Kliko pėr version me te madh

Emri:	Ismail-Qemali-2-300x206.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	16.2 KB
ID:	2749
Nga: Dritan Egro

Dokumente tė reja mbi pėrpjekjet e shqiptarėve pėr pavarėsi. Zbulimet mė tė fundit nga fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisė, Stamboll)
Qyteti i Beratit ėshtė njė nga qendrat urbane mė tė rėndėsishme tė periudhės osmane. Nė kėtė fat historik gjatė kėsaj periudhe, njė rol vendimtar ka luajtur pozicioni i tij gjeografik si qendra kryesore dhe mė e fortifikuar e prapatokės sė qytetit tė Vlorės. Megji-thėse sanxhaku osman emėrtohej sanxhaku i Vlorės, qendra administrative e tij ishte Berati.Ky fenomen pėrbėn njė rast specifik nė historinė e institucioneve dhe administrimit territorial osman. Ai ka lidhje jo vetėm me pozicionin gjeografik tė qytetit tė Beratit nė raport me Vlorėn-port, por edhe tė Vlorės si ēelėsi i Otrantos dhe njė nga pikat kryesore tė planifikuara pėr nisjen e inkursioneve ushtarake nga Perėndimi kundėr Perandorisė Osmane. Pėr pasojė, qendra e sanxhakut administrativisht u zhvendos nga Vlora nė Berat, e bashkė me tė edhe elita drejtuese e kėtij sanxhaku.
Pozicioni gjeografik i Beratit, kur analizohet nė raport edhe me viset e tjera tė brendshme shqiptare dhe me rrugėt e komunikimit dhe tė tregtisė e rriti edhe mė shumė peshėn e kėtij qyteti, madje krijoi premisat qė ky qytet tė njihte atė zhvillim qė mund tė thuhet se ishte klasik gjatė periudhės osmane.
Ndėrsa nė urdhrat dhe dekretet e sulltanit qė niseshin nga Stambolli pėr tė identifikuar kėtė qytet, zyrtarisht ėshtė pėrdorur emri Belgradi shqiptar (Arnavud Belgradi), nė dokumentacionin qė mbahej nė vend, autoritetet lokale tė tij qytetin e identifikonin thjesht me termin Berat. Ky identifikim ishte mė se i nevojshėm pėr tė shquar Beligradin shqiptar nga Beligradet e tjera ku osmanėt shtrinin sundimin e tyre: Belgradi i Danubit (Beogradi i sotėm); Stolni Belgrad nė Hungari dhe Beogradi i Transilvanisė.
Berati shqiptar duke filluar nga mesi i shek. XVIII dhe mė pas nė gjysmėn e parė tė shek. XIX ka shėrbyer si njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė politikės lokale shqiptare. I administruar nga krerė tė familjes dinastike Vlora, ai u ka rezistuar fuqishėm poleve ekonomike e politike, Shkodrės dhe Janinės, respektivisht kryeqendrat e pashallėqeve tė Shkodrės dhe Janinės.
Njė burim vendės, Alipashaiada e Haxhi Shehrretit, na dėshmon mjaft qartė se Ali Tepelena, ndėrsa ishte njė kandidat qė mbartte ambicien pėr tė rivendosur autoritetin e tė atit, erdhi nė Berat pėr tė biseduar me Ahmet Kurt Pashėn, dhėndėr nė familjen Vlora.
Aq i rėndėsishėm nė plan strategjik pėr mbrojtjen dhe administrimin e viseve shqiptare ishte Berati, sa Ali Pasha ndėrsa organizoi mbrojtjen e tij finale, birin e tij tė bindur, Myftarin, e caktoi nė Berat. Kurse shteti osman nė vitet post-Ali Pasha pėr shkak tė peshės qė kishte marrė si kryeqendėr e pėrpjekjeve pėr shkėputje, nė dokumente emrin e Beratit e shoqėronte me shprehjen ēelėsi i Shqipėrisė.
Fondi Hatt-i Hümayün (Arkivi Osman i Kryeministrisė, Stamboll) ėshtė plot me dokumente qė pasqyrojnė nė mėnyrė kronologjike dhe sistematike ecurinė e zhvillimeve politike nė viset shqiptare. Nė dokumentet e kėtij fondi terminologjia e pėrdorur pėr tė identifikuar zhvillimet politike nė trevat shqiptare nė vitet ’20 tė shek. XIX dhe cilėsimet pėr elitėn separatiste shqiptarė janė tė njėjta me ato qė autoritetet mė tė larta osmane kanė pėrdorur pėr zhvillimet politike qė po ndodhnin paralelisht nė Peloponez dhe pėr krerėt e kryengritjes greke.
Vetėm pak pas vrasjes sė Ali Pashės, njė prej krerėve tė kryengritjes greke, Teodor Kollokotroni, i drejton njė letėr greqisht (dok. 39917-R), ku i kėrkon qė ata tė tėrhiqen nga pozicionet e tyre si krerė tė trupave luftarake pėr llogari tė shtetit osman (1822). Nga ana tjetėr, pinjollė tė tillė tė familjeve shqiptare si Ismail bej Vlora(gjyshi i Ismail Qemalit), tė cilėt i ndiqnin nga afėr zhvillimet politike nė rajon dhe sidomos nė Peloponez, u larguan shumė herėt nga fronti i luftimeve osmano-greke (dok. 33837 B) dhe mė pas, duke parė ecurinė e zhvillimeve politike nė Greqinė e re qė po lindte, ishte po ai qė mė 29 nėntor 1828 i dėrgon njė letėr krerėve tė tjerė shqiptarė, pėr t’u mbledhur nė qytetin e Beratit dhe pėr tė diskutuar fatin e shqiptarėve nė dritėn e zhvillimeve tė reja gjeopolitike (dok. 21436/A-B):
Ky ėshtė pėrkthimi nė osmanisht i letrės sė Ismail bej Vlorės dėrguar Hasan Agės dhe Abdyl Agės, shkruar nė datėn 29 tė muajit Te?rin-i Sani / 29 nėntor 1828:
Pas komunikimit tė rangut tuaj, po ju bėj me dije se, ngaqė guvernatori i Rumelisė ėshtė vėnė sė tepėrmi nė pozitė tė vėshtirė me fillimin e sulmeve nga tė gjitha anėt prej komitėve grekė, shqiptarėt kanė ardhur nga ēdo anė dhe janė grumbulluar nė Janinė, dhe prej kėndej, nėn drejtimin e Sulejman bej Konicės, Tahir aga Abazit, Veli aga Grebenesė dhe agallarėve tė tjerė, janė urdhėruar tė veprojnė mbi komitėt e lartpėrmendur. Meqenėse qėllimet dhe veprimet e guvernatorit tė lartpėrmendur ndaj Shqipėrisė janė tė mbrapshta, pėr ta vėnė valiun nė gjumė (le tė shkojmė nė Janinė), dhe pėr tė qarė hallet e Shqipėrisė, ashtu siē do mblidhemi atje, tė shkojmė nė qytetin e Beratit pėr tė projektuar dhe miratuar (qėndrimin qė duhet mbajtur pėr) tė ardhmen e Shqipėrisė. Vetėm se (nė Berat duhet shkuar) me njė kusht qė tė gjithė ne (tė paraqitemi si) bij tė lirė dhe tė ēliruar prej ēdo lloj varėsie.
Guvernatori i Rumelisė ne tė mos na ēojė nė Virlestene (Velestino ?), ndėrkohė qė qėllimi i tij ėshtė tė na pėrdorė sikur tė ishim nė situatė mobilizimi tė pėrgjithshėm (ushtarak) tė Rumelisė, dhe tė na mėsojė (se si duhet tė reagojmė; kėtė e bėn) ngaqė ju jeni paria e vendit dhe njerėz qė u shkon fjala nė Shqipėri.
Mos u nxitoni pėr t’i shkatėrruar dhe asgjėsuar komitėt (grekė), pasi sikurse e dimė tė gjithė, ajo qė po ndodh me punėt e grekėve do tė na ndodhė edhe ne. Qė punėt e popullit shqiptar tė rregullohen ashtu siē duhet dhe tė merren nėn kontroll tė plotė, jam marrė vesh dhe kam rėnė nė njė fjalė me Silahdar (Zylyftar) Podėn, me anė tė njė gruaje qė ėshtė kushėrirė e jona. Ngaqė edhe ju jeni pjesė e parisė sė Shqipėrisė, hapini mirė sytė pėr tė mbrojtur atdheun/vatanin tonė. Kėshtu qė, kur punėt e Shqipėrisė tė rregullohen dhe tė merren nėn garanci dhe kur t’i kemi zgjidhur tė gjitha problemet tona (me shtetin osman), me ndihmėn e Zotit tė Madh i rregullojmė ne punėt e grekėve.
Po ju shkruaj qė jam nė pritje tė pėrgjigjes suaj pėr kėtė problem.
Me shkallėn e njohjes qė kemi deri mė sot, Kuvendi i Beratit, i dhjetorit 1828, duhet shėnuar si tentativa e parė e organizuar e elitės shqiptare pėr shkėputje nga shteti osman dhe pėr krijimin e njė shteti shqiptar. Ky dokument na dėshmon se nė kėtė moment delikat edhe elita shqiptare e kohės po kėrkonte rrugėt dhe mėnyrat pėr njė pozicionim tė ri tė shqiptarėve, ndėrsa kishte filluar procesi i ribėrjes sė rajonit, proces qė do tė zgjaste mė se njė shekull.
Nė kėto kushte, ėshtė shumė e rėndėsishme tė perceptojmė dhe tė vlerėsojmė drejt shkallėn e emancipimit politik tė elitės shqiptare: ky emancipim ėshtė i njė natyre tė veēantė pėr shkakun se ndonėse me osmanėt elita shqiptare ndante tė njėjtin besim fetar dhe gėzonte pushtet ekonomik, politik dhe ushtarak nėn ombrellėn osmane, ky dokument dėshmon se pėrfaqėsues tė saj qartazi mendojnė pėr shkėputje nga Perandoria Osmane. Madje, edhe termi vatan, i pėrdorur nė kėtė letėr, nga njė term tradicionalisht i pėrdorur nė gjuhėn politike tė Islamit nė kuptimin atdhe i myslymanėve, nė kėtė dokument pėrdoret me kuptimin atdhe kombėtar (patria). Ndoshta ky dokument ėshtė nga tė parėt nė gjuhėn politike osmane kur ky term pėson njė ndryshim tė tillė semantik.
Elita shqiptare kishte mė shumė se njė shekull qė de facto e kishte “shijuar” etapėn e vetėqeverisjes nėn ombrellėn osmane. Vetė pashallėqet nė kėtė aspekt ishin modeli ekstrem i vetėqeverisjes sė realizuar nga individė (Ali Pasha) apo familje (Pashallėku i Bushatllinjve). Ndėrkohė, mbiemrat e shumė personaliteteve tė kohės qė pėrmenden nė kėtė dokument, nė fakt janė mbiemrat e familjeve tė mėdha shqiptare, pjesėtarė tė sė cilave morėn pėrsipėr pėrmbushjen e misionit kombėtar dhe ngritjen e shtetit shqiptar.