Audi parakalon Mercedes-in nė shitje, shėnjestron BMW-nė
Rupert Stadler nuk e fsheh lumturinė. Ai ėshtė shefi i gjigantit Audi, njė kompani bijė e Volkswagen. Ai lajmėron me gėzim: pėr herė tė parė kėtė vit Audi ka shitur mė shumė makina se rivali i fortė Mercedes. Nė 11 muajt e parė tė kėtij viti Audi ka shitur 1.19 milion makina, Mercedes-i 1.14 milion. Tani synimi ėshtė BMW, e cila qėndron nė krye tė prodhuesve Premium. Natyrisht mrekullia e Ingolstadt nuk erdhi brenda natės. Pėr shumė vite ata kanė punuar pėr tė mbėrritur kėtu. Dhe janė tė gėzuar sepse janė shumė mirė edhe sa i pėrket pėrfitimeve pėr makinė. Me 12 pėrqind pėrfitime ata janė shumė pranė BMW, kurse Mercedes e ka kėtė rendiment 9.4 pėrqind./tema/