Kliko pėr version me te madh

Emri:	dhurate_mamit.jpg
Heret qė ėshtė pare:	4
Madhesia:	12.1 KB
ID:	2864

Sipas njė sondazhi europian, gjashtė veta nė dhjetė nuk heqin dorė nga dhurata pėr prindėrit, e sidomos nėnėn, duke e kaluar gruan apo shoqen nė vend tė dytė. Nėna mbetet nėnė, sidomos nė Krishtlindje. Nėse nė fakt, gjatė vitit mund tė ndodhė qė tė harrosh ndonjė festė tė rėndėsishme tė saj, pėr Krishtlindje ėshtė rreptėsishtė e ndaluar tė gabosh: 6 europianė nė dhjetė nuk kanė asnjė dyshim se nėnat qėndrojnė tė parat nė listė pėr sa u pėrket festave tė fundvitit. Sondazhi ka pyetur mė shumė se 1500 meshkuj tė moshės nga 25 deri nė 55 vjeē mbi raportet e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve dhe listės se kujt mund t’i pėrkisnin kėto dhurata.

Por cilat janė dhuratat drejt tė cilave orientohen ata gjatė fetave? Nė vend tė parė qėndrojnė objektet pėr shtėpinė (56%), pas tė cilave vijnė veshjet (48%) dhe produktet e reja hi-tech (37%). Por, nėse pėr sa i pėrket dhuratave idetė janė tė qarta, si mund tė shpjegohet prioritetit i nėnave nė krahasim me tė dashurat, tė fejuarat apo bashkėshortet? Pėr shumė meshkuj qė nė moshėn 30-40 vjeē jetojnė ende me familjen, dhurata ėshtė ēėshtje jete a vdekjeje. Tė paktėn kėshtu mendojnė 61 pėr qind e tyre.

Pėr tė tjerė (beqarėt 35 deri nė 50 vjeē qė prej kohėsh jetojnė vetėm, larg shtėpisė), qėllimi ėshtė qė t’i bėjnė tė lumtura tė gjitha gratė e jetės sė tyre, pėrfshi kėtu edhe nėnėn (58%). Pastaj janė edhe ata qė presin momentin fundit pėr tė blerė dhuratėn pėr bashkėshorten (41%), por deklarojnė se nuk mund tė harrojnė kurrė se njė mendim special shkon pėr tė nėnėn, tė konsideruar si “dashuria e parė e jetės sė tyre. Nė tė vėrtetė, tradita e dhuratave tė fundvitit ėshtė shumė e shenjtė, sidomos nė Perėndim, ndaj pjesa mė e madhe e europianėve thonė se muajt e fundit harxhojnė mė pak pėr tė pasur mė shumė para e pėr mos tė harruar njerėzit e rėndėsishėm tė jetės pa i kujtuar pėrmes dhuratave tė vogla, qofshin kėto edhe simbolike.

Pėr shokėt e zyrės dhe kushėrinjtė e largėt, pothuajse asnjė harxhim nė kėtė fundviti. Por cilat do tė jenė llojet e dhuratave mė tė pėrhapura? Duke pėrjashtuar lodrat e fėmijėve pėr mė tė vegjlit, tė konsideruara tė domosdoshme pėr 7 europianė nė dhjetė, objektet pėr shtėpinė pėrfaqėsojnė dhuratat ku pothuajse tė gjithė janė dakord. Nė vend tė dytė renditen veshjet, qė sigurisht duhet tė jenė pak tė lidhura me temėn e Krishtlindjeve, ndėrsa tė tretat, risitė teknologjike si Iphone, Ipad e kėshtu me radhė. Edhe librat dhe trajtimet nė qendrat e bukurisė janė mes mendimeve tė dhuratave tė Krishtlindjeve.