Fakte tė reja kanė dalė nė dritė mbi pėrgjimet e fundit nė Itali pėr ish gazetarin Valter Lavitola, i cili bashkėpunonte, por edhe pėrfitonte me anė tė presioneve ndaj Berluskonit. Shumė prej pėrgjimeve kanė lidhje me Shqipėrinė, ku Lavitola kėrkon favore pėr tė pėrfituar pasuri.

Nė tetor tė vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv/kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm, Lavitola i ka telefonuar ministrit tė Jashtėm tė Italisė Franko Fratini qė t’i mundėsojė pjesėmarrjen nė takimin qė ky i fundit do tė zhvillonte me Ilir Metėn.

Lavitola ka kėrkuar nė kėtė mėnyrė ndryshime nė protokollin pėr takimin me Metėn pasi takimin me kreun e LSI-sė, Lavitola e shihet si shumė tė rėndėsishėm pėr shumė zhvillime tė mė vonshme.

“Meta ėshtė ai qė mban nė kėmbė qeverinė Berisha… ka katėr deputetėt dhe po kėrkon tė blejė edhe nėntė tė tjerė… pjesėn tjetėr do ta shpjegoj mė vonė… ėshtė shumė e rėndėsishme”, shprehet nė njė bisedė telefonike me sekretare e Fratinit, Lavitola.

Kėrkesa ėshtė bėrė gjashtė ditė (15 tetor 2009) para zhvillimit tė takimit Fratini-Meta nė Romė.

Ndėrkohė, pamjet e ofruara nga Top Channel tregojnė se Lavitola ėshtė takuar me Metėn nė Romė. Fotot e faktojnė njė gjė tė tillė. Kurse Fratini kishte deklaruar se nuk ėshtė pranuar kėrkesa e Lavitolas pėr tė takuar Metėn.

Tani pritet tė zbulohet se ēfarė ka diskutuar Meta me kėtė sekser pazaresh tė ndryshme. Mėsohet se nė qendėr tė punės sė Lavitolas, njė sekser i ngjashėm me Damir Fazlliē, janė ēėshtje tė energjisė. Njė gjė ėshtė e sigurt: gjatė njė telefonate me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, Valter Lavitola pėrmend interesin e tij pėr tė diskutuar me Ilir Meten ēėshtjet e energjisė.

Ndėrkohė nė Tiranė, Ilir Meta ėshtė nė njė gjyq pėr ēėshtje tė aferave korruptive. Ai regjistruar nga njė ish- zyrtar i partisė sė tij duke bėrė afera pėr ēėshtje energjetike pėr shumė tė stėrmėdha.

Kush ėshtė Lavitola

Gazeta “La Repubblica” po boton pjesė tė pėrgjimeve telefonike tė kryera nė kuadrin e aktiviteteve tė Valter Lavitola, njė gazetar e sipėrmarrės shumė pranė Kryeministrit Silvio Berlusconi.

Aktualisht, Lavitola ėshtė larguar nga Italia dhe mbi tė rendon njė mandat arresti. Ne njė prej telefonatave tė vitit 2009-n, del edhe emri i Ilir Metės, nė atė kohė zėvendėskryeministėr dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme.

Transkripti i pėrgjimit telefonik italian me Ilir Metėn nė qendėr

Pėrgjimet e bisedave qė gazetari italian Valter Lavitola ka bėrė me Berluskonin dhe ministra te tij ka disa javė qė zėnė faqet e para tė gazetave italiane. Nė njė bisedė tė publikuar sė fundi nga Republica del dhe emri i Ilir Metės. Biseda ėshtė bėrė nė tetor tė vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm. Lavitola i ka telefonuar sekretares sė ministrit tė jashtėm tė Italisė Franko Fratini, qė t’i mundėsojė pjesėmarrjen nė takimin qė ky i fundit do tė zhvillonte me Ilir Metėn.

Lavitola ka kėrkuar ndryshime nė protokollin pėr takimin me Metėn, pasi takimin me kreun e LSI-sė, ai e shihte si shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillime tė mėvonshme. Kėrkesa ėshtė bėrė gjashtė ditė (15 tetor 2009) para zhvillimit tė takimit Fratini-Meta nė Romė. Mė poshtė ėshtė transkripti shqip i bisedės dhe linku audio nė italisht:

(13 tetor 2009, ora 10.13)

-Sekretarja Nadia. “Atėhere, ai, kėtė ministrin e takon me datėn 21 dhe do tė zhvillojė pritje institucionale. Ti…shko nė paradhomė dhe nė momentin qė dalin nga salla…”

-Lavitola. “Po jo, mė fal, nė vend qė tė pres nė paradhomė, a mė lė tė pres nė dhomėn e tij..kam hallin se duket si…”

-N.”Nuk u kuptuam, unė po tė jap kordinatat qė mė jep ai. Ti qėndron aty pranė dhe kur tė dalin ata, ai ta prezanton. Do tė shtrėngoni duart dhe pastaj..nuk e di… ”

L. “Dėgjo Nadia, nėse me lejon. Duke qenė se Franko e di, unė kėtė e njoh prej 10 vitesh… ”

N. “Po, por ai nuk e shpie nė dhomėn e tij kur tė dalin nga takimi institucional. Nė pėrgjithėsi kjo nuk ndodh kurrė. ”

L. “Po a mund t’i thuash qė kėtė herė tė bėjė pėrjashtim ? ”

N. “Jo. Duhet tė ndodhė aty pėr aty. Sepse duke qenė se ti do tė gjendesh aty pranė, pastaj ai do tė thotė ndoshta ” ah, qenka dr. Lavitiola qė e njeh edhe ti”. Ai mi ka dhėnė kėto direktiva pėr faktin se mesa duket kėrkon qė ky takim tė duket si njė gjė e rastesishme…s’di cfarė tė them…”

(15 tetor 2009 ora 13.01)

L. “Pėrshėndetje Nadia. Ai me ka thėnė se mund tė pres nė dhomėn e tij. Ai mė tha se mund tė mė linte tė prisja nė dhomėn e tij. Mė tha : Valter, ėshtė njė takim zyrtar dhe nuk mundem. Do tė ishte ndryshe nėse ai do tė tė takonte nė dhomėn time nė fund tė takimit..meqė ėshtė kaq e rėndėsishme…”

N. “Prit pak, pėr kė po flasim?”.

L. “Dėgjo, me datė 15 mė ka thėnė ministri qė ka njė takim me zėvėndėskryeministrin dhe ministrin e Jashtėm shqiptar. Duke qenė se ėshtė njė takim zyrtar, do tė ishte shumė e rėndėsishme pėr njė seri ēėshtjesh qė s’ti shpjegoj dot, pastaj dhe qė Franko i njeh, qė unė nė fund tė takimit tė jem aty nė dhomėn e Frankos pėr tė shkėmbyer dy llafe, Franko, unė dhe ai. Ky ėshtė ai qė mban nė kėmbė qeverinė e Berishės. Ka 4 deputetė dhe po kėrkon tė marrė edhe 9 tė tjerė…. nejse, tė shpjegoj mė vonė, kot qė po t’I them gjėrat pėrgjysmė nė telefon. Gjėja tjetėr, shih tė bėsh ndonjė mrekulli se unė sapo pėrfundova njė bisedė telefonike me presidentin.

Shenim:Ky eshte nje pergjim nga shteti Italian e sjelle eksluzivisht nga faqja ne facebook: "Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut"