Kliko pėr version me te madh

Emri:	47912.jpg
Heret qė ėshtė pare:	1
Madhesia:	33.7 KB
ID:	2639
14 personalitete tė artit dhe letrave tėrhoqėn mbrėmjen e djeshme trofeun e Ēmimit Kult 2011 nė 12 kategori tė artit si dhe 2 ēmime speciale u akorduan pėr dy prurje tė veēanta gjatė vitit 2010.
Aktorja e vitit u zgjodh Eftiola Laēka pėr interpretimin e rolit tė Thjeshtrės nė veprėn e Ēehovit “Gjashtė personazhe kėrkojnė autor”, ndėrsa aktori i vitit u zgjodh Bujar Asqeriu pėr rolin e doktor Gurametos nė shfaqjen teatrore “Darka e gabuar”.

Mehmet Xhelili tėrhoqi trofeun e regjisorit mė tė mirė pėr shfaqjen “Gjashtė personazhe kėrkojnė autor”, Kujtim Gjonaj atė tė filmit mė tė mirė tė shkurtėr pėr “Ėndrra e Ēamėrisė", ndėrsa Elton Cefa u zgjodh si balerini mė i mirė.
Albumi muzikor i vitit “Pranga malli” nga Irma Libohova, u pėrzgjodh si mė i mirė i vitit, Inva Mula u pėrzgjodh si interpretuesja lirike e vitit nė shfaqjen “Pėrrallat e Ofmanit”.

Juria akordoi ēmim edhe pėr artistin pamor tė vitit, i cili i shkoi piktorit Pashk Pėrvathi pėr ekspozitėn personale nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ndėrsa instrumentisti mė i mirė u zgjodh pianistja Kristina (Petrollari) Laēo.

Ēmimi pėr librin studimor dhe enciklopedik i shkoi Pėllumb Xhufit pėr botimin “Shekulli i Voskopojės: (1669-1769)”, ēmimin pėr librin artistik e mori Lindita Arapi pėr romanin “Vajzat me ēelės nė qafė”, ndėrsa pėrkthyesja mė e mirė u pėrzgjodh Jonila Godole pėr poemėn “Elegji Duine” nga Rainer Maria Rilke.
Ēmimet speciale u dhanė pėr kompozitorin e njohur Aleksandėr Peēi, pėr gjithė krijimtarinė e tij mjaft tė veēantė dhe kontributin nė muzikėn klasike shqiptare si dhe njė ēmim pėr pėrkthyesin Robert Shvarc, pas vdekjes.

Tashmė, e kthyer nė traditė, pėr tė kurorėzuar fituesit u ngjitėn nė skenė 24 personalitete tė njohura tė artit dhe shkencės si Ermir Krantja, Yllka Mujo, Edmond Tupja, Muzafer Korkuti, David Tukiēi, Reshat Arbana, Eva Alikaj, Vasjan Lami, Llaqi Nako etj.

Moderatorėt e spektaklit ishin Enver Petrovci dhe Artan Imami tė cilėt shfaqėn dhe anė tė tjera tė talentit tė tyre si, Petrovci nė kėrcim dhe Imami nė kėngė. Performanca sollėn dhe tė ftuarit me pjesėt e tyre artistike si, duetet e kėngėtarėve tė njohur Anjeza Shahini & Dren Abazi, Alban Skėnderaj & Miriam Cani, apo interpretimi i dy poezive “Baladė qytetse” nga Migjeni si dhe “Dasėm e madhe” e Ali Asllanit nga aktori Reshat Arbana.
Akademia KULT pėrzgjodhi pėr tė shtatin vit radhazi Ēmimet “Kult”, tė vetmet ēmime kulturore kombėtare vjetore.

(ATSH/BalkanWeb)