TIRANĖ- Edicioni i 50-tė i Festivalit tė Kėngės nė RTSH startoi mbrėmė me natėn e parė tė tij. Janė 28 kėngė qė do tė konkurrojnė pėr ēmimin e parė tė festivalit e mė pas pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Festivalin Europian. Gjatė natės sė parė u ngjitėn nė skenė 14 kėngėt e para, prej tė cilave 10 do tė shkojnė nė finalen e 29 dhjetorit. Ata janė Gerta Mahmutaj, Bashkim Alibali, Samanta Karavello, Endri dhe Stefi Prifti, Rona Nishliu, Rudina Delia, Marjeta Billo, Hercina Matmuja, Altin Goci, Elton Deda.
Kėngėt pėrzgjidhen nga njė juri e pėrbėrė nga 7 personalitete tė fushės sė muzikės, por jo vetėm. Juria e kėtij viti pėrbėhet nga Zhani Ciko, Zana Shuteriqi, Edmond Xhani, Aldo Shllaku, Ndriēim Xhepa, Redon Makashi dhe Robert Rakipllari.
Nė natėn finale votimi i tyre do tė jetė i drejtpėrdrejtė, ēka ua shton mė tepėr pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjet e tyre.
Kėtė vit drejtimin e festivalit e ka marrė nė dorė Martin Leka, regjinė Osman Mula, skenarin Pandi Laēo e Edlira Birko, ndėrsa prezantimin Hygerta Sako, Kreshnik Xhelilaj dhe Enkelejda Zeko.
Gjatė netėve nuk do tė mungojnė edhe tė ftuarit e huaj, me tė cilėt do tė ndahet gėzimi i njė jubileu. Pėrveē qė ky edicion pėrkon me 50-vjetorin e Festivalit tė RTSH-sė, ēka do tė thotė njė udhėtim i gjatė nė rrugėn e kėngės, ai do tė mbahet mend edhe pėr kthimin nė traditėn e dikurshme, atė tė interpretimit live, por kuptohet me njė teknologji shumė mė tė avancuar se dikur.
Orkestrės sė RTSH-sė, e cila ka qenė gjithnjė live, i ėshtė shtuar edhe njė bandė muzikore, nėn drejtimin e Shpėtim Saraēit, qė kėtė vit ėshtė edhe drejtori artistik i festivalit.
Qė nga kėngėtari, tek baza orkestrale, tek harqet gjithēka do tė zhvillohet drejtpėrdrejt nga skena e Pallatit tė Kongreseve dhe nė ekranin e RTSH-sė.
Si nje edicion jubilar, Festivali i Kengės nė Radiotelevizionin Shqiptar do tė mbahet kėtė vit nė 4 netė, 26, 27, 28 dhe 29 Dhjetor. Nata e parė dhe e dytė janė neta konkurrimi tė 28 kėngėve pretendente, ndėrkohe qe nata e trete do te jete nje retrospektive me kėngėt mė tė mira tė 50 edicioneve qė do tė rivijnė nė skenen e tij.
Data 29 dhjetor do tė shėnojė finalen e madhe ku mė tė mirėt e ketij edicioni do tė sfidojnė njeri- tjetrin pėr ēmimin e madh, i cili automatikisht ju jep tė drejtėn e pjesėmarrjes ne Festivalin e Eurosong, qė do tė zhvillohet nė Azerbajxhan.
(BalkanWeb)



Pėrgjigju me citim