Nė shtator qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera financiare 22.5 milionė dollarė mė pak se sa e njėjta periudhė e njė viti mė parė.

Tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave tregojnė se ky ėshtė muaji i tretė gjatė kėtij viti, pas majit dhe prillit, kur qeveria mbledh nė buxhet mė pak para se sa viti i kaluar.

Por kėtė herė rėnia ėshtė mė e fortė. Nėse nė maj dhe prill tė ardhurat ranė respektivisht me 0.4 dhe 4.4 pėr qind, nė shtator rėnia krahasuar me vitin e kaluar ishte 7.4 pėr qind, ndėr mė tė lartat historike. Pjesa dėrrmuese e saj ka ardhur pikėrisht nga tatimet dhe doganat, mė saktėsisht nga tre zėra, akcizat, tatimi mbi tė ardhurat personale dhe taksat nacionale.

Kur kanė kaluar 9 muajt e parė, 2011 ėshtė konfirmuar pėrfundimisht si viti mė i keq i financave publike, tė paktėn nė dekadėn e fundit. Nė total si 9 mujor tė ardhurat janė rritur me vetėm 1.1 pėr qind, rritja mė e ulėt qė nga viti 2001, dhe gati 5 herė mė e vogėl edhe se sa 2009-a, qė ėshtė viti i dytė mė i vėshtirė pėr financat e vendit.

Kjo situatė po e detyron qeverinė, qė me borxhin nė nivelet maksimale, tė ndėrmarrė shkurtime drastike tė shpenzimeve, tė cilat po godasin tėrėsisht investimet publike. Nė shtator shteti investoi nė ekonomi, vetėm gjysmėn e parave qė kishte parashikuar nė buxhet. Ndėrsa krahasuar me njė vit mė parė investimet muajin e kaluar ishin 2.2 herė mė tė ulėta.

Formula e menaxhimit tė financave publike tani ka vetėm njė parim; cdo mosrealizim nė tė ardhurat, kompensohet direkt nė tė njėtėn masė me shkurtim tek investimet. Deri nė shtator mosrealizimet vjetore janė 62 milionė dollarė, dhe pėr tė kompensuar kėtė, 43 milionė dollarė qeveria i ka hequr nga investimet publike, tė cilat tani kanė arritur gati nė nivelin e 2008-s.

Por nėse dhe tre muajt e mbetur tė vitit tė ardhurat do tė vazhdojnė me kėtė ritėm, arsimi, shėndetėsia apo sektorė tė tjerė do tė shohin shkurtime tė tjera fondesh.