Pema e Krishtlindjeve eshte nje peme e dekoruar konifere (halore)me gjelberim te perhershem,natyrale ose artificiale ,dhe nje tradite e lidhur me festimin e Krishtlindjeve. Pema e Krishtlindjeve mund te vendoset ne shtepi ose edhe ne ambient te hapur. Mund te zbukurohet me drita Krishtlindjesh(qirinj origjinale) apo stoli te ndryshme. Nje engjell ose nje yll zakonisht vendoset ne maje te pemes duke perfaqesuar keshtu mikepritjen e engjejve ose te Yllit te it qe nga lindja e Krishtit.Tradita e dekorimit te nje peme halore (me gjelberim te perhershem) per ka nisur ne Livonia dhe Gjermani ne shekullin e 16.
Origjina e pemes se Krishtlindjeve eshte jo shume e qarte per shkak gojedhenave te ndryshme apo kenge te ndryshme te kultures Europiane. Per shembull,sipas dijeve te krishtera, pema e krishtlindjeve eshte lidhur me Shen Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Nje here gjate jetes se tij Shen Boniface (672-754) preu pemen e Thor ne menyre qe te hidhte poshte legjitimitetin e perendive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shen Boniface pa nje peme bredhi te mbinte ne rrenjet e lisit te vjeter. Duke mare kete si nje shenje te besimit te krishter ai tha : "le te jete Krishti ne qender te familjeve tuaja" duke perdorur drurin e bredhit si nje simbol te krishterimit
Tradita e pemes se Krishtlindjeve ashtu si njihet ditet e sotme eshte mjaft e re. Ajo u vendos nga Martin Luther si nje homolog protestant i skenes Katolike te lindjes se Krishtit.Luther vendosi pemen e Krishtlindjeve si nje simbol te "pema e jetes" ne kopshtin e Edenit.
Zakoni i ngritjes se pemes se Krishtlindjeve mund te gjurmohet historikisht ne shekullin e 15 ne Livonia (sot Estoni dhe Letoni) ne shekullin e 16 ne Gjermanine veriore. Sipas dokumentave perdorimet e para te pemes se Krishtlindjeve datojne ne Estoni ne 1441, 1442 dhe 1514 ne "Vllazerine e Kokzinjve" ti cilet ngriten nje peme per pushimet ne shtepine e tyre te vllazerise ne Reval (tani Talin). Ne naten e fundit te festimeve, pema u dergua ne sheshin e qytetit ku pjestaret e vllazerise kercyen rreth pemes. Ne 1584 pastori dhe kronisti Balthasar Russowshkroi nje tradite te konsoliduar per ngritjen e nje bredhi te dekoruar ne sheshin e tregut, ku te rinjte, shkonin me "nje tufe me vasha e gra, fillimisht duke kercyre e kenduar e me pas ndizeshin dritat e pemes". Ne kete periudhe shoqerite e ndryshme filluan ngritjen e pemeve te zbukuruara ne hollet apo portat e tyre. Ingeborg Weber-Kellermann (profesor ne Marburg i etnologjise) gjeti nje kronike te shoqerise Bremen,shoqeri e viteve 1570 e cila raporton se si nje peme e vogel ishte zbukuruar me molle,arra, lule letre.
Ne fillimet e shekullit te 18, perdorimi i pemes se krishtlindjeve u be tradite ne qytezat e Rhineland-it te siperm, por nuk ishte shperndare akoma neper zonat rurale. Pema e krishtlindjeve qendroi si tradite per nje periudhe relativisht te gjate ne Rhineland-in e siperm. Po ashtu si krishtlindjet, pema e krishtlindjeve u detyrua te pranohej nga Kisha Katolike e Romes sepse ajo nuk mund te ndalonte perdorimin e saj.
Tradita u perplas ne Kanada ne dimer te vitit 1781 nga ushtaret Brunswick te posicionuar ne provincen e Quebec-ut per te ruajtur kolonine nga sulmet e amerikaneve.
Ne fillim te shekullit pasardhes, shekullit te 19, zakoni i pemes per periudhen e krishtlindjeve u be e njohur midis aristokrateve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbreterore deri ne Rusi.Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemen e krishtlindjeve ne Viene ne vitin 1816, dhe zakoni u perhap ne te gjithe Austrine per pak vite. Ne France pema e krishtlindjeve e pare u paraqit nga dukesa d'Orlčans.
Ne Britani, pema e krishtlindjeve paraqit fillimisht ne familjen mbreterore ne fillim te shekullit te 19 dhe me pas, nga nje postim ne gazete te mbretereshes Victoria ne moshen 13-vjecare, tradita filloi te perhapej ne te gjithe vendin pak nga pak. Ajo shkruante se per krishtlindje, pas darkes familja mblidhej te salloni ku priteshin miqt. Aty ndodheshin dy tavolina te rrumbullakta dhe mbi to qendronin 2 pema te medha te zbukuruara me drita dhe embelsira. Poshte, perreth tyre qendronin dhuratat. Pas marteses se saj me kushuririn gjerman Princin Albert, ne 1841 ky zakon u be akoma me i perhapur ne Britani.
Nje gdhendje ne dru te familjes mbreterore qe qendronin prane pemes mbremjen e krishtlindjes u kopjua nga amerikanet ne vitin 1850.Godey, i cili kopjoi gdhendjen, e kopjoi ate ekzaktesisht sic ishte pervec kurores se mbretereshes dhe mjekres se Princit Albert. Nje foto, ripublikim i gdhendjes se Godey-t u shpernda shpejt neper vend. Ne 1860 u be nje kopje tjeter, dhe deri ne 1870 te gjithe amerikanet e kishin tradite tashme pemen e krishtlindjeve.
Edhe pse sipas fakteve zyrtare pema e krishlindjeve ka mberritur ne Amerike ne shekullin e 19, ne disa vende qe kane pasur lidhje me Gjermanine thuhet se pema e krishlindjeve ka shkuar me perpara ne Amerike. Nje nga datat e para kur supozohet te jete bere pema e vitit te ri ne amerike eshte viti 1777.
Shume qytete dyqane apo qendra te ndryshme vendosin ne ambejntet e tyre nje peme publike si Rich's Great Tree ne Atlanta ,pema e krishtlindjeve The rockfeller Center ne New York. Pergjate 1970-1980 pema e krishtlindjeve me e madhe ne bote vendosej cdo vit ne pronesine e The National Enquirer, Florida. Kjo tradite u kthye ne nje nga ngjarjet me te medha e spektakolare ne historine e Florida-s veriore.
Tradita boterore e vendosjes se pemes se krishlindjeve dhe ketyre festimeve e bejne kete periudhe te vitit madheshtore duke marre parasysh edhe konkurimet per madhesine e pemes apo pemen me te bukur ne nivel boteror.Ndezja e dritave shpesh shoqerohet me ceremoni.



Pėrgjigju me citim