Ata lindėn thuajse 90 vjet mė parė, duke u shndėrruar shpejt nė simbolin e qytetit tė Korēes,e me pas nė pikė tė rėndėsishme referimi pėr kėngėn qytetare nė tė gjithė Shqipėrinė.

Me shumė se 200 kėngė patriotike, lirike e satirike, tė cilat, pavarėsisht kohės kanė qendruar e janė berė pjesė e rendėsishme e kultures shqiptare. Megjithate, Kori “Lira” po pėrjeton sot periudhėn mė tė vėshtirė, mes mungesės ėe ėemendjes e mbėshtetjes qė ende mbetet vetėm nė trajtėn e fjalėve.

Linden diku ne vitin 1922, per t’i mbijetuar kohes e levizjeve te njepasnjeshme qe fshinin Korēen e gjithe Shqiperine. Mes teksteve te shkruara nga Grameno, Ballkameni, Ilo , Nasi e shume e shume tė tjerė, qe renditen vargje tė derdhura nė nota, nota qė lundruan fort deri ne ditet e sotme mes shpirtit e pasionit tė kėtyre burrave e grave e atyre qė sot nuk janė midis nesh, nuk jetojne me.

Grupi “Lira” eshte serisht aty ne rrugicat e Korces se hijshme, me forcen e dikurshme tė zemres, shpirtit e kengės; Ata janė aty, edhe pse veshtiresitė pėr ta pėrcjellin ēdo ditė lodhshėm e trishtueshėm njėra-tjetrėn.

Asgje nuk ka ndryshuar nga dje ne sot. Sistemi i shkuar i cilesonte vullnetare, ndersa demokracia u jep vetem 4500 leke ne muaj. Asgje me shume. Edhe ky shperblim, fryt i vullnetit te bashkise Korēe, sepse per shtetin ata thuajse nuk egzistojne. Asnje mbeshtetje tjeter, qofte edhe me e vogėl pėr ta.

“Nje ftohje ose me mire nje mosinteresim per kete grup ne na ben pershtypje”, thotė 80-vjeēari Zhani Nase, antar i grupit.

Ne kete situate eshte e veshtire te flasesh edhe per riperteritje te grupit. Prej vitesh ne te kanė ardhur vetem 2 apo 3 te rinj sepse te tjeret largohen sapo mesojne per atė page tė ulėt, me shume se qesharake e pa asnjė vlere. E veshtire te mendosh sot se vetem pasioni e shpirti mund te mbajne ne kembe kete tradite te hershme qe rrezikon shperberjen edhe pse eshte nje vlere e rendesishme qe kalon kufijte e Korēės.

“Ky rrezik egziston, prandaj qe mos tė arrij puna deri tek shpėrndarja, ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ndėrhyhet qė tani. Nėse do tė shpėrbėhet, ėshtė tepėr e vėshtirė mė pas qė t’i grupos pėrsėri njerėzit nė njė”, shton Nase.

Ore te tera prova, disa here ne jave ne njerin prej ambienteve te pallatit te kultures, kthyer ne strehezen e vogel, modeste, por edhe aq te ngrohte te grupit “Lira”.

Ketu, moshen e harrojne te gjithe edhe pse shume prej tyre kane lene pas 70 vitet jete. Sakrifica eshte bere pjese e tyre, eshte shkrire me grupin qe shpesh per shkak te mungeses se mbeshtetjes financiare kalon ēdo kufi normal e logjik per te qene pjese e publikut, siē tregon edhe 77-vjeēari Serafim Xhani, pjese e tij qe prej 1976-s.

“Mendo, deri ne Korinth vajtem 15 ore e gjysem. Fjetem ate nate, te nesermen dhame shfaqje dhe u kthyem. Kjo ėshtė njė sakrificė”, shprehet Xhani.

E sikur te mos mjaftonin te tjerat, grupi prej kohesh po perballet edhe me nje harresė apo censure te ēuditshme, qe e ka lene prej kohesh larg te gjitha evenimenteve te medha muzikore shteterore.

Te harruar e thuajse braktisur ne ate rrugica ku ende dritherojne melodite e korēareve, e shqiptarėve, ku derdhet historia e mpleksur fort me traditen qe shumė kėrkojnė ta fshijnė me hir apo me pahir, e qė sot po mbahet gjalle ne Korēe vetem nga ta.

Me shenjat e moshes qe shkrihen me miresine e qytetarine, ata ecin si nje monument kulture i gjalle, qe sot perkundet mes antivlerave te shtruara kembekryq ne realitetin shqiptar.

Shqiperia rrezikon te humbe nje vlere tjeter, nje vlere te madhe, nje vlere jetėsore e historike, nje vlere qe nuk kerkon lemoshe, qe nuk kerkon fjale e premtime, nje vlere qe ka mbijetuar thuajse 90 vjet per te sjelle e mbartur forcen e kultures shqiptare.

Shqiperia, ashtu sic po ben me gjithcka tjeter po rrezikon te humbe nje pjese te historise se saj, te identitetit, te ekzistences qė lidhet me muzikėn e shpirtit tė saj. Grupi Lira meriton me shume, shume me shume, jo ne planin thjesht financiar, por ne ate te nderit, respektit, mbeshtetjes e gjithcka tjeter qe i jep ketij grupi ate vlerė qe vertete i takon.