VALENCIA-Momente prekėse nė pistėn e Valencias, qė ditėn e sotme, mė shumė sesa njė piste garash, i ngjante asaj tė njė parade nė nder tė Marko Simonēelit, i cili humbi jetėn dy javė mė parė nė Malajzi. Nė orėn 10.10, tė gjithė pilotėt e tre kategorive hynė nė pistė pas Hondės RC212V tė Marko Simonēelit, qė drejtohej nga Kevin Shvanc, teksan dhe mik i madh i SuperSic. Mė pas, njė sfilatė pėrgjatė gjithė pistės, qė i ka prekur tė gjithė tė pranishmit. Valentino Rosi ka veshur njė fanelė tė bardhė me numrin 58 tė Sic. Ishte njė xhiro emocionuese, - deklaroi Valentino Rosi. Ishte diēka e bukur tė shihje Kevinin me motorrin e Markos, ishte diēka speciale qė tė gjithė motorrėt zbritėn nė pistė. Ėshtė minimumi qė mund tė bėnim, tha mė tej ai. Gara e Moto GP mė pas u fitua nga Kejsi Stoner, qė la pas Ben Spies, ndėrsa nė vendin e tretė u rendit Andrea Doviciozo. Gara nisi me njė rrėzim masiv tė nisur nga Bautista, qė pėrfshiu Rosin, De Punje e Niki Hejdėn.
(BalkanWeb)



Pėrgjigju me citim