriut e pakicave janė probleme, pėr zgjidhjen e tė cilave vullneti politik duket mė pak kėmbėngulės.
Por njė gjė ėshtė e qartė: Pa vėnė nė vijė zgjidhjen e kėtyre problemeve Shqipėria nuk mund tė bėhet kandidate e BE-sė. Kjo i ėshtė kumtuar qeverisė shqiptare qysh nė fundin e vitit 2010, siē e quajnė atė nė komision, kur pėrkundėr pritshmėrisė sė saj, Shqipėria mori pėrgjigje negative dhe u parakalua nga fqinji mė i vogėl verior, Mali i Zi.
Megjithėse ky moment tashmė ka hyrė nė historinė e marrėdhėnieve Shqipėri-BE ėshtė quajtur «zgjimi i madh», deri tani pėrpjekjet e qeverisė pėr tė mėnjanuar mangėsitė e evidentuara nga komisioni kanė qenė tė kufizuara. «Viti 2011 ishte viti i qėndrimit nė vend», tha ai mė tej. Jo vetėm pėr shkak tė fillimit alarmues me demonstratėn masive tė 21 janarit, ku gjetėn vdekjen katėr vetė, por edhe pėr shkak tė zgjedhjeve komunale, tha Kuby. «Vitet e zgjedhjeve janė nė pėrgjithėsi vite stagnimi».

2012 – «viti i shanseve»
Dhe meqė edhe viti 2013, ėshtė viti i zgjedhjeve parlamentare, shanset reale tė Shqipėrisė pėr tė vazhduar reformat e ngecura mbetet nė vitin 2012, tha Kuby duke parafrazuar nė kėtė kontekst komisionerin Stefan Füle, qė e quan vitin 2012 «vitin e shanseve». Zgjedhja e presidentit, e cila pritet tė zhvillohet kėtė vit, nuk bėn pjesė nė kriteret formale tė pėrcaktuara nga komisioni, por zhvillimi i qetė i saj do tė ishte dėshmi pėr njė dialog konstruktiv ndėrmjet pozitės dhe opozitės. Gjithsesi, sado i suksesshėm qė tė jetė ky vit nė drejtim tė reformave dhe tė plotėsimit tė kėrkesave tė BE-sė, Shqipėria shumė – shumė mund tė marrė njė vlerėsim pozitiv nga nė raportin vjetor tė komisionit, i cili del nė vjeshtė. Kjo do tė kishte njė vlerė simbolike nė vitin simbolik tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė vendit. Propozimin pėr t’i dhėnė Shqipėrisė statusin e kandidatit komisioni mund t’ia parashtrojė Kėshillit tė BE-sė vetėm pasi tė jenė zhvilluar me sukses zgjedhjet parlamentare tė vitit 2013.

Euforia nė rėnie
Por edhe statusi i kandidatit vetė nuk ofron mė shumė se simbolikė politike, rikujtoi Kuby. Pėrkundrazi, pėrfitimi nga fondet e caktuara pėr vendet kandidate bėhet edhe mė i vėshtirė, sepse standardet qė kėrkohen si parakusht pėr tė marrė kėto fonde janė aq tė larta, saqė shumė vende kandidate nuk arrijnė t’i shfrytėzojnė ato tėrėsisht, tha politikani gjerman. Andaj edhe nė pėrgjithėsi vihet re tendenca e rėnies sė motivacionit pėr tė pėrshpejtuar procesin e anėtarėsimit sa mė shumė qė vendi i afrohet BE-sė. Kjo rėnie e euforisė ndaj BE-sė po ndjehet edhe nė Shqipėri, megjithėse ende nė pėrmasa tė pėrmbajtura: Ndėrsa nė gjysmėn e parė tė 2011ės mė shumė se 93 pėr qind e shqiptarėve ishin shprehur pro anėtarėsimit nė BE, nė gjysmėn e dytė kjo shifėr ra nė 80,7 pėr qind, raportoi Kuby.
Mė dramatike janė shifrat qė tregojnė gatishmėrinė e evropianėve pėr tė mirėpritur nė gjirin e tyre popuj tė tjerė nga Evropa Juglindore: Mė shumė se gjysma e popullsisė sė BE-sė (53%) dhe gati treēereku i gjermanėve (73%) janė aktualisht kundėr zgjerimit tė BE-sė, citoi Kuby anketimet mė tė fundit. E megjithatė ai u tregua i sigurt, se kėto shifra nuk kanė tė bėjnė me mospranimin e vendeve tė Ballkanit nė BE: «Qė ato do tė hyjnė nė BE, kjo ėshtė diēka e sigurt, pyetja ėshtė se kur», nėnvizoi ai. Por pėr momentin askush nuk mund t’i japė kėsaj pyetjeje njė pėrgjigje tė besueshme.
Nisur nga lajmet aktuale pėr krizėn ekonomike tė vendeve tė euros, por edhe nga shpejtėsia me tė cilat vendet kanė kapur reformat, Kuby la tė nėnkuptojė se viti 2020 si viti i mundshėm i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE mbetet mė shumė njė rezultat pėrllogaritjesh teorike se perspektivė faktike./DW