Kliko pėr version me te madh

Emri:	1324657794flamurtari-teuta.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	18.6 KB
ID:	2898
Superliga shqiptare ka zhvilluar ndeshjet e fundit pėr vitin 2011.Nga skuadrat e mėdha asnjėra nuk ka arritur tė fitojė. Sfidat janė luajtur nėn shenjėn “X”, teksa fitore kanė arritur vetėm Tomori ndaj Apolonisė dhe Shkumbini me Vllazninė. Po ashtu, golat e shėnuar kanė qenė tė paktė, ē’ka tregon se njė pjesė e madhe e lojtarėve duken tashmė me mendjen te pushimet. Por, ēudia mė e madhe ka qenė ndalesa nė shtėpi e Teutės, pėrballė Kastriotit. Durrsakėt, qė deri mė tani kanė patur njė ecuri tė frikshme, nuk kanė shkuar mė shumė se njė barazim 1-1 ndaj krutanėve. Edhe pse kaluan shumė shpejt nė avantazh, Kastrioti nuk u dorėzua dhe nė pjesėn e dytė e ēoi ndeshjen nė barazim. Pėr skuadrėn e Hasan Likės realizoi Pepa pas vetėm 10 minutash, ndėrkohė qė pėr miqtė barazoi Turdiu. Deri nė fund, vendasit nuk e shėnuan dot golin e fitores, megjithė pėrpjekjet. Hapi fals i Teutės nuk u shfrytėzua nga Tirana, qė mė herėt pati barazuar pa gola ndaj Kamzės. Miniderbi i kryeqytetit nuk ka dhuruar fitues, ndėrsa Tirana ka treguar problemet e zakonshme tė kėtij sezoni, me finalizimet e pakta. Rezultati i lė bardheblutė nė vendin e dytė, me 5 pikė larg Teutės kryesuese. Por, ai i jep shansin Skėnderbeut qė tė afrohet me njė pikė, pėr shkak se ka njė ndeshje mė shumė pėr tė luajtur, ndaj Pogradecit mė 8 shkurt nė shtėpi. Tirana ka aktualisht 27 pikė, ndėrsa korēarėt 23, gjė qė tregon se beteja pėr titullin nuk do tė ketė vetėm dy skuadra, pasi edhe Skėnderbeu ėshtė shumė pranė.
Nė sfidat e tjera, spikat barazimi pa gola i Flamurtarit, pėrballė Laēit. Kjo sfidė ishte idealja pėr vlonjatėt qė tė merrnin njė fitore nė transfertė, por edhe kėtė herė gjithēka ka qenė e kotė. Ata nuk kanė mundur tė gjejnė dot rrugėn e rrjetės, duke mbetur mbrapa jo vetėm nė betejėn pėr titullin, por edhe pėr Kupat e Evropės. Edhe pse fitoi 5-0 ditėn e shtunė, ekipi vlonjat tregoi fytyrėn e tij tė zakonshme kėtė edicion nė ndeshjet nė transfertė, duke mos fituar dot.
Ndėrkohė, Vllaznia ėshtė mundur 2-1 nė Peqin, nga Shkumbini. Ekipi shkodran ka pėsuar njė tjetėr humbje nėn drejtimin e Rudi Vatės, ndonėse nė vitet e fundit ajo ėshtė mundur rregullisht nė Peqin. Roland Dervishi me penallti kaloi peqinasit nė avantazh nė minutėn e 18-tė, ndėrkohė qė vetėm 5 minuta mė pas ishte Hasani ai qė barazoi shifrat. Nė pjesėn e dytė, peqinasit kėrkuan me ngulm fitoren dhe e gjetėn atė vetėm nė 10 minutėshin e fundit, kur Dervishi realizoi edhe golin tjetėr. Pas ndeshjeve tė djeshme, Superliga do tė ndėrpritet tashmė pėr njė muaj pėr tė rinisur nė fund tė janarit. Pas njė jave nė Shqipėri do tė nisė zyrtarisht merkatoja e dimrit, qė edhe kėtė vit pritet tė shoqėrohet me lėvizje tė shumta.
Apolonia ka pėsuar njė tjetėr humbje shokuese nė kampionat, kėtė herė ndaj njė rivali direkt si Tomori. Skuadra fierake ėshtė mundur 2-0 nė transfertė, nė njė ndeshje nervash. Bakiu zhbllokoi shifrat nė fundin e pjesės sė parė, ndėrsa 6 minuta para fundit ishte Shameti qė mbylli llogaritė. Fierakėt mbetėn me 10 vetė nė pjesėn e dytė, pas kartonit tė kuq tė Ndonit. Ndėrkohė, Dinamo ka dalė mbi sipėrfaqe pas barazimit 1-1 me Bylisin. Blutė kanė tashmė 1 pikė dhe ndodhen 10 pikė larg zonės sė rėnies direkt.

Rezultatet jane keto:

Tomori-Apolonia 2-0
Dinamo-Bylis 1-1
Kamza-Tirana 0-0
Laēi-Flamurtari 0-0
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Teuta–Kastrioti 1-1
Skėnderbeu-Pogradeci (Ndeshje e shtyrė)

Klasifikimi eshte ky:

Teuta 32
Tirana 27
Skėnderbeu 23
Kastrioti 23
Flamurtari 22
Bylis 18
Shkumbini 18
Vllaznia 17
Kamza 14
Pogradeci 13
Laēi 11
Tomori 11
Apolonia 8
Dinamo 1