Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 3 prej totalit 3

Tema: Salcė ekzotike me spec tė kuq djegės dhe arra kokosi

  1. #1

    Salcė ekzotike me spec tė kuq djegės dhe arra kokosi

    Kjo salcė pikante pėrdoret pėr tė shoqėruar peshk tė zier ose makarona llazanja.
    Pėr 8 persona nevojiten:

    * 10 gr.speca tė vogla djegėse, tė prera hollė e pa farėza
    * 20 gr. speca jeshile djegėse, tė prera hollė e pa farėza
    * 100 gr. gjalpė
    * 250 gr. karkaleca deti tė qėruar (sipas dėshirės)

    Pėr beshamelin me arra nevojiten:

    * 30 gr. gjalpė
    * 400 ml. qumėsht arrash kokosi
    * 30 gr miell
    * 2 thelpinj hudhėr tė shtypura ose tė grira hollė
    * 1 lugė supe salcė soje
    * kripė dhe piper
    * arrė moskati e bluar

    Gatimi

    Nė fillim pėrgatitet beshameli me arra kokosi. Pėrgatiteni pėrzierjen duke tretur fillimisht 30 gramėt e gjalpit nė njė tenxhere tė vogėl e duke shtuar mė pas miellin.

    Lėreni nė zjarr tė ngadaltė pėr dy minuta, duke e pėrzier vazhdimisht. Mė pas shtoni qumėshtin e arrave tė kokosit dhe lėreni derisa tė marrė valė. Hidhni kripėn, piperin dhe arrėn e moskatit dhe vazhdojeni zierjen pėr 20 minuta, duke e pėrzier vazhdimisht.

    Pasi ta keni hequr tenxheren nga zjarri, hidhni salcėn e sojės dhe hudhrat.

    Pėr tė gatuar specat pėrdorni njė tenxhere tjetėr, ku do tė ngrohni nė fillim 100 gr. gjalpė derisa tė marrė ngjyrė. Shtoni specat dhe hidheni menjėherė masėn e pėrgatitur nė beshamelin me arra kokosi, duke e pėrzier vazhdimisht derisa specat tė homogjenizohen nė tė plotėsisht. Nėse dėshironi, nė fund tė gatimit mund tė shtoni karkaleca deti.

    Kjo salcė serviret e ngrohtė.
    telegrafi.com

  2. #2

    Replikė: Salcė ekzotike me spec tė kuq djegės dhe arra kokosi

    C'fare ndryshi mi ka fara nga fareza?
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  3. #3

    Replikė: Salcė ekzotike me spec tė kuq djegės dhe arra kokosi

    Cito Postuar fillimisht nga guest Shiko Postimin
    C'fare ndryshi mi ka fara nga fareza?
    sipas meje dialek thjesht ,ti si guest ndoshta je nga Shqiperia , redaktori i telegrafit nga Ks.
    fare/a=fareza

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5