Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 4 prej totalit 4

Tema: Harresa e baballarėve tė kombit (reportazh)

  1. #1

    Harresa e baballarėve tė kombit (reportazh)

    28 nėntor 1912, nga Vlora, shqiptarėt thėrritėn njėzėri emrin e tyre duke i treguar botės mbarė se Shqipėria nuk mund tė zhdukej nė rrjedhėn e kohės. Baballarėt e kombit, me nė krye Ismail Qemalin, simbol i njė populli qė refuzoi tė pėrkulej, nėnshkruan deklaratėn e pavarėsisė. Po sot, 99 vjet mė pas, si nderohen figurat themeltare tė kombit? Reportazhi “Shqipėria Tjetėr”, sjell nė vėmendje pikėrisht kėtė.

    Pėrveē pavarėsisė, Vlora i dhuroi Shqipėrisė edhe katėr firmėtarė tė tjerė veē Ismail Qemalit. Qazim Kokoshin, Jani Mingėn qė lindi nė Fier, por qė ishte delegat i Vlorės, Aristidh Rucin, i lindur nė Zagori dhe Zini Abaz Kaninėn. Megjithatė, sot nė qytetin e pavarėsisė, nuk gjendet asnjė shenjė qė tė nderojė aktin e tyre nė 1912-n. Asnjė pėrkujtimore, sado modeste, ndėrsa pėr bust as qė bėhet fjalė.

    Nga Vlora, nė Berat, nga ku dolėn jo pak pėrfaqėsues. Iljaz Vrioni, Bab Dud Karbunara, Dhimitėr Tutulani, por edhe delegatė tė Skraparit, Xhelal Koprencka e fieraku Hajredin Cakrani. Diku nė zonėn mė tė rėndėsishme tė qytetit tė “1001 dritareve”, ngrihen sarajet e vrionasve. Pėr fat tė keq, asgjė nuk tė kujton firmėtarin dhe njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, tre herė Kryeministė gjatė periudhės sė viteve 1920-24. Njė pjesė e shtėpisė sė tij ėshtė kthyer nė njė hotel privat, ndėrsa tjetra ėshtė braktisur prej vitesh. Pllaka dhe rėnojat e shtėpisė sė Bab Dud Karbunarės janė zhdukur edhe ato pak kohė mė parė si pasojė e zgjerimit tė rrugės. Vetėm njė bust i kėrrusur e thuajse i turpshėm ngrihet pėr kėtė firmėtar tė pavarėsisė.

    Zhgėnjimi ėshtė edhe mė i madh pėrballė shtėpisė sė shkalafitur tė Dhimitėr Tutulanit, gjysh i Margarita e Kristaq Tutulanit. Tė vetmet sende pėrkujtuese tė kėtyre figurave, gjenden nė njė figurė tė rėndomtė tė qytetit, qė prej mbylljes sė muzeut, “dhuratė” kjo e pas viteve 1990.

    Kilometra mė tutje, nė Elbasan, realiteti ėshtė i njėjtė. Shefqet Daiu e Qemal Karaosman Elbasani nuk janė pjesė as e tė shkuarės dhe as e tė tashmes sė kėtij qyteti. Nga ky i fundit, ka mbetur vetėm shtėpia, e cila nuk ka asnjė lidhje me kohėn e shpalljes sė pavarėsisė dhe ėshtė lėnė thuajse e rėnuar. Karaosmani, i censuruar gjatė komunizmit, duket se po censurohet edhe nga vitet e demokracisė.

    Plot gjashtė delegatė intelektualė kanė marrė pjesė nė mbledhjen e Vlorės nga qyteti i Korēės, njė pjesė e tyre edhe pėrfaqėsues tė kolonisė sė shqiptarėve nė Bukuresht. Dhimtėr Berati, Spiridon Ilom, Dhimitėr Emanuel Mborja, Pandeli Cala, Dhimitėr Zografi dhe Thanas Floqi kanė firmosur krah Ismail Qemalit, duke i dhėnė nė kėtė ngjarje njė rol tė fortė kėtij qyteti.

    Shtėpia e Spiridon Ilos paraqitet me dy fytyra. E para, nė atė tė njė fotografie ku ai ka dalė sė bashku me familjen e tij dhe e dyta, pamja e rrėnyar dhe e zymtė e realitetit tė tashėm, qė i pėrngjan mė shumė njė hauri pėr bagėtinė. Diku pranė qendrės sė Korēės, disa metra nga konsullata greke, ngrihet edhe njė godinė tre-katėshe qė duket se do tė bjerė nga ēasti nė ēast. Nė tė, dikur banonte Dhimitėr Zografi dhe familja e tij. Sot ėshtė kthyer nė kazan plehrash e nė fjetinė pėr tė pastrehė e endacakė. Pandeli Calėn e gjen vetėm nė varrezat e qytetit tė thyer, gjysmė tė thyer, pėrkrah Petro Dhimitrit apo fotografit tė asaj ngjarjeje, edhe ai i braktisur dhe pa njė foto tė vetėn mbi varr.

    Nė djepin e kulturės, nė Shkodėr, fle njė tjetėr firmėtar, Luigj Gurakuqi, shtėpinė e tė cilit e shėmbėn pėr tė ngritur njė bunker betoni, duke shkatėrruar kėshtu gjithēka qė la e bėri atdhetari i madh. E kėshtu me radhė nė Tiranė me abdi Toptanin, nė Durrės me Dom Nikollė Kaēorrin, eshtrat e tė cilit erdhėn nė Shqipėri si njė thes i pavlerė dhe shumė tė tjerė. Kjo, ėshtė harresa mė e tmerrshme e njė kombi, e njė vendi qė harron baballarėt e tij.




  2. #2

    Replikė: Harresa e baballarėve tė kombit (reportazh)

    Kėto ''harresa''janė nė rradhė tė parė peshqeshe tė politikanėve shqiptarė.Mos tė mendojė kush se janė tė pa qėllimta.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  3. #3

    Replikė: Harresa e baballarėve tė kombit (reportazh)

    Sa e dhimshme aq edhe pabesueshme gjith kjo histori. nuk ka mundesi te lesh ne harrese themeluesit e shtetit shqipetar patriotet e mirfillte, shume i goditur personifikimi si baballaret e kombit.

    Po ne si njerez te thjeshte nuk mund te bejme asnjegje, ne thjeshte mund ti permendim dhe te ngreme zerin ne raste festash, sic tha dhe profesori. po sigurisht qe baballaret e kombit meritojne me shume dhe kjo eshte detyre e qeverrise shqipetare.
    Atdhetar i perjetshem

  4. #4

    Replikė: Harresa e baballarėve tė kombit (reportazh)

    Replika ime do jete retorike por idene e kane shprehur shume mire dhe qarte 2 anetaret perpara meje .
    Bashkohem ne mendimin e tyre vertete Tragjedi shoqerore qe nje popull te harroje Themeluesit e kultures dhe te atdheut te tyre !
    Ajo qe me vjen me teper keq eshte se ne Shqiperi kemi nje EVROPIANIZEM te keq interpretuar dhe te ndjekur shume keq... gje qe eshte nje ide e gabuar
    qe shqipetaret kane per Evropen. Evropianizem sdmth te harrosh Origjinen dhe Prejardhjen per EMANCIPIM SHOQEROR, perkundrazi
    Te ruash traditen, kujtesen e se shkuares eshte PASURI KULTURALE DHE SHOQERORE e cila shfrytezohet dhe ne Ekonomi.
    Nje Person eshte :
    - Librat qe ka lexuar
    - Pikturat qe ka pare
    - Muzika qe ka degjuar dhe harruar
    - Rruget qe ka pershkuar
    Nje person eshte : femijeria e tij , familja e tij, miqte e ndryshem, ndonje dashuri e filluar dhe e lene pergjysem.
    Nje person eshte nje Shume e ulur nga Zbritje te pafundme

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5