Kliko pėr version me te madh

Emri:	1201179845-albania-flag.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	5.1 KB
ID:	2880Kliko pėr version me te madh

Emri:	0,,15624209_1,00.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	5.0 KB
ID:	2881


Askush nuk donte ta shikonte diplomėn e Artan Pojanit kur erdhi nė Gjermani nė vitin 1991. Sot ai ėshtė pronar i njė firme qė instalon pishina nė tė gjithė Gjermaninė dhe mban tė punėsuar 25 punėtorė.

Artan Pojani qesh kur kujton fillimet e tij nė Gjermani nė vitin 1991 kur ai sė bashku me tė shoqen shtatzėnė u regjistruan si azilkėrkues nė Coburg. «E para gjė qė bleva ishin njė biēikletė e njė kollare dhe dilja ēdo ditė tė kėrkoja punė nėpėr firmat kėtu pėrreth». Inxhinieri asokohe 26 vjeēar kishte punuar mė parė nė Ndėrmarrjen e Montimeve Industriale nė Laē dhe shpresonte qė me kualifikimin dhe pėrvojėn e punės do tė arrinte tė gjente njė vend tė pėrshtatshėm nė qytetin bavarez, por mė kot: «Shumica ma pėrplasnin derėn mbas fytyrės sa dėgjonin qė vija nga Shqipėria», rrėfen i ulur nė kėndin e pritjes sė zyrės sė tij nė Coburg.

Pas disa muajsh ecejakesh tė pasuksesshme i vjen nė mendje ta ndryshojė taktikėn: «Thashė qė jam montator e kėshtu u punėsova nė njė firmė qė instalonte pishina.» Aty vazhdon deri nė vitin 1999 kur sipėrmarrja falimenton. Nė atė moment Pojani ishte ngritur deri nė pozitėn e kryeinxhinierit: «E njihja profesionin, i njihja klientėt dhe kisha shumė kolegė qė kishin mbetur pa punė, kėshtu qė mendova tė bėhem sipėrmarrės i pavarur.» Dy vjet mė vonė lindi Powatec-u, qė sot ka rreth 25 tė punėsuar, gjysma e tė cilėve janė ish-kolegėt e vjetėr.

Kliko pėr version me te madh

Emri:	0,,15624207_1,00.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	4.9 KB
ID:	2882
Protestė ndaj burokracisė gjermane

Para ndėrtesės njėkatėshe valon flamuri shqiptar. Atdhedashuri romantike mėrgimtari? «Flamurin e kam vėnė, sepse unė jam shqiptar, me pashaportė shqiptare», thotė Artan Pojani. Vallė tė mos jetė tunduar pėr njė pasaportė gjermane? «Edhe jam tunduar, sidomos kur mė ėshtė dashur tė marrė viza pėr tė udhėtuar nė vende tė tjera, por kjo ėshtė njė formė proteste karshi qeverisė gjermane. Nė momentin qė unė erdha nė Gjermani burokracia gjermane mė krijoi tė gjitha barrierat e mundshme pėr tė mos mė lejuar tė futem nė kėtė shoqėri. Tani qė arrita tė bėj diēka erdhėn e mė kėrkuan tė bėhem shtetas gjerman. Unė ky kam qenė edhe mė parė. E tani unė dua tė mbaj identitetin tim,» - rrėfen Pojani.

Pojani nuk ėshtė i vetėm me qėndrimin e tij tė pakėnaqur ndaj politikės integruese tė Gjermanisė. Qeveria gjermane i ka pranuar prej kohėsh mangėsitė nė kėtė drejtim dhe ka futur njė sėrė ligjesh pėr lehtėsimin e integrimit tė huajve nė shoqėri.
Kliko pėr version me te madh

Emri:	0,,15624203_1,00.jpg
Heret qė ėshtė pare:	1
Madhesia:	4.2 KB
ID:	2883

Pėr Pojanin kėto erdhėn vonė, por ai ndėrkohė ka filluar edhe tė shikojė anėt e mira tė kėsaj pozite tė veēantė. Nė festėn e dhjetėvjetorit tė Powatec-ut kryetari i bashkisė sė qytetit do tė vinte personalisht pėr ta lavdėruar sipėrmarrėsin pėr «integrimin e tij shembullor nė shoqėrinė gjermane». «Tė qenit shqiptar m'i ngre vlerat. Ėshtė reklamė falas», thotė biznesmeni, shumica e klientėve tė cilit janė nga sektori publik. Powatec-u ka ndėrtuar instaluar pishina nė shumė qytete tė Gjermanisė, si edhe disa nė Rusi, Austri e Shqipėri. "Ėshtė njė biznes qė nuk ka luhatje pėr shkak tė koniunkturės, sepse pishinat nė Gjermani janė pjesė e vetėkuptueshme e kohės sė lirė”, thotė e Etleva e shoqja, gjithashtu inxhiniere e diplomuar nė Tiranė.

I lidhur me Shqipėrinė

Artan Pojani vetė ka vite qė nuk ka bėrė not nė pishinė. Dita e tij e punės fillon nė mėngjes herėt e pėrfundon nė mbrėmje vonė, shtatė ditė nė javė. «Nuk ėshtė paraja ajo qė tė mban nė punė, por ėshtė pėrgjegjėsia morale dhe sociale qė ke edhe pėr punonjėsit», thotė babai i dy fėmijėve. Koha e lirė dhe dėfrimi mbeten pėr nė Shqipėri kur ai sė bashku me familjen kalojnė festat e fundvitit dhe pushimet e verės. «Aty jeta ėshtė mė e rrėmujshme, ka mė shumė aktivitete, darka, mbrėmje, klube.» Por Pojani e njeh Shqipėrinė edhe si investitor. Ndryshe nga ē'propagandohet nga zyrtarėt qė vijnė nė Gjermani pėr tė joshur investitorėt e huaj, ai mendon se investimet nė Shqipėri nuk dalin mė tė lira se nė Gjermani: “Fitimi nė Shqipėri mund tė jetė mė i madh, por vetėm pėr shkak tė ekonomisė joformale. Nga ana tjetėr mungon siguria e investimit. Kjo fillon qė me truallin qė nuk i dihet pronari”, thotė biznesmeni shqiptar.

E megjithatė atij nuk i pėlqen tė ankohet pėr Shqipėrinė: “Nuk dua tė bie nė sėmundjen e zakonshme tė emigracionit e tė shaj ēdo gjė qė ka nė Shqipėri: Unė aty kam le e jam rritė, jam ambientuar me tė kėqijat dhe tė mirat”. Ai shikon optimist nė tė ardhmen dhe ruan njė ėndėrr. Tė ndėrtojė nė Shqipėri njė pishinė tė madhe pėr tė kaluar kohėn e lirė, me sauna, banja me avull dhe lojėra pėr fėmijė.
Nga: Anila Shuka