Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Disa te verteta per mbreterine

  1. #1

    Disa te verteta per mbreterine

    Nga Dorian Koēi

    Nė shtator tė vitit 1928, njė propozim i deputetėve tė Skraparit nė Parlamentin shqiptar tė Republikės sė parė Shqiptare tė themeluar nė janar 1925, do tė ndryshonte skenėn politike nė vend.

    Propozimi nė thelb, nuk ishte njė propozim i zakonshėm qė do tė bėnte tė mundur iniciativa tė zakonshme parlamentare pėr rishikimin e buxhetit apo pėr orientimin e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė si mund tė kishte rėndom nė ēdo kohė dhe nė tė gjitha parlamentet e botės, por ai do tė pėrfshinte dhe do tė synonte ndryshimin e statusit juridik tė Shqipėrisė. Deputetėt e Skraparit dhe njė grup tjetėr i madh deputetėsh qė i mbėshtetėn pa rezerva, propozuan qė Shqipėria tė kthehej nga republikė, nė mbretėri dhe Presidenti i Republikės, Ahmed Bej Zogolli, tė shpallej mbret i Shqipėrisė me emrin Ahmed Zog I. Nė kėtė mėnyrė, sipas atyre qė bėnė propozimin, por dhe shumė analistėve politikė tė kohės, Shqipėria rikthehej nė normalitet dhe nuk do tė ishte mė njė “dele e zezė” mes shteteve monarkike tė Ballkanit. Idetė qė patėn ardhur dikur nga Amerika nga dy njerėz eklektikė, politikanė dhe shkrimtarė, Fan Noli dhe Faik Konica, pėr themelimin e republikės pas eksperimentimit tė dėshtuar me njė monark europian, nuk kishin hedhur ende rrėnjė nė mentalitetin shqiptar. Nuk kishin mjaftuar pėr kėtė gjė as editorialėt nė gazetėn “Dielli” tė Konicės, as introdukta e Nolit te pėrkthimi i “Jul Qesarit” tė Shekspirit. Kjo gjė kish ndodhur, jo sepse editorialėt nuk ishin tė pėrkryer pėr tė ilustruar idetė e tyre, por sepse pėr fat tė keq tė tyre dhe tė Shqipėrisė, populli shqiptar ishte nė masė tė madhe analfabet dhe as qė lexonte se shkruanin dhe predikonin kėta dy njerėz tė shkolluar.

    Nė mungesė tė leximit, njerėzit preferonin diēka mė tė thjeshtė. Njė bisedė kokė pėr kokė, njė qarje halli, njė kėrcėnim force kur e tepronin me sjelljen e tyre antishtetėrore, njė rrahje shpatullash kur nuk i mundje dot si kundėrshtarė dhe njė afrim posti pėr t’i ngjitur nė sferat e pushtetit dhe tė kontributit tė tyre nė favor tė Shqipėrisė. Pėr tė arritur kėtė gjė, qė nė Shqipėri ishte arti i tė qeverisurit tė kohės, nuk ishte e nevojshme doktoraturė nė Harvard si Konica apo studime tė thelluara nė gjuhė tė ndryshme si Noli, por vullneti dhe kėmbėngulja e njė njeriu qė nė shkurtimin e vet nga Zogoll nė Zog po shėnjonte dhe ndryshimin e Shqipėrisė. Mbretėria e re shqiptare qė u krijua pėrkundrejt toneve tallėse tė kėngės sė “Salep Sulltanit” tė Nolit, krijoi ndėrgjegjen shtetėrore aq tė nevojshme ndėr shqiptarė, u kujtoi fqinjėve se mbreti ishte i gjithė shqiptarėve dhe pėrtej kufirit dhe me politikat nxitėse drejt dijes dhe pėrparimit po nxiste zemrat djaloshare pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Kosto e lartė pėr tė arritur kėtė gjė? Pa diskutim qė ky debat ėshtė nga mė tė qenėsishmit qė mund tė shtrohet nė historinė e Shqipėrisė. Asnjė mbretėri nė Ballkan nuk kish mundur qė tė qeveriste e qetė pa turbullime sociale. Aq mė tepėr kjo gjė nuk mund tė pritej nė Shqipėri, ku legjitimitetin e skeptrit tė bekuar nga Europa e pat humbur njė monark i huaj dhe tashmė kėrkonte ta fitonte njė njeri, familja e tė cilit s’kishte as mė shumė dhe as mė pak se tė gjitha familjet e tjera tė mėdha shqiptare. Madje disa nga kėto tė fundit kishin kontribuar edhe nė qeverisjen e hapėsirave tė mėdha perandorake, ndėrsa ajo e Zogollėve kish qeverisur vetėm krahinėn e vet problematike. Vetė njeriu qė po pretendonte fronin mbretėror disa nivele edukimi i kishte kaluar nė oborrin e Sulltan Abdyl-Hamidit, njė oborr oriental, ku tradita politike rrėfente se shpeshherė qė sė bashku me fermanin e emėrimit si pasha mund tė merrje dhe bujurdinė e prerjes sė kokės si rebel dhe kundėrshtues i Padishahut. Nė kėtė kontekst, ashtu si dėshmon nė kujtimet e veta bashkėkohėsi dhe kundėrshtari i tij politik Sejfi Vllamasi, politikani Ahmet Zogolli do tė ishte njė mjeshtėr i kulimave, duke bėrė punė tė ndyra me duar tė pastra, pa lėnė asnjė gjurmė. Vrasjet politike tė Avni Rustemit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinės sado qė u mbuluan si vrasje me motive personale tė vrasėsve, nuk mundėn t’i shpėtojnė gjyqit tė kohės dhe tė historisė. Ato janė klasifikuar tashmė si vrasje politike dhe besoj se nuk bėjnė krenar as edhe njė mbėshtetės tė monarkisė. Gjithsesi, kohėt e turbullta tė viteve ‘30 me pėrplasjet e forta ideologjike nuk mund tė zbehin shkėlqimin e njė pėrpjekje tė mirė pėr tė bėrė Shqipėrinė, aq mė tepėr kur kjo pėrpjekje u transmetua si njė vlerė e patjetėrsueshme nė familjen mbretėrore. Paaftėsia pėr tė bėrė mė tė mirėn e mundshme nuk mund tė konsiderohet si tradhti me qėllim. Njėmbėdhjetė vjet mė vonė, pasi Shqipėria ishte shpallur mbretėri dhe dy ditė mė parė se agresorėt fashistė tė rrėnonin pavarėsinė e Shqipėrisė, lindi Princ Leka qė nė ditė mė tė qeta pėr Shqipėrinė do tė kishte sjellė fat mė tė madh vendit. Por jo gjithmonė qeniet njerėzore mund tė kontrollojnė fatin e tyre, e aq mė tepėr kur goditjet e pabesa vijnė nė ēaste kritike. Nė shėnimet e veta nė ditarin personal, Konti Ciano, arkitekti i pushtimit italian tė Shqipėrisė dhe dhėndri i Musolinit, shėnon gjithė cinizėm se rezistenca shqiptare mund tė jetė mė e dobėt, pasi pritet qė mbretėresha tė lindė. Zgjedhja e datės sė pushtimit u bė edhe nė varėsi tė lindjes sė princit trashėgimtar, duke dashur qė ta vinin monarkun shqiptar nė njė pozicion tė vėshtirė. Dhe ia arritėn qėllimit duke rrėnuar pavarėsinė shqiptare dhe duke bėrė tė mundur edhe mėrgimin e gjatė tė familjes mbretėrore nėpėr botė. Pėr fat tė keq mbreti ra nė fatalitetin e njerėzve tė zakonshėm dhe nuk mundi tė ngrihej mbi ta pėr tė luajtur rolin si sovran i njė vendi qė po pushtohej. Midis familjes sė vet personale dhe familjes sė madhe qė pėrbente interesat kombėtare, zgjodhi kėtė tė parėn. Nė momentet e fundit u largua drejt Greqisė pa bėrė rezistencė dhe me arkat e thesarit shtetėror me vete. Pushtimi nė fakt, kėmbėngulin shumė historianė, ishte njė kronikė e njė akti tė paralajmėruar qė nė vitin e largėt 1926, kur ishte nėnshkruar Pakti i parė i Tiranės dhe ishin marrė huat e mėdha, njė pjesė e tė cilave pėr fat tė keq kishin kaluar nė xhepat e familjes mbretėrore. Ciano, sėrish pėr sytė e opinionit botėror, deklaroi se pavarėsisht kontradiktave me mbretin Zog dhe regjimin e tij, mund t’i jepnin strehim Mbretėreshės Geraldinė qė ishte lehonė. Cinizėm alla europian i klasit tė parė!

    Por nėse ishte e kuptueshme qė fashistėt italianė tė ushtronin me politikėn e tyre njė cinizėm tė hapur, kjo gjė ishte e patolerueshme pėr demokracitė europiane. Gjithandej ku shkoi familja mbretėrore edhe pse e njohur si e tillė nga tė gjitha ambasadat e tė gjitha fuqive tė mėdha nė Tiranė nė vitin 1928, u gjend para njė realiteti tė trishtė, ku ky status iu vu nė dyshim. Nė fillim shteti grek qė s’kish pasur as fuqinė qė tė protestonte se pse mbreti Zog i kish vėnė emrin princit tė tij trashėgimtar Leka, njė revokim i emrit tė Aleksandėrit tė Madh, i uroi njė mirėseardhje tė thatė dhe pastaj vazhdimisht bėnte fjalė pėr largim tė tij tė frikėsuar nga presioni italian. Pas njė rrugėtimi tė gjatė nėpėr Europė, familja mbretėrore do tė arrinte nė ishullin britanik, atdheun e monarkisė. Mirėpo gjėrat nuk do tė ecnin vaj, sa pėr faj tė koniunkturave politike qė se dėshironin mė mbretin Zog nėpėr kėmbė po aq dhe pėr sjelljen e treguar mė 7 prill, ku ishte larguar pa bėrė njė rezistencė qė do tė shkundte Europėn nga alergjia qė kish pėr problemet shqiptare. Vetėm 4 vjet mė parė Etiopia, njė vend afrikan, kishte bėrė njė qėndresė tė admirueshme ndaj Italisė fashiste, ndėrsa vendi i shqiponjave ishte dorėzuar pa cak, pa bam tė hynte vetė nė kafazin e robėrisė. Ishte kjo klimė politike qė reflektonte te Kryeministri anglez i kohės, Winston Churcill, qė nuk pranoi ta priste asnjėherė nė audiencė mbretin e Shqipėrisė, sepse kish hall se mos i mėrziteshin monarkėt grekė, vendin e tė cilėve e donte ta kishte nėn influencėn e Anglisė, por dhe grupet politike nė Shqipėri qė po bėnin rezistencėn ndaj fuqive tė boshtit. Ndaj ai gjente njė mijė e njė mėnyra pėr tė mos e pritur apo bėnte dhe komente cinike rreth tij, por mbreti nuk “mėrzitej” dhe vazhdonte me ngulm tė mbante kontakte me diplomacinė angleze, sepse e dinte qė prej andej do tė vendosej edhe fati i Shqipėrisė.



    Vijon...
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Disa te verteta per mbreterine

    Mirėpo nė gjithė kėtė pėrpjekje qė mbreti bėnte sa pėr vendin e vet po aq edhe pėr fatin e familjes mbretėrore dhe rikthimin nė Shqipėri, harronte dhe nuk reflektonte se mos rezistenca e tij e kish zhytur vendin e pambrojtur shqiptar nė arenėn diplomatike nė njė kaos diplomatik pėr sa i pėrket statusit tė vet. Asnjė nuk e njihte Shqipėrinė si vend tė pushtuar, pėr shkak se vendi ishte pushtuar para datės zyrtare tė fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, pjesa mė e besuar e elitės sė vendit i kish afruar kurorėn familjes mbretėrore italiane vetėm 5 ditė pas pushtimit tė vendit dhe prej kėndej kishin lindur ndėrlikime juridike qė s’kanė marrė fund as sot me hyrjen nė luftė tė qeverisė kukull shqiptare pėrkrah Italisė fashiste jo vetėm kundrejt Greqisė, por dhe shteteve tė tjera perėndimore. Asnjė nuk e di sesi do tė kish reflektuar mbreti Zog nėse do tė ishte kthyer nė pushtet nė Shqipėri pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. A do tė kish pėrqafuar parimet e demokracisė liberale qė e kish shkelur me kėmbė nė marshimin e tij tė vrullshėm nga Beogradi nė vitin e largėt 1924? A e kish pasur shumė seriozisht kur i kish propozuar Fan Nolit pėr t’u rikthyer nė qeverisje apo pasi tė merrte pushtetin liberalėt do tė kishin fatin e qeverisė sė Mehdi Frashėrit dhe akoma mė keq tė Ismet Totos tė varur? A do tė hiqte dorė nga qeverisja nėpėrmjet hijes sė Lalės sė vet Abdurrahman Krosit apo do tė pėrqafonte parime moderne tė qeverisjes? Tė gjitha pyetjet janė tė hapura dhe vetėm pėr njė gjė qė mund tė jemi tė sigurt, se nė emigracion ai u pėrpoq pėr bashkimin e emigracionit shqiptar dhe do tė ndėrmerrte akte si kur do t’i shkruante Asamblesė sė OKB-sė pėr ta pranuar Shqipėrinė si vend anėtar, edhe pse vendi udhėhiqej nga kundėrshtarėt e tij ideologjikė qė e kishin ndaluar ardhjen, konfiskuar pasurinė dhe i kishin shkatėrruar varrin e sė ėmės! Ndoshta nė mplakje tė jetės sė vet dėshironte tė jepte sinjale tė jetės institucionale aq tė nevojshme pėr tė gjitha kohėt pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.Kjo pėrgjegjėsi institucionale, qė vetė ai e kish themeluar gjatė mbretėrisė sė tij qė nga hartimi i statuteve ligjorė deri te jeta administrative e shtetit shqiptar, i mungon kaq shumė Shqipėrisė sė sotme. I biri i tij, Leka, pretendenti pėr fron qė tashmė pushon nė varrezat e Sharrės, i pėrcjellė me nderime, por jo pa komente keqdashėse, sa ishte gjallė nuk i dha shkas asnjė njeriu qė tė fliste qoftė dhe njė fjalė tė keqe pėr papėrgjeshmėri institucionale. I kthyer pas 58 vjetėsh nė atdhe provoi tė testonte vullnetin e popullit shqiptar pėr rivendosjen e monarkisė dhe pavarėsisht faktit qė votimi u krye nė vitin e mbrapshtė 1997, ku armėt ishin sheshit, i zėnė nė kurth mes intrigave tė politikės shqiptare ku asnjėra palė nuk e deshi, pranoi verdiktin qė doli nga to. Me dashurinė e pafundme pėr trojet shqiptare jashtė kufirit, buzėqeshjen dhe njė cigare nė buzė do tė mbahet mend si njeriu qė braktisi ēdo gjė jashtė pėr tė ardhur dhe vdekur nė vendin e vet. I nipi i Ahmet Zogut, Leka II, ėshtė njė nėpunės i zakonshėm i shtetit shqiptar, i fejuar me njė vajzė jo me gjak blu, qė jeton njė jetė normale si qytetar i Republikės sė Shqipėrisė. Mesa duket i shkon pėr mbarė mė tepėr ky status qė paradoksalisht e ka origjinėn nga gjyshi i tij, qė pėrveēse themeluesi i monarkisė, ishte edhe themeluesi i Republikės sė parė Shqiptare mė 1925-n. I ēuditshėm pėr njė historian ky fakt, por jo pėr njė vend si Shqipėria, ku historia e “Hirushes” qė fle nė njė shtėpi tė thjeshtė dhe tė nesėrmen zgjohet nė pallat, ėshtė njė nga historitė mė tė treguara. Viti tjetėr shėnon njėqindvjetorin e pavarėsisė dhe memoriali i familjes mbretėrore nuk do tė jetė i plotė pa eshtrat e mbretit Zog. Ky vend ka mbajtur eshtra tė tėrė pushtuesish qė kaluan nė gjithė kėto epoka historike, por do tė ndihet i paplotė nėse nuk ka mes tij atė qė e ngriti nė piedestal, por dhe rrėzoi, gjithmonė pa vėnė nė dyshim thėnien se pushtetet dhe mbretėrimet janė si jetėt njerėzore me oshilacione, tė pėrpjeta dhe tė tatėpjeta, por pėrherė tė dashuruara ndaj vendit ku jetojnė.
    Gazeta "Shqip"

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5