Dokumente tė ndryshme statistikore japin tė dhėna interesante pėr pėrbėrjen e popullsisė nė Shkup. Sipas njė dokumenti tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme(MPJ) tė Italisė, nė vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijė banorė, prej tė cilėve 40 mijė ishin shqiptarė, katėr mijė bullgarė dhe 150 serbė dhe tė tjerė. Historiani Skėnder Hasani, i cili e ka gjetur kėtė dokument gjatė studimit nėpėr arkivat e ndryshme thotė se ky dokument tregon qartė se Shkupi ka pas shumicė absolute shqiptare. Menjėherė pas okupimit tė Shkupit nga serbėt nė vitin 1912, serbėt menjėherė kanė nisur jetėsimin e projektit tė tyre ku pėrmes reformės agrare kanė sjellė kolonė nga shumadia dhe brendia e Serbisė dhe mes dy luftėrave botėrore ndjeshėm e kanė ndryshuar strukturėn e popullsisė, por deri nė vitet 1943 1944, Shkupi sėrish ka qenė i dominuar nga shqiptarėt, thotė Hasani Sipas tė njėjtit dokument gjatė luftės sė dytė botėrore Shkupi ka pėsuar njė ngritje tė madhe tė popullsie, gjegjėsisht nė Shkup dhe rrethinė kishin ardhur mbi 40 mijė kolonė. Nė dokumentin e MPJ-sė italiane thuhet se nė vitin 1943 1944 Shkupi numėronte 87 mijė banorė, prej tė cilėve 33 mijė ishin shqiptarė. Edhe pse ishin sjellė kolona tė ndryshme, Shkupi nė atė periudhė sėrish dominohej nga shqiptarėt. Dihet fort mirė se nė periudhėn e pas luftės sė dytė botėrore u shfrytėzua momenti i depėrtimit tė shqiptarėve, gjegjėsisht marrėveshja jugosllavo - turke pėr ti shpėrngulur shqiptarėt nga trojet etnike dhe njė masė e madhe e shqiptarėve tė Shkupit, sidomos rrethinės u shpėrngulėn nė Turqi, thotė Hasani, duke shtuar se mė pas ėshtė shfrytėzuar edhe tėrmeti i Shkupit i vitit 1963. Hasani sqaron se pas kėsaj tragjedie natyrore nė Shkup u sollėn maqedonas nga Egjeu dhe sllavė nga Evropa lindorė tė cilėt ngritėn nė mėnyre enorme popullatėn sllave nė Shkup dhe nga kėto politika shqiptarėt janė dėmtuar nė masė tė madhe nė pėrbėrjen e popullsisė. Faktografia historike dhe statistikore tregon se deri nė vitin 1963 Shkupi ka pas shumicė shqiptare. Pas kėsaj tragjedie, nėpėrmjet projekteve tė ndryshme, shqiptarėt nga shumicė absolute bėhen pakicė nė Shkup, thekson Hasani. Ai sqaron se Shkupi qė nga Iliria e deri nė fund tė perandorisė osmane ka qenė me shumicė absolute shqiptare. Gjatė periudhave tė ndryshme kohore me plane dhe projekte tė caktuara sllavėt janė munduar ta thyejnė kėtė nyjė tė shqiptarėve nė Shkup qė ti realizojnė projektet e caktuara serbe e mė vonė maqedonase qė tė mos lidhen shqiptarėt me kontinuitetin historik dhe tė shkatėrrohet mbamendja historike, thotė Hasani.
Dokumenti i MPJ-sė italiane me tė dhėna statistikore do tė botohet sė shpejti nė tre gjuhė: shqip, maqedonisht dhe anglisht.



Pėrgjigju me citim