Java e nente e Kategorise Superiore u mbyll dje me dy ndeshjet e fundit te saj, ku Teuta e Tirana arriten fitoret e radhes. Durrsaket moren tre pike me Shkumbinin ne nje transferte te veshtire si ajo e Peqinit (2-1), ndersa bardheblute me golin e vetem te shenuar nga mbrojtesi Erjon Dushku kaluan me sukses sfiden me Tomorin, e cila u luajt ne fushen asnjanese te Lushnjes. Pas perfundimit te ndeshjeve te javes se nente, renditja ne krye nuk ndryshon, ku djemte e detit ruajne kryesimin dhe kryeqytetasit vendin e dyte.
Shkumbini-Teuta
Nuk e ka humbur kreun as kete jave skuadra e Teutes, e cila vazhdon serine e fitoreve. Dje djemte e drejtuar nga Hasan Lika arriten nje fitore mjaft te rendesishme ne fushen e veshtire te Shkumbinit. Qe ne pjesen e pare durrsaket i siguruan tre piket ne Peqin, ku golat e shenuar nga Mancaku e Sheta nuk u zhvleresuan ne te dyten, ndonese Lluca realizoi per vendesit, por qe vetem percaktoi rezultatin perfundimtar te takimit 2-1 per Teuten.
Skuadra udhetuese ishte me superiore ndaj Shkumbinit vendes, duke e nisur vrullshem ndeshjen dhe qe ne minutat e para u shfaqen te rrezikshem, ndaj nje kundershtari qe u mundua te mbrohej me shume forca dhe rrallehere doli ne kundersulm.
Goli i pare per Teuten shenohet ne minuten e 32-te, ku pas nje krosimi nga krahu i djathte, Mancaku i vetem ne zonen e Shkumbinit shtyn topin me trup drejt rrjetes. Vetem tre minuta me pas miqte gjejne dhe golin e dyte. Albi Dosti ekzekuton nje goditje nga kendi dhe mbrojtesi Arjan Sheta i ardhur ne ndihme te sulmit gjuan sakte me koke, duke mposhtur per te dyten here portierin Kotorri. Me avantazhin e dyfishte mbyllet pjesa e pare, ku vendesit nuk tregojne asgje ne lojen e tyre.
Fraksioni i dyte nis me mire per peqinasit, te cilet qe ne aksionin e pare arrijne te shenojne me ane te Lluces, i cili duket se rihap sfiden. Por vetem kaq, pasi Teuta nuk lejon vendesit te rrezikojne, madje eshte ajo qe dikton lojen.
Ne minuten e 70-te shuhen te gjitha shpresat e vendesve per te shenuar golin e barazimit, pasi Diop ndeshkohet me karton te kuq e cdo gje per te besuarit e Kristaq Miles behet mjaft e veshtire. Deri ne fund djemte e detit mbrojne me fanatizem rezultatin dhe arrijne te marrin piket maksimale ne kete 90 minutesh. Me kete fitore Teuta ruan vendin e pare dhe vazhdon te konfirmohet si pretendente per fitimin e titullit kampion, ndersa Shkumbini thyhet per here te pare ne fushen e vet dhe mbetet ne vend te 11-te me nente pike.
Tomori-Tirana
U fol se do te luhej ne Kucove, por ne momentet e fundit sfida mes Tomorit e Tiranes eshte spostuar per ne Lushnje. Ne stadiumin Roza Haxhiu te ketij qyteti, bardheblute kane kaluar me sukses debutuesit e ketij sezoni, duke marre tre piket qe e mbajne serish ne ndjekje te afert te Teutes kryesuese.
Ka qene nje ndeshje qe nuk kaloi pa polemika, ku nje rast i diskutueshem ne minuten e 19-te u kontestua nga beratasit. Gersi Arbri shenon nje gol, por qe anulohet nga gjyqtari kryesor i cili me pare kishte vershellyer per nje faull te Dushkut. Ky moment irritoi dhe trajnerin Memushi, i cili pas perfundimit te pjeses se pare perjashtohet nga bankina nga gjyqtari Alla.
Ne minuten e 35-te shenohet dhe goli i v etem i kesaj sfide. Gilman Lika kroson nje top ne zone dhe Dushku me nje gjuajtje te sakte me koke kalon skuadren e tij ne avantazh.
Pjesa e dyte nis me vonese, per shkak te polemikave te trajnerit Memushi me kryesorin Alla, i cili e largon nga bankina e me pas cdo gje i rikthehet normalitetit. Bardheblute fillimisht mundohen te ruajne avantazhit e shenimi i nje tjeter goli kalon ne plan te dyte. Edhe Tomori mundohet te gjeje golin e barazimit me Arbrin, por gjuajtja e tij me koke ne te 67 perfundon jashte.
Edhe per djemte e Rubios do te kete dy raste me Tushen e Takun, por deri ne fund rezultati 1-0 nuk ndryshon e keshtu Tirana merr tre piket duke vazhduar rrugen drejt titullit, ndersa beratasit ne vend te parafundit kane pak shpresa per mbijetese.



Pėrgjigju me citim