Kliko pėr version me te madh

Emri:	47951.jpg
Heret qė ėshtė pare:	0
Madhesia:	33.6 KB
ID:	2637
Federata Shqiptare e Futbollit ka dėnuar me 4 ndeshje pa tifozė dhe 1.5 milionė lekė gjobė klubin e Bylisit, pėr shkak tė hedhjes sė gurėve nė ndeshjen me Flamurtarin. Nga ky veprim mbeti i dėmtuar arbitri anėsor Ermal Barushi, i cili pėsoi njė ēarje nė fytyrė.

Komisioni i Disiplinės nė mbledhjen e tij tė ditės sė mėrkurė ka dėnuar edhe klubin Shkumbini me 300 mijė lekė gjobė, po pėr hedhje tė sendeve tė forta nė fushė. Ndėrkaq, Federata ka marrė sanksione edhe ndaj pushtetarėve, duke pėrjashtuar pėr 8 ndeshje nga stadiumi kryetarin e Bashkisė sė Vlorės Shpėtim Gjika si edhe deputetin e Peqinit Dashnor Sula.

Gjika do tė paguajė edhe 500 mijė lekė gjobė pėr sjellje tė keqe ndaj arbitrave, ndėrsa nė rastin e deputetit Sula bie nė sy fakti se ai ėshtė pėrjashtuar 8 ndeshje pėr fyerje tė arbitrave, ndėrkohė qė nė tė vėrtetė ai tentoi ta godiste gjyqtarin Albano Janku, qė u mbrojt nga policėt nė ndeshjen Shkumbini-Laēi. (BalkanWeb)