1. Mos i poshteroni njerezit e medhenj per nje a dy faje te tyre, sepse diamanti sado i prere shtrember te jete, eshte me i vlefshem se nje gur i zakonshem, i prere ne formen me te persosur.
2. Tri raste kane tre virtyte shume te pelqyeshme: te ndihmosh nevojtaret kur jane ne gjendje te veshtire, te thuash te verteten ne zemerim, te falesh kur je i zoti te ndeshkosh ose te hakmerresh.
3. Kush nuk eshte i gjykuar, eshte gjykues; kush nuk eshte i urdheruar, eshte urdherues.
4. Pasuria ze vendin e lejekalimit te marrezise.
5. Jane te shumte ata qe puthin ate dore, te cilen deshirojne ta presin (kafshojne).
6. Me i poshtri i njerezve eshte ai qe tregohet i rrepte kundrejt butesise dhe i bute kundrejt rreptesise.
7. Vendi me i lumtur eshte ai ku ndihet me pak dora e qeverise.
8. Epokat qe permenden shkurt ne histori, jane epokat me te lumtura te njerezise.
9. Eshte e sigurt zhdukja e nje vendi ku njerezit mposhtin ligjin dhe forca te drejten.
10. Kombi eshte themeli i godises se shtetit, sa me i forte te jete themeli, aq shume qendron godina.
11. Faji me i madh ne bote eshte t'i mbash anen atij qe s'ka te drejte, e te jesh armik i te drejtit.
12. S'ka njeri te pafajshem ne bote; mentari nuk i thote te birit mos gabo, por e keshillon te gaboje sa me pak.
13. Nuk duhet dyshuar per ndershmerine e atij njeriu qe e shajne dhe e perbuzin lajkataret.
14. Eshte trimeri e madhe te heshtesh ne tubimin e lajkatareve.
15. Mos u bej mjalte se te hane mizat.



Pėrgjigju me citim