Kliko pėr version me te madh

Emri:	kengetaret-300x175.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	9.4 KB
ID:	2640
Festivali i Kėngės nė RTSH, aty ku tė gjithė synojnė tė jenė nė skenėn e “Eurosong 2012”, prej disa ditėsh i ka pėrfunduar pranimet e kėngėve. Komisioni i Seleksionimit tė Kėngėve Pjesėmarrėse tė Festivalit tė 50-tė, pasi dėgjoi kėngėt e paraqitura pėr konkurrim ka vendosur qė tė jenė 28 kėngė nė garėn pėr ēmimin e parė.

Festivali, i cili do tė mbahet pėr katėr net nė fund tė muajit dhjetor, ndryshe nga herėt e tjera do tė jetė i gjithi live, si nga ana e kėngėtarėve ashtu edhe nga orkestra qė do tė jetė nė skenė.

Nė edicionin e tij tė 50-tė, drejtori artistik i festivalit, kompozitori Shpėtim Saraēi, mė herėt ka pohuar se njė natė do ti dedikohet tėrėsisht kėngėve mė tė mira tė interpretuar ndėr vite. Pėr drejtori artistik nė 50-vjetorin e festivalit natyrisht kėrkohet perfeksionim sa mė i lartė i komponentėve dhe pėr rrjedhojė pėrgjegjėsia e stafit ėshtė shumė e madhe, ndėrsa bashkėpunėtorėt e tij janė Alfred Kaēinari dhe Edmond Zhulali.

Kėtė vit nė edicionin e tij tė 50-tė, nė festival rikthehen emra tė njohur tė skenės sė kėngės ndėr vite, tė cilėt i kanė i munguar publikut prej shumė kohėsh. Pėrballė vėshtirėsive teknike qė has festivali, por dhe emocionet qė tė fal interpretimi live, publiku do tė dėgjojė emra qė kanė vite qė nuk janė ngjitur nė skenė, por mes tyre janė dhe emra qė kanė emigruar jashtė dhe kėtė vit ata do ti rikthen skenės sė kėngės sė muzikės sė letė shqiptare.

Elton Deda, i cili ėshtė zhvendosur nė Tiranė do tė jetė kėtė vit nė skenėn e festivalit tė RTSH. Kėngėtari qė ka shėnuar disa suksese nė festival vjen pas njė dekade si konkurrent nė garė. Nė skenėn e kėtij festivali janė shėnuar edhe sukseset mė tė mėdha tė Dedės, dhe madje kėngėt e tij hit janė tė preferuara edhe sot nga audienca. Emra tė tjerė qė do tė ngjiten kėtė vit nė skenė janė edhe Altin Goci, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci, Dr. Flori, Vėllezėrit Prifti, Kamela Islamaj, Saimir Braho, Bojken Lako, Kujtim Prodani, Mariza Ikonomi etj. Mes tyre janė dhe tė rinj si Samanta Karavello, Rudina Delia, Marsida Saraēi etj. Kėngėtarėt nga Kosova kėtė vit do tė pėrfaqėsohen me Rona Nishliun.

Veē kėngėtarėve qė kanė vite qė kanė interpretuar nė festival, kėtė vit janė dhe shumė kompozitorė qė kanė njė aktivitet tė gjatė artistik, si Flamur Shehu, Edmond Zhulali, Shpėtim Kushta, Lejla Agolli, Luan Zhegu etj.


Prezantimi nė dorė tė Krastės dhe Zarit

Festivali i Kėngės nė RTSH nė ēdo edicion tė tij ėshtė zhvilluar mes shumė problemeve, tė cilėt kanė bėrė qė ky aktivitet i kėngės sė lehtė shqiptare tė ngjallė shumė debate dhe reagime mes kėngėtarėve dhe kompozitorėve.
Festivali ėshtė pėrfolur dhe pėr pazare tė ndryshme nė lidhje me kėngėn fituese, e ndėrsa pas nuk ka mbetur edhe prezantimi i tij, ku gjithmonė ėshtė kėrkuar mė shumė.

Kėtė vit organizatorėt e tij kanė zgjedhur Adi Krastėn dhe kėngėtaren Eda Zari, qė tė jenė nė skenė si prezantues. Krasta tashmė ėshtė njė emėr, i cili i rikthehet skenės sė festivalit nė RTSH si prezantues, ndėrsa Eda Zari do tė jetė pėr herė tė parė si prezantuese nė kėtė festival.

Kėngėtarja e njohur e muzikės xhaz Eda Zari, e cila jeton prej dy dekadash nė Gjermani, vetėm para disa ditėsh ishte nė Tiranė ku promovoi dhe albumin e saj mė tė fundit me titull “Toka e panjohur”. Nė kėtė jubile tė festivalit, prezantimi mbetet nė dorė tė Krastės dhe kėngėtares Zari, tė cilėt janė emrat pėr tė ndryshuar atė shije jo tė mirė artistike gjatė viteve tė fundit.



1-Altin Goci

2-Bashkim Alibali

3-Bojken Lako

4-Claudio La Regina

5-Dr.Flori

6-Elhaida Dani

7-Elton Deda

8-Endri dhe Stefi Prifti

9-Entela Zhula

10-Evans Rama

11-Frederik Ndoci

12-Goldi Halili

13-Gerta Mahmutaj

14-Herciana Matmuja

15-Iris Hoxha

16-Kamela Islamaj

17-Kujtim Prodani

18-Mariza Ikonomi

19-Marjeta Billo

20-Marsida Saraēi

21-Orinda Huta

22-Rona Nishliu

23-Rudina Delia

24-Saimir Braho

25-Samanta Karavello

26-Sindi Berisha

27-Toni Mehmetaj

28-Xhensila Myrtezaj


Gazeta " SOT "