Ishte njė vit i karakterizuar nga njė angėshti e madhe. Jo vetėm sepse pamė nė fytyrė dy apokalipse tė mundshme, por edhe sepse kuptuam se ėshtė e mundur njė pėrplasje dhe ndėrthurje e tyre. Kėtė gjė e vuri re dhe shkrimtarja Sarah Dunant nė “BBC News”: na ėshtė thėnė se zhvillimi duhet tė ndalet pėr tė shpėtuar planetin, tashmė i rraskapitur nga shfrytėzimi i tij dhe pastaj na ėshtė thėnė se vetėm zhvillimi mund tė shpėtojė mirėqenien tonė, e cila ėshtė mbingarkuar nga borxhet. Kundėrshtimi nė kėto dy raste ėshtė i madh, madje pėrcėllues. Mediat qė deri dje mbanin referate moraliste kundėr konsumizmit modern, duke e epitetizuar si opiumi i popujve, sot ankohen pėr rėnien e shpenzimeve tė fundvitit dhe u kėrkojnė qeverive tė bėjnė diēka. Ndėrmjet cunamit nė Japoni nė muajin mars dhe atij tė tregjeve nė muajin tetor, jemi pėrballur me dilemėn e rritjes ekonomike, e cila qė nga lindja e ka pėrndjekur njeriun kapitalist (homo capitalisticus).

Vetėm rritja ekonomike mund tė pėrmirėsojė jetėn materiale tė qenieve njerėzore. Nė qoftė se e shikojmė botėn nga Kina pėr shembull, do tė shikojmė me qindra milionė njerėz qė nė vitet e fundit kanė dalė nga mesjeta e fshatrave tė tyre dhe kanė fituar vende pune dhe, mbi tė gjitha, shpresė. Bėhet fjalė pėr njė proces historik dhe padyshim pozitiv. Ndėrkohė qė situata jonė ėshtė ēdo gjė, pėrveēse e kėnaqshme. Duhet kuptuar si funksionon kapitalizmi: ai shkatėrron pėr tė krijuar. Natyrisht qė fuqia publike nė Europė mund dhe duhet tė veprojė, nė mėnyrė qė tė shkatėrrohet ajo qė duhet shkatėrruar dhe tė ruhet ajo qė nuk duhet shkatėrruar, jeta e njerėzve. Por pėr tė ruajtur mirėqenien sociale ka nevojė pėr resurse ekonomike, tė cilat domosdoshmėrisht vijnė nga rritja ekonomike. Ėshtė njė rreth vicioz, tė cilit nuk mund t’i shmangesh: pa rritje ekonomike asnjė nuk fiton, por tė gjithė humbasim.

“The Economist” ka vėnė re se, pėrveē teknologjisė, tri industritė mė tė suksesshme tė pesėdhjetė viteve tė fundit kanė qenė financa, farmaceutika dhe energjia. Ēuditėrisht tė tre kėta sektorė janė shumė jopopullorė dhe, duke filluar nga filmat e Hollywood-it deri te shfaqjet rajonale, konsiderohen si shkaqet kryesore tė pabarazisė, tė cinizmit dhe tė ndotjes. Puna qėndron te fakti se nė kulturėn tonė shumė vetė e konceptojnė ende rritjen si njė lojė me shumėn zero, ku, nė qoftė se dikush fiton, domosdoshmėrisht dikush humbet. Dikur mjaftuan dy kapėrcime tė rėndėsishme teknologjike si kompjuteri dhe teknologjia e informacionit pėr tė larguar pesimizmin nga klasat e arsimuara perėndimore nė fund tė viteve ‘70. Nė atė periudhė energjia dukej sikur po shkonte drejt mbarimit, tregjet dukeshin tė ngopur, konsumatorėt paraqiteshin tė lodhur dhe zhvillimi mendohej i pėrfunduar. Por qė atėherė bota ka bėrė njė udhėtim tė paimagjinueshėm. Efekti ishte si i njė pije dehėse, qė i shtyu mė optimistėt tė besonin se koha e cikleve ekonomike tashmė ishte pjesė e sė shkuarės dhe se fjalėt “recesion ekonomik” ishin tė destinuara tė mos shqiptoheshin mė kurrė. U vu re shumė hybris, pra shumė arrogancė drejt fatit dhe shumė borxhe. Recensioni u kthye dhe pesimizmi bashkė me tė. Por duhet pasur parasysh se njė krizė nuk ėshtė fundi. Pėrkundrazi, ėshtė njė mundėsi, sepse kriza thėrret pėr ndryshime dhe rrjedhimisht lirshmėri nė veprime. Liri do tė thotė qė nė vendimet thelbėsore tė ēdo njeriu dhe tė ēdo gjenerate tė ketė njė fillim tė ri (Benedikti XVI).

Katastrofistėve dhe teoristėve tė rėnies u duhet kujtuar basti qė vunė nė vitin 1980 ekonomistja Julian Simon dhe biologu Paul Ehrlich. Ky i fundit, duke mbrojtur njė kėndvėshtrim maltusian, parashikonte se pėr shkak tė rritjes industriale dhe demografike nė dhjetė vitet pasardhėse, ēmimi i pesė metaleve mė thelbėsore nuk mund tė bėnte gjė tjetėr veēse tė rritej derisa tė bėhej i papėrballueshėm. Ai e humbi bastin, sepse ndodhi pikėrisht e kundėrta. Sot qė numri i njerėzve po shkon shtatė miliardė, ka pėrsėri njerėz qė vėnė bast se rritja e ēmimeve tė tė mirave materiale dhe degradimi i ambientit do tė arrijnė njė pikė tė pakthyeshme. Kjo mund tė jetė njė mundėsi, por vetėm nė qoftė se do tė ndalojmė rritjen, rinovimin, inovacionin, shpikjen e mėnyrave tė reja tė prodhimit, prodhimin e produkteve tė reja ose krijimin e resurseve tė reja pėr tė shfrytėzuar. Telefoni celular, tė cilin kritikuesit e mėdhenj tė konsumizmit e vlerėsuan si njė nga pasionet mė qesharake tė Perėndimit, i mundėsoi Afrikės zhdukjen e barrierave ndarėse, duke u bėrė njė faktor zhvillimi, komunikimi dhe informimi.

E njėjta gjė vlen edhe pėr financėn,e cila vlerėsohet si e mirė nė qoftė se na jep hua para pėr tė paguar rrogat dhe pensionet ēdo herė qė na nevojitet, por e keqe ēdo herė qė bėn pyetje dhe kėrkesa pėr kthimin e tyre. Nė Itali lindi profesioni i tė dhėnit borxh para dhe po nė Itali ky profesion u pėrball me ndėshkimin e kishės. Ajo bazohej nė principin qė kush tregton para, tregton kohė, duke iu referuar kohės ndėrmjet dhėnies sė borxhit dhe mbledhjes sė tij, pra kohės gjatė sė cilės maturon interesi. Dhe koha, si pėrkufizim, i pėrket Zotit, sikurse u paraqit dhe nė njė shfaqje nė Firence pėr raportin e artit me paranė. Sido qė tė jetė, i pėrket Zotit apo tregut, ėshtė koha e lėndės sė parė qė na nevojitet mė shumė nė vitin 2012. Sepse nėse pas dhjetė vjetėsh, fėmijėt tanė do tė jenė ende duke paguar interesat e atyre qė po nėnshkruajmė nė sot, kjo do tė thotė se rritja ka marrė fund.

(“Corriere della Sera”)
Solli nė Shqip, Akri Ēipa