Aleanca Kuq e Zi, sė shpejti kthehet nė parti. Spahiu: Nuk do jemi nė njė parti me Topin
Aleanca Kuq e Zi do te jete njė prej partive te reja qe do ti shtohet garės elektorale te vitit 2013. Kreshnik Spahiu ne emisionin Intervista, ka pranuar se ekziston mundėsia qe kjo lėvizje te shndėrrohet ne parti, te garoje ne zgjedhje dhe sipas tij momenti me i pėrshtatshėm pėr kėtė ėshtė kuvendi qe do te mbahet ne muajin maj. Sipas Spahiut, ky moment do te pėrcaktojė edhe karrierėn e tij, pasi pėrfshirja zyrtare e tij ne kėtė parti te re do te shoqėrohet edhe me dorėheqjen nga posti i nėnkryetarit te KLD. Spahiu ka theksuar se shtyllat baze te programit te Aleancės Kuq e Zi do te shpallen ne 17 janar dhe prioriteti kryesor do te jete bashkimi kombėtar. Spahiu iu ka dhėnė fund zėrave pėr njė lėvizje te pėrbashkėt politike me Bamir Topin duke pranuar se ata u pėrkasin rrymave politike te ndryshme e pėr rrjedhoje edhe partive te ndryshme. Spahiu ka shpalosur vizionin e tij pėr njė formacion te ri politik i cili do te shtrihet pėrtej kufijve te vendit e do te pėrfshijė shqiptaret e Maqedonisė e Kosovės.