Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

Temė e mbyllur
Rezultatet 1 deri nė 3 prej totalit 3

Tema: Tinka Kurti feston 79-vjetorin

  1. #1

    Tinka Kurti feston 79-vjetorin

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	49508.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	35.1 KB
ID:	2833
    -Aktorja e skenės dhe filmit shqiptar Tinka Kurti feston sot 79-vjetorin e saj tė lindjes. I gjithė stafi i shfaqjes “Shtėpia e Bernarda Albės” i urojnė asaj gėzuar ditėlindjen!
    Aktorja Kurti ndoqi tre ditė mė parė dramėn e trazuar tė Lorkės dhe shprehu vlerėsimin e saj pėr interpretimin e aktoreve Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti. Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė. U ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nė Shkodėr. Qė nga viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonė” – ku luan nė fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku nė pajė” apo “Fejesa e Ēehovit”.
    Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, “Tana”, mė 1958. Tė paharruar kanė mbetur Nėnė Pashako tek “Yjet e netėve te gjata” (1972), nėna tek “Ēifti i lumtur” (1975), Sinjorina Manēini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nėnės”. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės.(BalkanWeb)
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Tinka Kurti feston 79-vjetorin

    Gezuar ditelindjen Tinkes. U befte edhe 100 vjec.
    Atdhetar i perjetshem

  3. #3

    Replikė: Tinka Kurti feston 79-vjetorin

    I uroj gezuar ditelindje Tinkes

Temė e mbyllur

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5