Rritja e lartė ekonomike ka qenė treguesi i trumbetuar nga tė gjitha qeveritė nė Shqipėri si suksesi mė i madh ekonomik.
Nė dhjetėvjecarin e fundit, ekonomia shqiptare ėshtė rritur mesatarisht me 5.5 deri nė 6 pėr qind nė vit, nė dukje njė nga normat mė tė larta nė rajon. Por a ka mjaftuar ky ritėm i zhvillimit, tė rrisė mirėqėnien e shqiptarėve njėlloj si fqinjėt e tyre nė Ballkan? Te dhenat e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, tregojne sa janė rritur tė ardhurat pėr frymė nė rajon sipas standardit tė fuqisė blerėse krahasuar me vitin 2000.
Shqipėria edhe pse ka shifrėn mė tė lartė tė rritjes ekonomike, qytetaret pasurohen mė ngadalė se sa fqinjėt e saj, vec Bosnjės sė zhytur nė konflikte etnike dhe destabilitet tė zgjatur politik. Sipas FMN-sė disa nga vendet fqinje kanė mundur qė gjatė kėtij dhjetėvjecari tė rritėsin mirėqėnien e qytetareve tė tyre deri nė dy herė mė shumė se Shqipėria edhe pse kanė patur rritje mė tė ulėt ekonomike. Ekspertėt thonė se e vetme, shifra e rritjes ekonomike nuk e tregon gjithė tė vėrtetėn dhe ky fenomen, nė dukje paradoksal, ka disa arsye.
Sė pari ėshtė niveli i ulėt i tė ardhurave fillestare. Shqipėria doli nga komunizmi si vendi mė i varfėr, me tė ardhurat pėr frymė qė ishin vetėm 800 dollarė. Sė dyti, mirėqėnia e shqiptarėve gėrryhet nga rritja e cmimeve, e cila ėshtė mė e lartė se ajo e rajonit.
Ndėrsa arsyeja e tretė lidhet me ritmet e rritjes sė popullsisė. Duke pėrfshirė kėta faktorė, njė grup profesorėsh nė fakultetin e ekonomisė ndėrmorrėn njė studim, ku gjetėn se rritja 6 pėr qind e lė mbrapa Shqipėrinė. Sipas tyre, qė qytetarėt shqiptar tė pasurohen njėlloj si fqinjėt nė rajon duhet qė rritje ekonomike tė jetė paktėn mbi 7 pėr qind. 20 vjet pas rėnies sė komunizmit Shqipėria, qė doli nga izolimi si vendi mė i varfėr nė rajon vazhdon tė jetė sėrish e fundit dhe sipas FMN do tė mbetet e tillė tė paktėn edhe pėr njė dekadė tjetėr.
Kriza frenon pasurimin
Dhjetėvjecari i kaluar ka qenė njė nga periudhat mė tė mira pėr ekonomitė nė zhvillim. Tė ardhurat pėr frymė janė rritur me ritmet mė tė shpejta nė histori. Nė Kinė dhe Indi pasuria e qytetarėve ėshtė dyfishuar gati nė cdo 5 vjet pėr shkak tė bumit ekonomik tė kėtyre vendeve.
Nė disa vende tė rajonit, koha e dyfishimit tė tė ardhurave mesatare ėshtė luhatur nga 8 deri nė 15 vjet, ndėrsa nė Shqipėri u deshėn 12 vjet, qė tė ardhurat tė rriteshin nga 3900 nė 7800 dollarė. Por kėto ritme ishin, pėrpara se ekonomia tė goditej nga kriza.
Tani qė rritja ekonomike ka rėnė, mirėqėnia e qytetarėve do tė rritet shumė mė ngadalė nė tė gjithė botėn. Sipas "The Economist", nė botė kanė mbetur vetėm pak ekonomi tė cilat kanė gjasa tė dyfishojnė tė ardhurat mesatare pėr qytetarėt e tyre brenda njė dhjetėvjecari. Kina dhe India janė dy prej tyre, ku parashikohet qė me kėtė rritje ekonomike tė ardhurat tė dyfishohen respektivisht pėr 7 dhe 9 vjet. Ndėrsa pėr Shqipėrinė, e cila aktualisht ka njė rritje ekonomike dy herė mė tė ulėt se pėrpara krizės, me vlerėsimet e fondit monetar do tė duhen 20 vite tė tjera qė qytetarėt tė shohin tė ardhurat e dyfishuara sėrish, gati njėlloj si vendet e zhvilluara.



Pėrgjigju me citim