Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 4 prej totalit 4

Tema: 10 shtetet mė tė vegjėl nė botė…

  1. #1

    10 shtetet mė tė vegjėl nė botė…

    1.Vatikani: Ėshtė shteti mė i vogėl nė botė pėr sa i pėrket popullsisė dhe sipėrfaqes. Ka afėrsisht 930 banorė por bashkė me turistėt ky numėr arrin nė 1500. Gjendet nė Romė, kryeqytetin e Italisė. Cilėsohet si shteti brenda shtetit. Ėshtė shteti i Qendrės Drejtuese tė Fesė sė Krishterė nė botė. Ėshtė i rrethuar me mure tė larta dhe kamera.


    2.Monako:
    Ėshtė shteti i dytė mė i vogėl dhe i pavarur pas Vatikanit dhe vendi i parė nė botė pėr sa i pėrket dendėsisė sė popullsisė. Kufirin tokėsor e ndan me Francėn dhe pėrbėhet nga Monako e Vjetėr dhe ndėrtesat e ndėrtuara mė vonė. Ka 32 mijė banorė.


    3.Nauru
    : Ėshtė njė shtet ishull i Mikronezisė, i shtrirė nė Oqeanin Paqėsor. Me njė popullsi prej 9 322 banorėsh, Nauru ėshtė vendi i dytė pas Vatikanit pėr popullsinė mė tė ulėt nė botė.


    4.Tuvalu
    : Gjendet nė Oqeanin Paqėsor, pėrbėhet nga 9 ishuj tė vegjėl. Ka njė sipėrfaqe prej 26 km2. Ėshtė shteti me popullsinė mė tė vogėl pjesėtare e Kombeve tė Bashkuara. Rritja e nivelit tė detit pėr shkak tė ngrohjes globale e rrezikon shumė Tuvalun, i cili ėshtė vetėm 5 metėr mbi nivelin e detit. Mendohet seTuvalu do tė pėrmbytet nėse temperaturat globale rriten dhe 1 gradė. Tani pėr tani, populli i Tuvalusė emigron nė Australi dhe nė Zelandėn e re. Ka 12 373 banorė.


    5.San Marino:
    Emri zyrtar ėshtė “Republika Shumė e Qetė eSan Marinos”. Ėshtė njė shtet i gjendur nė njė kodėr tė vogėl tė maleve Apenin nė Gadishullin Apenin nė pjesėn jugore tė Evropės. Ėshtė njė nga pesė mikroshtetet e Evropės me njė popullsi prej 31 918 banorėsh.


    6.Lihtenshtejni:
    Me njė shtrirje 160 km² ėshtė njė nga shtetet mė tė vogla nė botė. Kufijtė janė 76 km tė gjatė. Shtrihet nė mes Zvicrės dhe Austrisė, ka 35 798 banorė.


    7.Ishujt Marshall:
    Ėshtė bashkėsia e ishujve tė shtrirė nė pjesėn veriore tė Oqeanit paqėsor. Nė mes viteve 1946 dhe 1958 SHBA kanė realizuar eksperimente tė bombave nukleare nė ishujtMarshall. Ndėrsa nė vitin 1954 nė afėrsi tė ishullit ėshtė bėrė njė eksperiment i bombės sė hidrogjenit. Fuqia e bombės sė hedhur ishte 1000 herė mė e madhe se e bombave tė hedhura nėHiroshima dhe Nagazaki. Shteti ka njė popullsi prej 61.963 banorėsh.


    8.Saint Kitts dhe Nevis
    : Federata Saint Kitts dheNevis shkurtimisht ėshtė njė shtet nė zonėn e Karaibeve dhe Amerikės Qendrore. Shteti me sipėrfaqe 261 km² ka popullsi prej 42 mijė banorė.


    9.Sejshellėt:
    Shteti ishull i pėrbėrė nga mė shumė se 115 ishuj tė vegjėl shtrihet nė Oqeanin Indian, nė lindje tė Afrikės dhe nė verilindje tė Madagaskarit. Ka 80 654 banorė.


    10.Malta: Shtrihet nė Evropėn Jugore, nė Mesdhe, dhe ėshtė shteti i ishujve nė jug tė Siēilisė. Pėrbėhet nga 3 ishuj tė mėdhenj dhe 2 tė vegjėl. Ishulli mė i madhMalta ka njė sipėrfaqe 237 km2, Gozo 68 km² dhe Komino 2 km². Ka 413 000 banorė.

  2. #2

    Replikė: 10 shtetet mė tė vegjėl nė botė…

    Vatikani

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	ja_vendet_me_te_vogjel_ne_bote.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	328.2 KB
ID:	2910

    Krijimi i Selisė sė Shenjtė daton nė periudhėn e Krishtėrimit tė hershėm shumė pėrpara Vatikanit, i cili u krijua mė 11 shkurt tė vitit 1929.

    Vatikani ka radion dhe stacionet e tij televizive si dhe nje gazetė tė pėrjavshme.

    Ai ka pasaportėn,simbolin dhe monedhėn e vet.

    Vatikani ka njė sipėrfaqe prej 0.44 km2.

    Kopshtet e Vatikanit zėnė mė shumė se gjysmėn e sipėrfaqes sė kėtij shteti.

    Papa banon nė Pallatin Papal, pranė sheshit tė Shėn Pjetrit.

    Vatikanin e vizitojnė mesatarisht 11.000 njerėz nė ditė

    Njė vijė e bardhė mbi asfalt tregon se ku mbaron Roma dhe ku fillon Vatikani.

    Tri vende qė duhen vizituar

    Kapela Sistine

    U deshėn katėr vjet qė tė mbarohej tavani i pikturuar nga Mikelanxheloja.

    Muzeu i Vatikanit

    Kjo ndėrtesė e madhe pėrmban mė shumė se 14.5 km me galeri arti.

    Dhomat e Rafaelit

    Apartamentet private tė Papės Julius II janė pikturuar nga Rafaeli


    Pesė fakte mbi Bazilikėn e Shėn Pjetrit

    Pėr tė ndėrtuar kėtė kishė tė bukur dhe jashtėzakonisht tė madhe u deshėn 122 vjet (1504-1626).

    Ajo mund tė mbajė brenda deri nė 60.000 besimtarė nė tė njėjtėn kohė.

    Gjatėsia e navetės sė kishės ėshtė 218 m.

    Kupola e saj e mahnitshme ėshtė 138 m e lartė dhe diametri i saj ėshtė 42 m.

    Pėr t’u ngjitur deri nė majė tė kupolės duhet tė ngjitėsh 491 shkallare (ka edhe ashensor!)

    Sheshi i Shėn Pjetrit

    Ėshtė njė shesh nė formė ovale i riprojektuar gjatė viteve 1656-1667 nga arkitekti Lorenco Bernini nėn kujdesin e Papės Aleksandėr VII.

    Sheshi pėrmban 140 statuja shenjtorėsh

    Obelisku egjiptian prej mermeri tė kuq nė qendėr tė sheshit u soll nė Romė nė vitin 37 e.r

    Gjatė Mesjetės njerėzit besonin se topi i artė nė majė tė obeliskut mbante hirin e trupit tė Jul Cezarit.

    Nė vitin 2007 , Vatikani u deklarua shteti i parė nė botė qė asnjanėsoi karbonin (sasia e CO2=0), dhe mė 26 nėntor 2008, Salla e Pritjes e Palit VI u mbulua e gjitha me panele diellore.

    Garda Zviceriane

    Truproja private e Papės e njohur si Garda Zviceriane u themelua mė 1505 gjatė drejtimit tė Papės Julius II. Rekrutėt duhet tė jenė meshkuj zvicerianė, katolikė tė pamartuar dhe tė paktėn 1.74 m tė gjatė.

    ATM-ja (bankomati) e Bankės sė Vatikanit i ka udhėzimet nė gjuhėn latine (pėrveē gjuhėve tė tjera). Latinishtja ėshtė gjuha universal e Kishės Katolike.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  3. #3

    Replikė: 10 shtetet mė tė vegjėl nė botė…

    Monako

    Bashkėngjitje 2911

    Monakoja ėshtė shteti me popullsinė mė tė dendur nė botė , ku nė njė sipėrfaqe prej 1.95 km2 jetojnė 33.000 banorė. Krahasuar me ta, 826 banorėt e Vatikanit kanė hapėsira mė tė mėdha ku mund tė lėvizin.

  4. #4

    Replikė: 10 shtetet mė tė vegjėl nė botė…

    Du te them vetem dicka nga eksperienca ime.

    Sheshi San Pietro bashke me baziliken ishin madheshtore, vertete nuk arrin te kuptosh se si dora e njeriut mund te ndertoje gjera te tilla......
    merak me ngeli qe nuk vizitova Kapela Sistine, po ishte rradha ktu e ne durres.
    Atdhetar i perjetshem

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5